E diele, 28.04.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Ç’pamje kishte Vlora në vitet 1940-44?

E diele, 12.07.2015, 12:27 PM


Ç’pamje kishte Vlora në vitet 1940-44?

Nga Gëzim Llojdia

1.

Ç’pamje kishin qytetet shqiptare  në vitet 1940-44?Afërmendsh më duhet të them se në dimensionet e kohës është një periudhë historike ,por e mbetur ende nën tisin e harresë,mbuluar mjerisht nga një mjegullnajë e çuditshme. Në thelb, ky ishte gjëmimi i shekullit të XX,kumbimi i të cilit të copëtonte shpirtin. Kurrsesi, ky gjëmim,kjo rrapëllimë nuk mundej të kalonte pa i vrarë edhe veshin dhe syrin një krijuesi si Luan Cipi me profesion ekonomist,autor i 9 librave,”Mirënjohje e qytetit të  Vlorës”,ky autor sjell një histori të shkurtër të disa qyteteve jugore në periudhën e viteve 40-44,në një këndvështrim krejt ndryshe. Hija e qyteteve shqiptare në vitet” 40 përthyhej me tisin e errtë të kohës.

2.

Ndërtimet dhe arkitektura e Vlorës në vitet ’40.Luan Cipi në botimin” Rrëfenja dhe tregime” sjell nga kujtesa e një fëmije 6-7 vjecarë pasqyrën e qytetit të Flamurit në kohën e luftës së përbotshme. Nga Lagjja Karabash ,thotë L .Cipi,  ku banonim fillimisht me qira, në Muradie ku u mbartem me vonë, apo ne Vrenez, Varosh, Topana, kur shkonim në të afërt e miq, apo kur shëtisnim me araba me kuaj gjate rruge se Skelës, apo kur me shëtiste babai me veturën e tij Fiat 22 me 7 vende, për deri ne Ujë te Ftohte, nga Qafa e Topit, Pusi Mezinit, ne Narte, apo Kanine. Një rrugë e shkurtër hekurudhore, me platforma të tërhiqeshin me kuaj, ca kohe, qarkullonte nga Vlora ne Skele dhe zgjatime te tjera kalonin deri ne kripore te Nartës, ndërsa njëtjetër hekurudhe me vagonë dhe lokomotive, lidhte Vlorën me Selenicën, nga sillej bitum për deri ne Portin e Skelës...

Qyteti i përshkruar nga L.Cipi edhe në foto historike të ruajtur  nga dëshmitarë  të kësaj periudhe tregojnë fytyrën  e qytetit, pak të njohur ,të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave( Qafës së Kociut,Msovunit,Budakut dhe Kuzumbabasë)shtrihej e banesave qytetare dhe ka një arsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë. Deti ka qen sundimtar i mjaftë ha tokë. Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë,kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke . Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet  një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës ,me  një formë piramide .Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detitkështu konstrukti i qytetiut do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zëmërimit të detit.

Ndërkaq ata që kanë jetuar pranë detit ja njohin huqet atij. Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës.

Autori tregon  urbanistikën e qytetit ,përbëhej nga banesa qytetare :”I mbaj mend shtëpitë 2-3 katesh,thotë autori, te qytetit te Vlorës, te vendosura si ne një grope, ne pllajën përfund kodrave te "Qafes së Kociut", "Mesovunit", "Budakut" dhe "Ku zbabasë" nga njëra ane dhe detit, nga ana tjetër. Duke qene nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, qe me rënien e shirave te pare, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej ne një liqen te madh e te pafund te lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin...përmbytjet e qytetit nuk janë ndalua ndonëse një rrjet inxhinjerik kanalesh ka përshkruar qytetin. Treguesi i një urbanistike jo shumë funksionale. Të dhëna të tilla u vijnë në ndihmë,edhe arkitektëve dhe urbanistëve të sotëm .

3.

Si mund të shfaqej ndryshe një qytetet shqiptar në vitet’ 40? Po madhështia e kulteve në qytet, çfarë shprehte?Me një kthjelltësi gati të habitshme,moshë minore ai shquan në horizont, kambanat dhe minaret ,katër Xhami dhe dy Kisha Ortodokse e një Katolike si dhe një duzine godinash komode, të ngritura vitet e fundit kryesisht nga pasanike çifute,thotë autori. Nëse rilindasit kishin një arsye më shumë,që të kërkonin,që në ditët e Lidhjes së   Prizrenit, të luftohej ndarja fetare,ku propaganda e këtyre institucioneve,kishte krijuar një tis të hollë me kufij religjoz. Por, që në një farë mënyre u shërbenin atyre shteteve,nga ku drejtoheshin selitë e tyre. Kisha ortodokse e Greqisë .Kisha katolike ,Italisë , ,xhamia ,turqëve ,xhonturqëve. Kjo në një farë mënyre kishte krijuar tek shqiptaret një dëshpërim. Përse Zoti nuk ishte me fatin e tyre? Përse i kishte dënuar? Braktisur,po përse? Prej kohësh,zemra,që tundeshin  pa  energjinë e shpirtit. Aso kohe duke mos gjetur dot,ndonjë formulë,u kërkua nga rilindësit,të kishin një besim. Ky përputhej me interesat e shqiptarëve. Të kundërmonte erë nga parfumosja hyjnore. Sidoqoftë, të posedonte frymën mistike. Por të ishte i tëri shqiptar,i prirë nga shenjtorë shqiptare. Por tharmi i tij ishte:të flisnin gjuhën e mëmësisë së tyre. Ëshët një fakt që në pavarësi klerikët kontribuuan për mëvetësinë. Në ato pozicione, njëqind mote më larg në vendstrehimet e dikurshme janë sot,  ngrehinat religjioze të qytetit historik. Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës,por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetarëve  në vitet ’40.

Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë . Autori më tej  si në një film pa zë ,shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm. Rruga Vlore - Skele ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale te hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë te tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusa...

Një album i arkitektit P.Stefa  për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe ,që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare të kohës. Për banesat qytetare vlonjate,studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007,në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve,hapi një ekspozitë. Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture. Këto banesa ende i rezistojnë  kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë,fishkëllen era . Vargmali Shashicës  ,që përsëritet vazhdimisht çuditshëm. Qafa që çdo stinë ,ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje. Erëra jugore,që çdo stine përcjellin mërzinë. Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit ,çdo kohë varen  përmbi pikëllimin e detit .Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për  qytetin është si një dritare. Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit.Në listën  e trashëgimisë Grand hotel”Korca”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtë qytet. Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi,sa shtretër dispononte ai?Autori L.K.Cipi thotë se hoteli u ndërtua  në lagjen Muradie,afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit ,që nga lindja të çonte drejt qafës së Kociut, hotel “Korca” u hap në vitin 1914 kishte 25shtretër,tre kate ,sallë dhe restorant,ishte pronë e I.Cipit ku emrin  e mori për shkakun  e përpjekjeje  patriotike të korçarëve në mbrojtje të republikës së Korcës,kundër aneksimit. Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë,burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotike si:”Djalëria e Vlorës”,’Bashkimi’,”Opinga’,’Mësuesit e Labërisë’,”Labëria” etj. Luan Cipi sjell në kujtesë një histori që zgjati33 vjet por që u shua me shtetëzimin e tij në vitin 47,dhe ju hoq emri i miratuar nga bashkia Vlorë në vitin 1914.

4.

Zënia e luftërave të  përbotshme,lufta e parë ,lufta e dytë ,pra ishte më tepër se llaftari. Flamuj shtetesh pollën motet. Regjistrohen, malazezët, francezët, austro-hungarezi, greku, serbi,italiani,gjermani .Pasqyra e pushtimeve:përveçse sulme e pushtime varre të hapura, morte të rënduar,arkëmorte të rëndë .Fytyra e tyre, pasqyronte :ushtri që infektonin vdekjen. Në këtë babiloni pushtuesish,pushtimet do të klasifikoheshin,përveçse të egra,të përbindshme pushtime. Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi. Sillen për këtë kohë shumë faktorë përcaktues,por lihet në hije,vet tharmi i saj,vullneti i krijuesit tonë. Rrjedhat, që do të shoqërojnë zhvillimet shqiptare kanë edhe dorën e Perëndisë. Ndërkaq kjo nuk predispononte se kombi ynë ishte i zgjedhuri i Perëndisë. Por urën e mbarësisë e qëroi vetë Perëndia. Po përse Zoti i dha këtë dorë mirësie kombit tonë ?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora