E shtune, 15.06.2024, 06:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Shi vjeshte

E hene, 15.09.2014, 06:42 PM


Xhevahir Cirongu

 

Shi vjeshte

 

Mjegulla kish’ rënë supeve të maleve

Në gjethet e pemëve pigmenti i vesë qante,

Te porta e hekurt ndalonin gjethet e vjeshtës

Era lozonjare  i përkëdhelte me duart e ashpra.

 

Qielli i vjeshtës kishte veshur gunën e zezë

Dhe retë ishin të grisura si një çarçaf i vjetër,

As vetë nuk di se ç’kërkova atë natë

Veç shirat e vjeshtës pikëllimin lanë aty në parkak.

 

Atje në mjegullën e bardhë pash lot nusesh

Vallen e gëzimeve qëndisnin me mëndafsh,

Me ngjyra buzëkuqësh nusesh mollët varur në degë

Flakëndezura shami në oborr vallen kërcente.

 

Në frutin e shegës nata ra të flinte

Dhe unë me yjet tek porta i përgjumur prita,

Shirat e vjeshtës ngadalë u derdhën mbi  supe

Hëna dritëargjend më tha fli i qetë me mua.

 

Durrë, 14 shtator 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora