Kulturë
Demir Krasniqi: Ku na mbet Ura e Ballistit
E marte, 14.07.2015, 07:33 PM
KU NA MBET
URA E BALLISTIT
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Ku lind Dielli e kah shkrepë rrezja –
Nuk lind ma Muharrem Fejza !
Nderoi malet dhe Hogoshtin –
Ndër shqiptarë s’ mund t’ ia gjesh shoqin !
Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza –
Titanik ndër rezistenca !
Do t’ kujtohet ndër shumë breza ,
S’ do t’i shuhet kurrë gjeneza !
Muharrem Fejza n’ Kamenicë –
Mbi lum urën e pat nisë ,
Që krejt fshatrat e malësisë ,
T’i bashkohen Dardanisë !
Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.
Ngritën urë mjeshtrit dardan –
S’ pat nevojë t’ presin kurban !
S’ pat nevojë për sheh , dervish –
Ngritën urën hiq pa mish !...
Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.
Muharrem Fejza shqipe malësore –
Ngriti ura ndërvëllazërore !...
Në Gollak e anë Morave –
Trasoi rrugë për Shqipëri t’ Madhe !...
Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.
Ngriti urën e mjedisit –
Që i thanë :” Ura e Ballistit” !
Loza e sllavokomunistit –
Rrënoi “Urën e Ballistit” !
Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.
Çojnë selam burrat e fisit –
Ku na mbet “Ura e Ballistit “?!
Për atë urë t’ gjithë jemi nisë –
Për në fshatra të Malësisë !...
Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.