E hene, 07.10.2024, 09:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Shqiptar!

E merkure, 17.09.2014, 07:11 PM


SHQIPTAR !

Nga Ksenofon  M.  DILO

"Aty, po, t'huejët në shpirt e tru na i tredhen

, E pa kenë t'zott t'mendojmë ne me krye t'onë

. Na shkimen n'shpirt çdo ide e ndìesi kombëtare;

E ndêr e Atdhé, at-botë ne i dhâme per pare"

"."Oh! at'here, kur n'shkollë zbutun shqyptari

N'mní t'ket marrun ej gjakun e dhunen

,E me dije t'ket kapun ej punen

Shqypnis fati do t'çilet tamam".

Gjergj Fishta i madh!Janë dy strofa të shkëputura të tijat si dy dhimbje që e mundonin dhe e shtypnin me një forcë vdekjeprurëse.

Si një shpërthim i del nga shpirti rënkimi për këtë truall që gjithmonë nën thundrën e të huajve të cilët kërkonin me çdo kusht ta coptonin e ta ndanin në kafshata pa kursyer dhunën, e edhe duke paguar, vetëm e vetëm ta shtinin në dorë. Duket se përveç dhimbjes Gjergj Fishta i madh ka dhe një lëkundje. Sikur vetë besimi ka filluar të shëmbet sepse shikon që shqiptari ka filluar të ligështohet dhe ideja e ndjesia kombëtare po fashiten dhe ai po sheh me një llahtarë të papërshkruar vetë nderin e Atdheut të shitet, prej vetë shqiptarëve.

Çfarë po ndodhte? Përse tërmeti i dhimbjes lëkundi themelet e besës dhe atdhedashurisë shqiptare?

Kaq poshtë po shkiste populli ? Pse?

Vargjet janë të rënda , janë si një goditje dhe duket sikur një njeri i përgjegjshëm si Fishta ka filluar të digjet porsi qiri e, sikur ndjen ato kërcitjet e fundit që tregojnë se gjithçka po rrëshket, vetë toka mëmë po avullohet, sepse diçka e keqe ka hyrë dhe po e bren nga brenda ashtu si krimbi mollën.Për Shqipërinë , mendojnë të huajt ,

sepse shqiptari shqiptari ..Shqiptari:.nuk mund të...mendojë.?.. Një humnerë e tmershme hapet papritur dhe duket si goja e stërmadhe e një bishe që është gati të përpijë shqipri e shqiptarë....

Heshtje. Dikush që sot i lexon këto vargje ka parasysh një gjendje të raskapitur por ironia e fatit, e nxorri Fishtën e madhe profet. Nuk e përpinë të huajt Shqipërinë. Nuk mund ta nxinte truri i Fishtës së madh se , gjendja e krijuar do të shfrytëzohej prej lerrës shqiptare e Shqipërinë e bukur do ta gëlltiste komunizmi në thonjëza sepse në të vërtetë e dërmoi krimi dhe kriminelët, Vaj medet nuk ishin të huajt, ishin ...shqiptarë.

Po Gjergj! Kishe aq të drejtë e me atë të drejtë u trembe se po fashitej logjika e popullit.

Medet!

Nuk mund ta kuptoje se do të derdheshin hienat komuniste e do ta zhduknin krejt logjikën e mirë, për t'i hapur rrugë krimit dhe jo vetëm ta linin popullin pa logjikë, por ta grabisnin e ta sundonin më tepër e më mizorisht se ata të huaj të cilët ty o njeri i madh të tmeronin. Sikur të kishe rrojtor edhe pak e të shihje ç'ndodhi në Shqipëri, nuk mund ta imagjinoj flakën që do të kishte dalë prej penës sate.. Por jam i sigurt edhe aty ku ishe nuk mund të mos e mësoje sepse t'i tundën eshtrat, Deri aty shkoi pabesia...Ti i gjallë tani në shekullin e ri ,ngrihesh me

strofën e dytë e i flet shqiptarit po si profet e i thua se dija është e domosdoshme.

Nper gjuhë shqype bota mbârëka

me ju njohtë se ç'fis ju kini,

ka me ju njohtë për shqyptarë,

trima n'zâ, sikurse jîni

Kjo strofë e tij po aq profetike sa edhe të parat na vesh me trimëri e krenari. Na thotë jo vetëm ta njohim vetveten por edhe ta vlerësojmë atë dhe t'i tregojmë botës kush jemi dhe pse duhet të jemi krenarë.

Gjergj Fishta !Ti do të mbetesh gjithmonë i gjallë!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora