Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Ku na mbet Ura e Ballistit

| E marte, 14.07.2015, 07:33 PM |


KU NA MBET URA E BALLISTIT  

            Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

Ku lind  Dielli e kah shkrepë rrezja –           

Nuk lind ma Muharrem Fejza !

Nderoi malet dhe Hogoshtin –

Ndër shqiptarë s’ mund  t’ ia gjesh shoqin !

Refreni :

Trim i rrallë Muharrem Fejza –

Titanik ndër rezistenca !

Do t’ kujtohet ndër shumë breza ,

S’ do t’i shuhet kurrë gjeneza !

 

Muharrem Fejza n’ Kamenicë –

Mbi lum urën e  pat  nisë ,

Që krejt fshatrat e  malësisë ,

T’i  bashkohen  Dardanisë !

Refreni :

Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.

 

Ngritën urë mjeshtrit dardan –

S’ pat nevojë t’ presin kurban !

S’ pat nevojë për  sheh , dervish –

Ngritën urën hiq pa mish !...

Refreni :

Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.

 

Muharrem Fejza shqipe malësore –

Ngriti  ura ndërvëllazërore !...          

Në Gollak e anë Morave –

Trasoi rrugë për Shqipëri t’ Madhe !...

            Refreni :

Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.

 

Ngriti  urën  e mjedisit  

 i thanë :” Ura e  Ballistit” !

Loza  e sllavokomunistit –

Rrënoi  “Urën e Ballistit” !

Refreni :

Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj.

 

Çojnë selam burrat e fisit –

Ku na mbet  “Ura e Ballistit “?!

Për atë urë t’ gjithë  jemi nisë –

Për në fshatra të Malësisë !...

Refreni :

Trim i rrallë Muharrem Fejza ...etj. 

Gjilan , më 12.07.2015.