Kulturë
Rrustem Geci: Lexim i pesë veprave të Daut Maliqit
E shtune, 20.09.2014, 06:59 PM
Lexim i pesë veprave me poezi të
Daut Maliqit, nga Dardana
AJRGJAKU I TOKËS SIME
Nga Rrustem Geci - Dortmund
Daut
Maliqi u lind në Busavatë të Dardanës, më 25.11.1939. Shkollën fillore e kreu
në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Normalen në Prishtinë. Mësuesi,
gazetari dhe poeti, Daut Maliqi kurrë s´ rreshti të jetë pranë popullit të tij
të përvuajtur. Dashuria e tij për gjuhën, për arsimin, për një Kosovë ndryshe,
shprehet kudo në vargjet e tij. S´ka gjë ma të bukur më thotë Dauti, s ´e kur
ajri bëhet frymë, lule, foshnje e vogël, dhe pemë me fruta. Natyra e Kosovës ka
sajuar shumë bukuri. Në çdo pëllëmbë të saj unë ndjej tokën time pranverore. Jo
njëherë, por shumë herë duart i kam mbushur me dhé, dhe kam folur me të si me
ma të dashurën time. Prandaj, mirënjohjet për angazhimin e Dautit, që Dardana
të jetë sa më e bukur dhe më e kulturar, janë Brenda arsyes të vlerësimit për
kontributin e tij.Jeta e mësuesit, gazetarit, dhe poetit, Daut Maliqit, është
një roman në vete. Ah, sa shumë kam për të thënë për veten dhe të tjerët. Në
këtë jetë që quhet botë, I pushtuari kudo ( në kohën time ) ishte I mbërthyer
me prangat e pushtuesit. Fal zgjuarsisë sime unë kam gjetë hapësirë ku nuk ka
pranga, ku nuk ka pushtues, ku veten e ndjeja të lirë të punoj e shkruaj. Libri
dhe nxënësat ishin dy hapësirat e mia, ku unë mbushja veten me frymëzime.
Rrustë, poezia ka kohë që ma ka marrë zemrën. Unë për herë të parë poezi kam
botuar në vitin 1957, në të përditshmen , “Rilindja”. Përjetimi i botimit të
poezisë së parë mbetet i veçantë. Koha bën punën e saj, por, e bukura nga zemra
ime nuk ikën. Për këtë i jam mirënjohës poezisë. Jo rrallë në ditën e parë të
shkollës kam marr mungesë. Në vitet kur unë jam shkolluar kushtet ishin tepër
të rënda. Pas asaj mungese, zemrës sime në mbrëmje i delnin lot. Në Kosovë
përherë ka qenë e vështirë të jetosh. Flakët e vuajtjes digjnin tek
gjithsecili. Pushtimi i Kosovës s´ishte vetëm fjalë, po ai ishte ndëshkim,
arrestim, burgosje, likuidim. Intelektuali, njerëzit e arsimuar, nxënësit e
zgjutë, krijuesit, artistët, familjet patriotike, këngëtarët, dhe kryengritësit
e herëpashershëm, tregon Dauti, ishin në dosjet e UDB-së. Mirëpo, vazhdon
Dauti, brezi im, dhe mësues të të gjitha gjeneratave, bëmë çmos, që dashuria
jonë për Kosovën të thellohet, të
zgjerohet, dhe të merr formë të luftës për liri. Në jetën e një gazetari në
provincë, shumë gjëra kurrë s´do të thuhen. Armiku ynë ishte i egër, dhe shumë
banal. Për shkak te shkrimeve,isha ne mesin e shtatë gazetareve më të
malltrtetuar te gazettes “Rilindja”. Serbët tek ne e kanë urrejtur gjuhën,
melodinë e saj, prejardhjen, dhe këngët me përmbajtje epike. Daut Maliqi, deri
tash ka botuar pesë vepra; 1 . Rrjedhë
lumi, 2 . Gjuhën ma paten prerë që në fëmijëri, 3 . Nuk më doli ëndrra, dhe 4 .
Përmendore e zemrës. 5. Toka ime. Motivet në poezinë e Daut Maliqit janë nga
jeta jonë, nga përditshmëria e gjallëruar. Figurat; nëna, dielli, atdheu, shiu,
gurgullima e ujit, përmendore e zemrës, e bukura e fjalës, janë në ambientin
poetik të poetit. Unë jo rrallë më thotë Dauti, e shoh ajrin tek I jep frymë
luleve. Në ambientin poetik të vendlindjes sime, shumëçka pret për t´u shkruar.
Prindërit unë I kam dashur shumë dhe kam qenë I afërt me ta. Kur u bëra për
herë të parë babë, jo ndër sy, por diku larg, ( sikur ai ish aty afër ) I
thoja, baba, edhe unë u bëra baba. Por, ngjashëm me këtë ishte edhe botimi I
poezisë së parë, Daut a u bëre poet! Kështu ikën gjitha ato vite, duke lënë pas
shumë motive të pashkruara. Rrustë, shumë nga kërkesat e mia për kohën i kam
ende në dorëshkrim. U ndava nga poeti, mësuesi dhe gazetari, Daut Maliqi, me
një urim! Shëndet, dhe gjitha të mirat!