E shtune, 25.05.2024, 02:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Kolë Tahiri: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë (3)

E premte, 12.09.2014, 09:21 PM


VLERA E MUNDËSI TË MESIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË  (3)

Nga Prof. as. Dr. KOLË  TAHIRI

II.    SHKENCAT PSIKO-LINGUISTIKE MBI DYGJUHESIN(BILINGUIZMIN).

1.              Dygjuhesia dhe perparimi i nxenesve ne mesime.

- A behet pengese mesimi i gjuhes shqipe per perparimin e nxenesve ne mesime ne shko-llen vendase?  Ndryshej, ne ç’raport jane mesimi i gjuhes amtare me perparimin e nxenesve ne mesime ne shkollen vendase ? A mos valle ky mesim ndikon per keq ne zhvillin psikik te femijeve ? A e kane femijet kapacitetin mendor per te perpalluar paralelisht mesimet ne shkollen vendase dhe per te ndjekur mesimin plotesues te gjuhes shqipe? Mos valle ky mesim plotesues u shkaton atyre mbingarkese, lodhje mendore e fizike etj.

Cili eshte mendimi i shkencetarve te fushave te gjuhesise, psikofiziologjise, psiko-linguistikes etj. per kete problem ?

- Shkrimtarin e studjuesin e gjuhes shqipe Martin Camaj, qe ne vitin 1985, gjate nje vizi-te ne Nevv Yjork dhe Boston shqiptaret e pyesin : ne se femijet jane ne gjendje te perballoj-ne bilinguizmin(Dygjuhesine), a mos shkakton ajo mbingarkese e cila mund te demtoje zhvi-llimin mendore te femijeve ?. Gjuhetari i mirenjohur, profesor ne Univrsitetetin gjerman te Munihut pergjigjet :

«… Praktika edukative e ka vertetue, se gjuha e dyte xehe(mesohet) mire, ne se ne pro-cesin e mesimit merret per baze gjuha amtare(gjuha e nenes). Konkretisht, pervetesimi i mire i anglishtes, ne rastin tone, arrihet me lehte tue u mbeshtete ne shqipen, gjuhen qe njohin.

Ne kete proces ndihmon, per shembull, krahasimi i ndryshimeve mes shqipes e anglishte si dhe fenomenet e ngjajshme me qene se te dyja, se fundi kane baze te perbashket si gjuhe in-doeuropiane. Krahasimi mes dy gjuheve e mreh(mprehe) vrejtjen e te riut sidomos, dhe i for-con logjiken. Gjenerata e dyte e lindur ne Amerike….. njekohesisht gjate procesit te mesimit krahasues afteson edhe fuqit gjykuese dhe pasurohet kulturalisht, sadopak eshte njohes i dy gjuheve»,- perfundon Camaj.( nenviz. K.T.)

- Gjuhetari i Universitetit te Tiranes Prof. Dr. Rahmi Memushi, ne librin e tij «Hyreje ne gjuhesi», botim i Universitetit te Tiranes sqaron :

«Per dygjuhesine ka pasur diskutime te shumeta ne literature. Me pare mendohej se ajo per-bente nje pengese per zhvillin psikik te femijes dhe kjo merrej si argument nga ata qe ishin kunder mesimit te gjuheve te pakicave ne shkolle.

Sot, kjo pikepamje eshte kapercyer, perballe fakteve dhe deshmive te shumeta nenevizohet se dygjuhesia perben, nje perparesi per individin dygjuhesh, jo vetem per zhvillimin e tij mendor, por edhe per suksesin ne shkollim dhe ne tregun e punes. Prandaj ne vendet e Bashkimit Europian ndiqet politika e shumegjuhesise». (Nenviz. K.T.)

Nga ana tjeter, OKB-ja, UNESKO-ja dhe organizmat europiane kane miratuar nje sere konve-ntash dhe ligjesh per mbrojtjen e te drejtave gjuhesore te pakicave». (Revista «Dituria», Tirane, 2002, f. 318).

- Pak kohe me pare, Profesori sviceran Basili Schader, i Shkolles se Larte Pedagogjike te Zyrihut, ne disertacionin e vet,  mbi bazen e vezhgimeve shumvjeçare dhe te dhenave te boll-shme statistikore argumenton se : «Nxenesit qe ndjekin mesimin plotesues ne gjuhen amta-re, jane me te sukseshem edhe ne shkollen zvicerane .

- a) Ne tipat e kualifikuar te ciklit te larte(shkolla sekondare e kantonale, gjimnaze,) perqi-ndja e tyre eshte mesatarisht me e larte, se sa ajo e nxenesve qe nuk e ndjekin mesimin plotesues.

- b) Nxenesit qe e ndjekin mesimi plotesues, arrijne nota me te mira edhe ne gjuhen gjermane, se sillen ne menyre me fleksibel edhe me te lire ne te dy gjuhet, se kane arri-tur rezultate me te mira se sa ata pa mesim plotesues edhe ne testin gjerman, se e kane me te zhvilluar kopetencen e orientimit mes gjuhes letrare dhe te dialekteve ».

(Kumtes e mbajtur ne konferencen shkencore ne Berne te Zvicers….) ?

Me keto qe cituam e te tjera qe mund te sillen nga literaturen shkencore psikologjike e gju-hesore boterore argumetohet bindeshem se :

1. Mesimi plotesues ne gjuhen shqipe nuk behet pengese per zhvillimin mendor te nxene-sve.

2. Mesimi i gjuhes amtare nuk pengon perparimin e nxenesve ne lendet e tjera, perku-ndrazi e ndihmon peparimin e tyre ne mesime.

3. Nxenesit, edhe ata me perparim mesatar ne mesime i kane plotesisht kapacitetet per te perballuar mesimin plotesues ne gjuhen shqipe.

4. Ky mesim, kur gjendet koha e pershtateshme dhe organizohet ne nivelin e duhur metodik e psikologjik nuk shkakton mbingarkese mendore per nxenesit. Muzika, kenga, vallet, eks-kursionet ne vendlindje dhe veprimtarite e tjera festive e argetuese sherbejne si shlodhje per nxenesit, u sjellin atyre kenaqesi estetike, mbajne gjalle frymen e shpirtin dhe for-cojne lidhjet miqesore midis tyre si bashkeatdhetare.

2.     Studime bashkekohore mbi  zoterimin e gjuheve te huaja.

Te dhena me te reja te shkencave bashkekohor mbi mesimin e gjuheve te huaja. (psiko-linguistike te psikolgjise se edukimit dhe neuro-psikike) po marrin shtrirje per here e me te gjere. Nisur nga avantazhet qe krijon mesimi i gjuheve te huaja dhe nevoja, ne rritje per  zote-rimin e tyre, studimet jane perqendruar ne dy fusha kryesore :

- a). Mbi mundesite potenciale te moshave te reja per zoterimin e tyre dhe

- b). Ne metodat me te efekteshme per te arritur perfundimet e desheruara.

Sipas nje pikepamjeve tradicionale nuk rekomandohet mesimi i gjuheve te huaja ne te njejten kohe, ose paralelisht, sepse ato behen penges per njera-tjetre. Mbi kete baze teorike eshte ndertuar, per shume kohe praktika e mesimit te gjuheve te huaja ne shkolle.

Ne ditet tona, argumentohet se poliglotizmi krijon avantazhe per zoterimin e disa gjuheve. Ketu nderhyn interferenca midis gjuheve te ndryshme. Kjo, sepse gjate mesimit te gjuhes se huaj nxenesi, ne menyre te pavetedijeshm perdor strategji mesimore te fituara gjate mesimit te gjuhes se mepareshme. Nxenesi i transferon njohurite e «vjetra» ne situata te reja mesimore.

Ne nje studim te kryer ne Gjermani eshte konstatuar, se nxenesit qe zoretonin nje gjuhe te huaj perparonin me mire ne mesimin e gjermanishtes(gjuhe amtare).

Dy neuro-linguiste zviceran me ane te metodes tomografike nepermjet te rezonances mag-njetike funksionale kane vezhguar disa subjekte te cilet duhej te perdornin kater forma te perdorimit te nje gjuhe :

- a)Te lexuarit,

- b) Te degjuarit,

- c). Te folurit dhe

- d). Te shikuarit.

Provat kryheshin ne a). Ne gjuhen amtare si dhe b). Ne gjuhen e huaj.

Te dhenat treguan, se per disa forma te perdorura truri i poligloteve i trajton gjuhet e huaja ne zona te ndryshme te trurit nga ato te qe trajtonin gjuhen amtare. Shihej, se gjuhet e huaja lokalizohen ne nje kostelacion zonash cerebrale qe ndodhen ne zona te ndryshme nga struktura e trurit qe trajton gjuhen amtare. Kjo te lejon te mendosh se truri ka nje qender te pergjitheshme per trajtimin e gjuheve te huaja.

Tek femijet deri ne moshen 5 vjecare njohurite linguistike «nguliten», apo regjistrohen ne qendren e trurit qe trajton gjuhen amtare. Kurse, tek femijet te cilet e nisin mesimin e nje gjuhe te huaj kur shkojne ne shkolle, krijohet nje qender e dyte per mesimin e kesaj gjuhe te pare te huaj. Kjo zone, ne te ardhmen do te mirret me trajtimin e gjuheve te tjera te huaja te cilat femija mund t’i mesoje, gjate jetes.

Kur mesohet, per here te pare nje gjuhe e huaj ne shkolle, ajo luan rolin e nje «ure» dhe krijon nje baze e cila do te percaktoje, ne se do te kemi veshtersi per te mesuar gjuhe te tjera  te hua-ja apo jo. Mesimi i gjuhes se pare te huaj eshte shume i rendesishem, sepse ai mobilizon nje sere menyrash dhe aftesish kognjitive(njohese) te cilat mund te lehtesojne apo te pen-gojne procesin e te mesuarit te metejshem.

Ne gradualitetin e veshtersive te zoterimit te gjuheve te tjera te huaja nderhyjne nje ser fakto-resh, sidomos ne rolin lehtesues qe gjuha e pare mund te luaj per zoterimin e gjuheve te tjera te huaja.

Ne radhe te pare, eshte thelbesore zoterimi shume i mire i gjuhes se nenes. Personat qe kane mangesi ne zoterimin e gjuhes se tyre amtare, do te kene akoma me teper veshtersi per mesimin e nje gjuhe te huaj.

Nje tjeter faktor i rendesishem per mesimin e gjuheve te huaja eshte motivacioni :

- A e konsideron nxenesi mesimin e gjuhes se huaj si dicka intetesnte dhe te rendesishme ?

- A e konsideron nxenesi vehten te afte per te mesuar gjuhe te huaja ?

Ne se nje nxenes mendon, se nuk eshte i afte per te mesuar nje gjuhe te huaj te pare, atehere mesimi i nje gjuhe te huaj te dyte do te jete edhe me i veshtire.

Sot, klasat jane te mbushuar me nxenes te cilet kane gjuhe te ndryshme amtare. Ne keto raste mesuesi mund t’i stimuloje duke i pyetur, p.sh., si quhet fjala tavoline ne gjermanisht, fraengjisht, arabisht etj. Ne kete menyre nxenesit precizojne intuiten e marredhenieve midis gjuheve.

Disa shkolla si, p.sh., ne Universitetin e Lucernes ne Zvicer i shfrytezojne me sukses ava-ntazhet qe krijon mesim paralel i gjuheve te huaja. Kjo do te thote se disa gjuhe meso-hen ne te njejten kohe, pra te integruar midis tyre. Lidhjet e tyre shfrytezohen gjate gji-the procesit te te mesuarit.

Ne ditet tona, per here e me teper po vihet theksi, ne mesimin e gjuheve te huaja mbi degji-min, e me pas ne shprehjen gojore(verbale). Qellimi nuk eshte te flitet menjehere ne menyre perfekte te nje gjuhe te huaj, por te lexohet e degjohet sa me teper, ne menyre qe te krijohet nje impresion i pergjitheshem i gjuhes qe po mesohet.

Paraqet interes sistemi i kombinuar i mesimit te dy gjuheve i  provuar me sukses ne Bel--gjike. Ne kete sistem jane perfshire femije te moshes parashkollore(3-6Vjec), te moshes se shkolles fillore(6-12 vjec),  me gjithesejt 133 shkolla dhe te mesme(12-18 vjec), 88 shkolla.

Ky mesim nenkupton, qe duke nisur nga klasat e treta e te katerta mesimi zhvillohet me 50 % ne gjuhen angleze dhe gjysma tjeter ne gjuhen amtare, frengjisht. Me vone ky sis-tem u zgjerua me tej.

Psikologu Jerome Vermeulen duke vleresuar kete sistem thekson : «Shume studime desh-mojne, se femijet qe e kryejne shkollen ne dy gjuhe, jane me autonom dhe kane vetkontoll me shume. Megjithate, duhet thene se ekzistojne mendime «pro et contra» te ketij mesimi te ko-mbinuar ne dy gjuhe».

Terheqin vemendjen  vezhgimet e logopedes Danielle Bronsart e cila ka vrejtur se, ne kete sistem femijet nuk e mesojne mire as njeren as tjetren gjuhe. Ajo shpjegon, se nuk eshte ku-nder mesimit ne dy gjuhe, por se kjo duhet bere pasi te kryhet shkolla fillore, d.m.th., pas moshes 6 vjecare, sepse «…s’pari duhet zoteruar mire gjuha amtare dhe pastaj ka mu-ndesi, t’i mesojne gjuhet e tjera».

Keto te dhena tregojne, se ne ditet e sotme po kryhet nje revolucion i vertete ne mesimin e gjuheve te huaja.

3.   Mesimi plotesues i gjuhes shqipe dhe zhvillimi mendor i nxenes.

Ne cfare raporti gjendet mesimi plotesues i gjuhes shqipe me zhvillimin mendore te nxe-nesve ? Cfare tregojne te dhenat eksperimentale psikologjike? Cfare tregoi eksprimenti shumevjecar  per zbritjen e moshes se pranimit te femijeve ne shkolle ne Shqiperi?

Krahas atyre, qe theksuam me lart, le t’i referohemi fenomenit te pershpejtimit te zhvilli-mit psikik, dukuri objektive e konstatuar, sidomos ne shekullin XX !

- Studimet e kryera ne vende te ndryshme si dhe ne vendin tone, vezhgimet ne praktiken e jetes, te dhenat statistikore te matjeve kane nxjerr ne pah pranine e pershpejtimit te zh-villimit fizik te organizmit te njeriut ne te gjitha fazat e zhvillimit te tij, qe nga treguesit  antropometrike si(peshe, gjatesi, cirkoference te toraksit), rritja e madhesise se kockave, fuqizimi i veprimtarise funksionale te organizmit(dalja dhe nderrimi i mehereshem i dhem-beve, perfundimi, kohe me pare i ashtezimit te skeletit), rritja e forces se gjymtyreve, shfaqia me e hereshme e menstruacineve te vajzat e deri tek zgjatja e jetes se njeriut.

Te gjitha keto flasin per rritjen e panderprere te energjive e mundesive fizike te orga-nizmit te njeriut ne ditet tona.

- Te dhenat e shkencave te ndryshme qe studjojne organizmin e njeriut tregojne, se krahas ketij pershpejtim te zhvillimit fizike e fiziologjike kemi te bejme edhe me pershpejtimin e zhvillimit mendor, shpirteror e psikik te organizmit te njeriut.

- Si tregues te ketij zhvillimim kane sherbyer edhe perfundimet e eksperimentimit te kryer ne vendin tone per zbritjen e moshes se pranimit te femijeve ne shkolle nga 7 ne 6 vjec qe nga viti 1972. Femijet e pranuan ne klase te pare, nje vit me te vegjel e perballuan ngarkesen mendore dhe arriten te pervetesonin programin mesimor. Analiza e te dhenave tregoi, se nxe-nesit kane rezerva e mundesi potenciale mendore te pashfrytezuara.

- Psikolog te shquar, ndonse te kursyer ne parashikimet e tyre theksojne se « …Plasticiteti i jashtezakonshem, mundesite e pakufizuara qe ka femija per te mesuar dhe ndikimi vendim-tar i edukimit te hereshem….jane bere sot problemi numer nje i studimeve konkrete ne le-min e psikologjise feminore».

- Profesori i Universitetit te Harvardit, psikologu Haward Gardner, ne librin e tij «Dimen-sionet e mendjes», Tirane, 2003 shkruan : «Japonezet kane nje perkushtim te larte per disipli-nen, edukimin dhe ekspetizmin teknologjik; dhe secili nga keto synime eshte ndjekur me per-kushtim te larte, gjate ketyre tridhjete viteve te fundit. Ne te vertete, ky sukses ka pushtuar ga-ti cdo fushe; te rinjet japoneze jane shume me te gjate dhe kane inteligjence shume me te la-rte ne krahasim me homologet e tyre tridhjet vjet me pare, prova me e mire(ne rast se ka nevo-je per prove) eshte fakti, qe edukimi i hershem dhe pervojat ushqyese kane patur nje ndi-kim  te madh».

- Ne favor te kesaj pikepamje flasin edhe te dhenat e shkencave te tjera. Neuro-biologu sue-dez, Holger Hiden jep nje prove biologjike. «Eksperimentet e bera ne nivelin molekular pro-vojne se, per t’u zhvilluar plotesisht, truri nuk ka nevoje vetem per ushqimet e domosdoshme, por edhe per nxitje, sidomos ne moshe te njome. Neuronet e privuara nga njeri ose tjeteri faktor, sidomos nga mjedisi intelektual nxites, nuk mund te prodhojne proteinat e domos-doshme, as te krijojne sisteme associative. Keshtu, ato behen te ngjajshme me te tjerat,d.m.-th,, te zbrazeta dhe ne fund atrofizohen».

- Edhe studimet me te fundit kane vertetuar, se receptori biologjik qe perben bazen e mu-ndesive te trasheguara te organizmit, si dhe te pervojes qe fitohet nen ndikimin e mjedi-sit e te te mesuarit gjenden nen kontrollin gjenetik dhe ate zhvillimor. Faktoret mjedisor dhe te mesuarit zbulojne, nxjerrin ne drite aftesite e pashfrytezuara, latente te organizmit duke cuar ne format e reja te sjelljes. Te dhenat eksperimentale me kafshet kane treguar se mjedisi nxites dhe te mesuarit e kushtezuar kane rritur ndjeshem aftesite funksionale te trurit, madje edhe shtimin e qelizave nervore, pra, edhe rritjen e sektoreve perkates te trurit te cilet i jane nenshtruar nxitjeve nervore.

- Literatura psikologjike dhe praktika jetesore tregojne se, moshat shkollore kane mu-ndesi te medha per te perballuar ngarkesa mendore pa demtuar zhvillimin e tyre psikik. Ne kete proces luajn rol te padiskutueshem edhe metodat e mjetet moderne te dhenies e pervetesimit te njohurive.

Natyrisht,  nuk duhet harruar as rreziku i mbingarkese fizike e mendore te nxenesve.

Praktika e shumvjecare e funksionimit te shkollave te tilla ku mesohet gjuha shqipe si ne Europe, SHBA, Kanada etj. ka vertetuar, se ky mesim nuk behet pengese per zhvillimin nor-mal mendor, shpirteror e moral te nxenesve te cilet i ndjekin keto shkolla. Perkundrazi, ai ndihmon ne zhvillimin e kultivimin e tyre, ne kulturimin e personalitetit te secilit individ.

- Studjuesit rus(Vegnes e Ibatutina), per dy vite me radhe kane ndjekur, sipas nje metodike speciale te mesuarit e femijeve 5-6 vjecare. (Perfundimet, edhe ne nivel te valeve  elektro-manjetike te trurit dolen te dukshme.)  Keshtu, reagimi encefalografik i trurit te nxenesve te grupit eksperimental ndaj ngacmuesve te ndryshem shprehej ne aktivizimin e te gjithe se-ktoreve te trurit dhe ne nje shkalle me te larte te nxiteshmerise nervore. Ndersa, tek gru-pi i kontrollit, i cili nuk ishte nenshtruar te ketij te mesuari aktivizimi elektrik shtrihej ve-tem ne dy sektor te trurit.

Gjithashtu, u vrejten ndryshime te dukshme ne bashkerendimin e veprimtarise funksionale te sektoreve te trurit. Madje kishin ndryshuar edhe disa karakteristika te rendesishme te ve-primtarise elektrike te trurit te cilat lidhen me rregullimin e levizjeve.

Si rrjedhoje e ndikimit te procesit special te te mesuarit, tek grupi eksperimentl u konsta-tua pershpejtim i zhvillimit dhe pjekurise funksionale te trurit».

- Ne vazhdim te idese mbi mundesite, per here e me te medha te moshave te vogla per zhvi-llim e zoterim te gjuheve te huaja po i referohemi perseri, psikologut bashkekohor amerikan Harward Gardner .  « … Sot ne Japoni, potenciali i femijeve te moshes parashkollore per te pervehtesuar disa koncepte, duke perfshire leximin, matematiken dhe shkrimin vleresohet ne nivele shume te larta(madje, edhe ne krahasim me shtresen e mesme te amerikaneve qe iu kushtojne vemendje femijeve). Themeluesi i SONY-t,  Masuru Ybuka, ka shkruar nje liber me te shiturin, me titull «Kopshti eshte shume vone ! », i cili flet per besimin e thelle qe kane japonezet ne perparsine e pesvjecarit te pare te jetes ».

4.  Mosha me e pershtateshme per zoterimin e gjuhes se huaj.

Per hartimin e ketij paragrafi jam bazuar, ne menyre te vecante ne dy botime serioze, bash-kekohore :

1. Luigi Luka Cavalli-Sforca. «Gjenet, popujt dhe gjuhet», Tirane, 2012.

2. Harward Gardner. « Dimensionet e mendjes», Tirane, 2003..

Ne librin e mesiperm (1) argumentohet se :

- « Cdo person me inteligjence normale (te mos kete mangesi mendore, te cilat gjenden ne nje perqindje te vogel individesh ne cdo popull) mund te mesoje me se miri cdo lloj gjuhe, ne se e meson ne moshe te re».

- «  … nje gjuhe e huaj, mund te mesohet ne cdo moshe, pasi ke mesuar gjuhen e nenes». Dhe se

- «… ne lidhje me studimin e nje gjuhe te dyte : pas puberitetit, thuajse te gjithe e kemi shume te veshtire te shqiptojme tingujt e gjuheve te huaja qe nuk ekzistojne ne tonen».

- « Por, femijet pese ose gjashte vjec, qe s’kane mesuar nje gjuhe tjeter, per mungese me-simdhenie, nuk mund te arrijne te njohin persosmerisht nje gjuhe, cilado qofte ajo».  Stu-djues te tjere theksojne se : « Periudha e ndjeshme dhe me e qarte…pasqyron aftesine per te studjuar nje gjuhe te huaj, sidomos, shqiptimi i tingujve, qe ndryshojne nga nje gjuhe ne tje-tren. Ne pjesen me te madhe te individeve, periudha me e ndjeshme per te mesuar keta tinguj eshte nga 2 ne12 vjec. Nje aftesi e tille ka prirje te zhduket me fillimin e puberitetit dhe jane te paket individet qe e ruajne edhe pas kesaj periudhe».(….)

- Pra,  « …eshte e udhes qe mesimi i gjuheve te huaja te filloje ne shkollen fillore dhe tetevjecare». (nenviz. K.T.)

Nisur nga keto mund te nxjerrim, se paku edhe detyra te cilat lidhen direkt me ceshtjen tone :

- 1. Per te mesuarit e gjuhes amtare, e aq me teper te gjuhes se huaj eshte kerkese psikologjike e pedagogjike qe te zgjidhet periudha senzitive, priudha me e ndjeshme e pjekurise biolo-gjike te trurit. Kur te mesuarit(nderhyrja e faktoreve te jashtem) perputhet me fazen e matu-rimit(pjekurise) gjenetike, atehere arritjet jane te padiskuteueshme. Ne rast te kundert, nje pjese e madhe e qelizave nervore perkatese, se bashku me aftesite pervehtesuese atrofizohen, mbase edhe humbasin, e per rjedhoje, veshtersohet procesi i te mesuarit te gjuhes dhe rezulta-tet jane dukshem me te uleta.

- 2. Lehtesia me te cilen femijet mesojne gjuhen e nenes, do te thote se specia njerezore, si teresi eshte e pergatitur paraprakisht per te fituar aftesi ne kete fushe, pra, foshnja, ne lindje sjell predispozita, kushte favorizues per zoterimin e gjuhes (faktori biologjik), vecanarisht te gjuhes qe kane perdorur prinderit e parardhesit e tyre. Keshtu duhet kuptuar kerkesa qe me-simi i gjuhes se huaj domosdoshmerisht te paraprihet nga zoterimi i gjuhes amtare, se paku, pervetesimimi i tyre te eci paralelisht njera tjeters.

- 3. Ne kushtet e diaspores sone, kur leja e lindjes eshte vetem tre muaj, foshnjat detyrohen te ndjekin institucionet shteterore vendase. Keshtu, ende pa mesuar gjuhen e nenes i nenshtro-hen mesimit te gjuhes se huaj. Kjo pune vazhdon nga cerdhja ne kopsht, ne shkolle e keshtu me radhe. Me rritjen foshnja degjon gjuhen shqipe te prinderve, e jo radhe edhe te folurit e gjysheve e gjysherve, te cilet mundet qe edhe te mos e njohin gjuhen vendase.

Shpesh veshtersohet situata nga qe prinderit, te cilet per munges kohe komunikojne me fe-mijet e tyre, jo ne gjuhen shqipe. Per me teper, kur ne familje ka me shume se nje femije, ata e kane, me te lehte qe te flasin midis tyre ne gjuhen e shkolles, dhe jo ne gjuhen amtare. Ne keto rrethana eshte e domosdoshme qe nenat gjate kohes qe foshnja qendron ne shtepi te komunikojne me te ne gjuhen shqipe. Eshte e keshillueshme qe edhe te kembngulet qe gjate lojes femijet te komunikojne ne gjuhen shqipe.

Ne rastet kur prinderit jane te kombesive te ndryshme eshte mire qe secili prej tyre t’i flasi foshnjes, ne gjuhen e vet amtare. Pervoja tregon, se ne keto raste femijet i mesojne me lehtesi gjuhet amtare te secilit prind, mjafton, qe secili prind te tregohet kembengules dhe te komuni-koje me foshnjen vazhdimiasht ne gjuhen e vet.

Atehere, cila do te ishin disa prej zgjidhjeve te mundeshme e te dobishme?

Nga vezhgimet e gjata e direkte, takimet e bisedat me prinder te ndryshem, pervec te tjerash mendoj se :

- Secili prind shqiptar, qofte i larguar nga atdheu, prej brezash bene gabim e do te pen-dohet, ne rast se nuk ua meson femijeve te vet gjuhen shqipe. E kjo, jo vetem per atdheta-rizem, por edhe per interesa utilitare e kulturore. Pushimet, plazhi, turizmi, vizitat tek te afer-mit e gjakut e gjinis, plazhi ne brigjet e detrave te ngoheta Adriatik e Jon, perbejne kenaqesi dhe i sherbejne shendetit. Atehere, pse keto vizita te mos behen ne atdheun e origjines, po ne vende te panjohura ? Perse femijet te humbasin gjuhen e te afermve, te gjakut te tyre dhe te te huajsohen me kulturen dhe shpirtin e te parve te vet !?

Te mesosh nje gjuhe te dyte eshte kulture e perfitim i padiskuteueshem, aq me teper kur ne «dushin» gjuhesor te jetes familjare gjuha mesohet me me lehtesi, me shpejt e me kosto te ulet.

Shqiptaret e Bosnjes, sipas nje emisioni televiziv, transmetuar para disa kohesh per te ruaj-tur identitetin e tyre kulturor, gje te cilen e kane arritur me plot sukses u ishin permbaj-tur, pervec te tjerash edhe dy kushteve themelore :

1. Martesat, vetem me shqiptar.

2. Ne shtepi flitej vetem ne gjuhen shqipe.

Qe te mbijetonin ne vend te huaj prinderit kerkonin nga femijet e tyre qe :

a). Te mesonin mire ne shkolle dhe

b). Te pervehtesonin zanatin e prinderve.

Kjo pervoje e bashkesise shqiptare ne Bosnje  kishte dhene rezultate per t’u patur zili e nga i cili mund te mesohet shume.

Raste te vezhguar direkt e per nje kohe te gjate:

Foshnja Emma. F. ka lindur ne nje familje, me nene shqiptare e babe irlandez. Ajo vazh-don rregullisht shkollen ne frengjisht(klasa III-te), ne gjuhen e vendit ku ka lindur dhe rritet. Ne shtepi, babai, ka komunikuar me te, vetem ne gjuhen angleze. Per rrjedhoje, ajo komuni-kon lirshem, me te jatin, vellain, me te vogel, Alex(Aleks) dhe  me te afermit, nga i jati ne an-glisht. Ne te njejten kohe, pra, paralelisht nena e saj, me prinderit e te afermit e vet kane ko-munikuar me voglushen ne gjuhen shqipe.

Keshtu, Emma eshte rritur ne mjedis familjar, ku jane perdorur e vazhdojne te perdoren paralelisht dy gjuhe(anglishtja e shqipja) dhe ne shkolle, vijon mesimet ne gjuhen frenge.

Fale inteligjences gjuhesore, Emma, ne moshen 8-vjecare komunikon, per t’u patur zili ne tri gjuhe( anglisht, shqip dhe frengjisht) dhe, sipas rastit perkthen nga njera gjuhe ne tjetren.. Tek ajo, ralle ndeshen ngaterrime te ketyre gjuheve midis tyre. Ka veshtersi, ve-tem ne shqiptimin e ndonje tingulli te gjuhes se nenes. Tek ajo, ka ndikuar per mire fakti i domosdoshem, ne kesi rastesh : babaj i saj, Kathal(Koholl) komunikon me te, vetem ne an-glisht, nena, Enkeleida, vetem ne shqip, ne shkolle komunikohet ne frengjisht. Faktor favori-zues kane qene edhe vizitat e saja, se bashku me prinderit, pothuajse cdo vit ne te dy vendet e tyre ne Shqiperi dhe Irlande gje qe ka bere te mundur komunikimin e saj me prinderit e te afe-rmit e babajt si dhe me bashkemoshataret ne Shqiperi. Ky rast mund te sherbeje edhe si model i nje martese te perzier te sukseshme.

Ne zoterimin shume te mire te gjuhes shqipe shquhen edhe Adriani e Enea, dy djemet e fa-miljes Gjergji e Valbona Malo, te cilet kurdohere u kane folur djemve vetem ne gjuhen shqip. Rol pozitiv kane luajtur edhe gjyshet dhe gjysherit, nga te dy prinderit si dhe vizitat e rregullta ne vendlindje.

Te njejtat merita mund te thuhen edhe per familjen e Artan Tahirit e Majlinda Alljasit ku dy femijet e tyre : Taulanti, 10 vjecare dhe Anna 5 Vjecare komunikojne mire e me lehtesi ne gjuhen e tyre amtare, pra ne gjuhen shqipe.

Pa diskutim, se raste te tilla ndeshen rendome ne jeten e perditeshme te familjeve te emi-

granteve shqiptare, cka do te thote se femijeve shqiptare nuk u mungon inteligjenca gjuhe-sore e cila jep mundesi per te pervetesuar gjuhe te ndryshme. Kjo eshte deshmi tjeter e rolit qe luan «Shkolla e Nenes» edhe ne emigracion per zoterimin e gjuhes amtare.

Ne keto raste spikasin, jo vetem atdhetarizmi i prinderve, por edhe vullneti dhe sakrificat qe kerkohen prej tyre per nje kohe te gjate. Shperblimi dhe mirenjohja per kete investim te shum-anshem do te shperblehen me mirenjohje.

5.  Gjuha shqipe ne emigracion dhe erozioni i harrimit

Dy jane kushtet(faktoret) objektiv te cilat favorizojne mesimin nga shqiptaret te gjuhes shqipe :

a). Rilindja e fuqishme e gjuhes shqipe ne hapsira te pamata ku kane emigruar shqip-ta-ret dhe

b). Mundesite e medha potenciale te moshave te reja per te zoteruar gjuhet e huaja.

Per keta faktor kemi bere fjale me lart. Ketu, desha te shtoj dicka per nje rrezik potencial i cili eshte i pranishem midis nesh. Behet fjale per procesin e kundert te kujteses, harresen.

Femijet dhe te rinjet mesojne, pa veshtersi, me me lehtesi e me shpejt se te rriturit gjuhet e huaja. Praktika tregon, se sa me te moshuar te jene personat qe emigrojne, aq me me veshtersi e kosto te larte e mesojne gjuhen e huaj dhe aq me i dukshem eshte theksi i tyre. Nje veshtersi e tille vrehet tek te moshuarit te cilet nuk e kane patur te mesuar, me pare gjuhen e vendit, ku per arsye te femijeve etj. u detyruan te emigrojne edhe ata.

Dukurite qe lidhen me pervehtesimin, ruajten, apo harrimin e gjuhes amtare ne vende te huaja perbejne objekt studimesh per shkencat linguistike, neuro-pikike, psikologjine e edukimit etj. Vazhdimisht hidhen hipoteza te reja dhe hapen shtigje te panjohura ne kete fushe kur levizjet per emigrim jane shtuar si asnjehere me pare.

Neyro-psikologet francez W. Penfield dhe E. Lennberg mbrojne pikepamjen, sipas se ciles zonat cerebrale pergjegjese per mesimin e gjuhes se huaj, me kalimin e moshe «kristalizohen» d.m.th., e humbasin plasticitetin e tyre, gje qe veshterson zoterimin e gjuhes se huaj. Kjo hipo-teze e ngritur, qe nga mezi i shekullit XX-te vazhdon te mbetet e diskutueshme.

Studjues te tjere i permbahen pikepamjes, se interferenca midis dy gjuheve perben shkakun e veshtersive qe paraqet mesimi i gjuhes se huaj ne moshe te rritur.

Shkencetaret francez Christoph e Paller kane krye studime eksperimentale mbi efektin e gjuhes se dyte mbi gjuhen amtare kur, kjo e fundit nuk perdoret. Sipas hipotezes se tyre kur nje person, ne moshe te re nuk e perdore fare gjuhen e vet amtare, ateher mund t’a harroje krejtesisht ate. Po ashtu, kur mesimi i gjuhes se huaj nis ne moshe te re pervete-simi i saj mund te jete, po aq i lehte sa c’eshte mesimi i gjuhes amtare.

Per kete studim ata perdoren nje grup adultesh(te rritur) korean te adaptuar nga familje fran-ceze, qe ne moshen 3 dhe 8 vjec. Ne momentin e studimit kishin kaluar 25 deri 20 vjet nga adaptimi i tyre.. Eksperimenti tregoi, se ata e kishin harruar krejtesisht gjuhen e tyre te nenes, ate koreane e cila ne foshnjeri kishte qene gjuha e tyre amtare. Ky harrim kishte ndodhur per shkak te mungeses se plote te komunikimit ne ate gjuhe.

Per te argumentuar kete perfundim ata ia nenshtruan studimit krahasues, me ane te teknikes se imazheve cerebrale ose imazherise nepermjet te rezonances manjetike. Vezhgimet desh-muan, se tek te dy grupet e subjekteve te marra ne studim( korean e francez) aktivizohej e njejta zone e trurit(Girusi temporal i siperm).

Si rezultat i mosperdorimit te gjuhes amtare ishte shkaktuar interferenca midis gjuhes se pare dhe asaj te dyte. Ne kete rast zona e trurit pergjegjese per gjuhen amtare ishte «kolo-nizua» nga gjuha e dyte, frengjishtja e per rrjedhoje femijet korean kishin harruan krej-tesisht gjuhen e tyre amtare.

Cfare perfundimesh mund te nxirren per femijet e emigranteve shqiptare ?

Ja disa nga deshmite e studjuesve te huaj. Fatkeqesisht studimet tonat  mungojne.

- Albanologu zviceran dr. Basil Shrader, zoterues i gjuhes shqipe dhe ndjekes i zellshem i mesimit plotesues te gjuhes shqipe ne Zvicer shkruan :

- «Me vjen keq, qe nje pjese e prinderve shqiptare ne mergim nuk ia dine rendesine mesimit plotesues dhe nuk i dergojne femijet ne keto shkolla, e qe eshte dem per ta. Nese do t’i conin femijet ne keto shkolla, ky do te ishte investimi me i mire i tyre per femijet dhe kombin e tyre.» E thene shqip dhe sakte : investim per femijet dhe per kombin.

- Profesoresha e gjuhes franceze, ne nje lice frankofon Sylvie Renard Hermodson mbi bazen e nje pervoje shumevjecare per bilinguizmin e femijeve keshillon : «Menyra me e mire per t’u bere zoterues i dy gjuheve eshte fakti qe duhet me qene i ekspozuar tek te dy gjuhet qe nga mosha me e re, sepse lehtesia e te mesuarit  varet nga mosha. Eshte shume me rendesi ta kesh nje kontakt te rregullt dhe stimulues me gjuhen nepermjet lojerave, leximit, kembimeve, tregimeve ne te dy gjuhet, duhet te jeni konseguent ne perdorimin e dy gjuheve.

Nje nga kriteret kryesore me duket se eshte fakti, qe secili prind le t’i flase gjuhen e vet fe-mijes, sepse keshtu mesohet per t’i dalluar dy gjuhet, duke mos i perzier. Duhet ta mesoni femijen per te folur me ju vetem me nje gjuhe dhe per te rezistuar me kete qendrim, qo-fte edhe ne se femija pergjigjet ne gjuhen tjeter.».

Kjo pedagoge insiston qe gjuha amtare duhet mesuar edhe me te lexuar, sepse kjo eshte kusht per suksesin e femijes edhe ne lemejt e tjere. Per me teper duhet te lexohet sa me shume literature ne gjuhen amtare dhe te diskutohet me femijet gjate tere periudhes shkollore per te zgjeruar fjalorin e tyre. Kjo kerkon,- vazhdon ajo,- angazhim serioz, por eshte perparesi ne edukimin e femije tuaj, qofte ne planin human, por edhe social.

Rruget dhe faktoret e tjere jane te shumte, rendesi ka qe ato te shfrytezohen e perdoren siste-matikisht. Permendim disa prej tyre :

- Njohja e femijeve me simbolet shqiptare :

- Ne radhe te pare kembengulja per t’u mesuar femijeve gjuhen shqipe ne mjedisin familjar, pastaj dergimi i tyre ne shkollen e mesimit plotesues ne gjuhen shqipe, ndjekja e kurseve te kesaj gjuhe, mesimet private etj.

- Te vjen mire, kur femijet mesojne dhe kendojne Himnin e Flamurit shqiptar, kendojne ke-nge shqiptare, kercejne vallet tona, degjojne muzike shqiptare, pajisen me rroba e flamur shqi-ptare, instrumente, objekte aristike shqiptare, mini buste, fotografi te Skenderbeut, Nene-Terezes, albume nga vendlindja, kaseta, vidokaseta etj. etj.

- Vizitat ne vendlindje, takimet dhe komunikimet, jo vetem me njerezit e gjakut etj. Keto ka-ne rendesi te vecante per mesimin e gjuhes shqipe e njohjen me kulturen e shprtin shqiptare.

- Terheqia e letersis per femije dhe asaj aristike ne gjuhen shqipe dhe stimulimi i femijeve per t’i lexuar ato.

- Gjetja e mundesive per t’u lidhur me stacionet televizive shqiptare me qellim qe femijet edhe perralat e filmat t’i shohin e degjojne ne gjuhen amtare. Ndjekja e emisioneve per vend-lindjen, programeve artistike, deri tek veprimtarite sportive si ndeshjet e futbollit etj.

- Perdorim nga femijet i internetit si mundesi lidhjeje me vendlindjen etj.

Ne kohen tone mundesite per mesimin e gjuhes amtare jane rritur ne mase te konsideru-eshme. Levizjet e panderprera te shqiptareve, vizitat e ndersjellta tek njeri tjetri-tjetri, komu-nikimt direkt etj. kane marre permasa te konsiderueshme. Veprimtaria e mediave te shkruara dhe atyre vizive po shtrihet perhere e me gjere, mjafton qe mos te mungoje deshira e vullnti per t’i shfrytezuar ato. Sic kemi theksuar eshte pozitiv edhe fakti i deshmuar nga sociologet, se emigrantet po rikthehe tek martesat shqiptare.

Deshta te theksoj nje detaj qe lidhet me mesimin poltesue te gjuhes shqipe : prej kohesh jane perdorur e vazhdojne te perdoren terma te ndryshme per kete tip te vecante shkolle. Une prej kohesh kam propozuar dhe perdorur ne shkrimet e mija termin(shih gazeten «Bota sot» etj. : «SHKOLLA SHQIPE E MESIMIT PLOTESUES NE DIASPORE, shkurt (SHSHMPD). Ne secilin shtet, apo vend shtohet emertimi perkates si SHSHMP ne Belgjike e keshtu me radhe.

Ky terme, me duket, se eshte me i pershtatshem, i sakte dhe praktik, sidomos ne gjuhen e shkruar. (Te gjitha nenvizimet jane te mijat (K.T.)

?

6.     Gjuha shqipe: Lashtesi, identitet etnik, krenari dhe peng nderi.

Praktika dhe nevojat jetesore i ka detyruar emigrantet shqiptare te mesojne dy e me shume gjuhe te huaja, sa qe, edhe te huajve u ka rene ne sy inteligjenca jone gjuhesore, d.m.th., aftesia per te zoteruar gjuhe te huaja. Kjo inteligjence gjuhesore e trasheguar, mbase e ka origjinen ne lashtesine e gjuhes shqipe, ne psurine tingullore dhe, pse jo edhe ne veshtersite qe paraqet ajo per t’u shqiptuar e mesuar nga te huajt.

Albanolog dhe gjuhetar te ndryshem kane dokumentuar lashtesin e gjuhes sone, por edhe veshtersine e saj per t’u pervehtesuar nga te huajt. Logjika e do qe ndertimi, disi i vecante i aparatit te te folurit, se bashku me mekanizmat perkatese neuro-fiziologjike te shqiptaret, ka qene dhe eshte i kushtezuar, jo vetem nga lashtesia e gjenit te races shqiptare, por edhe nga lashtesia e gjuhes shqipe, lashtesi e njohur, argumentuar e pranuar nga shkencetare te ndry-shem te botes.

Pa permendur hulumtimet e shumeta ne kete fushe po ju referohem dy studimeve bashkeko-hore me te fundit. Keshtu, filologu i shquar italian Guiseppe Catapano, sic shkruan pofesor Skender Riza  ka botuar librin «Thot-Tat parlava albanese», qe perkthyer do te thote : « Thoti -Tati fliste shqip», rezultat ky i nje pune kembengulese, me se 40 vjecare, bazuar ne veprat e shkrimtareve antike  dhe ne harmoni me pohimet e shume filologeve, historianeve dhe arkeologeve anglez, france, turq, arab dhe shqiptare. Sipas Catapanos, Thoti, perendia i diturise ka perpiluar herioglifet e lashta egjyptiane, alfabetin fonetik ne gjuhen e vet am-tare pellazgo-ilire-shqipe. Sipas tij kjo gjuhe eshte perdorur 12000 me pare, neperuidhen parahistorike, e cila konsiderohej si Ere Ilire, apo kulture pellazgjiko-ilire e shqiptareve te lashte.

Studjues te tjere po perpiqen te argumentojne perputhjen midis Pemes Gjenealogjike Gjene-tike te popullsive te ndryshme dhe Pemes Gjenealogjike Gjuhesore. Jo, me kot edhe rilinde-sit gjuhen shqipe e kane quajtur gjuhe hyjnore te cilen shqiptaret e kane ruajtur ne rrjedhen e shekujve dhe me krenari duhet t’ua percjellin brezave te ardhshem.

Gjuha shqipe duhet mesuar, sepse eshte gjuha e nenes, eshte gjuha e stergjysherve tane, eshte identiteti yne etnik e historik. Eshte e njohur dhe e pranuar se njeriu nuk mund t’u shmanget te pakten tri gjerave : Nenes qe e ka lindur, vendit ku i ka rene koka atij dhe te pareve te vet dhe gjuhes amtare.

Ne dhjetevjecaret e fundit shkencetaret po bejne perpjekje serioze per te gjetur ngjajshme-rite dhe ndryshimet midis pemes gjenealogjike te racave njerezor dhe pemes se gjuheve te ndryshme qe fliten ne bote.

Gjuha shqipe ze vend te vecante ne kete trung gjuhesh. Havald Witehall, profesor i lingui-stikes anglo-gjermane ne Universitetin Indiana(SHBA) thote se, shqipja eshte dega me e vjeter e trungut te familjes se gjuheve indoeuropiane. Si e tille,vazhdon shkencetari ajo nuk eshte degezuar me tutje, por ka mbetur si gjuhe e pare dhe e vetmuar.

Perputhjet e shumeta dhe ngjajshmerite midis Pemes gjenetike dhe asaj gjuhesore flasin per  mundesite e shpresat e medha per vertetimin, ne nje te ardhme te afert te kesaj hipoteze, me vlera te medha per historine, kulturen dhe gjuhesine.

Studjuesi i shquar Mathieu Aref(Arif Mati), ne nje punim, te cilit i ka kushtuar me se 30 vite te jetes akademike, perkthyer ne shqip sjell te dhena nga historia e lashte, arkeologjia,, antropologjia, mitologjia, etnologjia dhe gjuhesia me te cilat argumenton bindeshem prej-ardhjen e Ilireve nga Pellazget tane te famshem. Pellazget dhe Thrako-Iliret zinin nje territor te stermadh… « Sot territori i tyre strgjyshor eshte reduktuar sa te vjen keq dhe rende-sia e qemocme ka perfunduar ne nje hiq. Por krejt ndryshej, ata kane ruajtur pothuajse te paprekur traditat e tyre mijeravjecare dhe, mbi te gjitha, gjuhen e tyre, e vetmja fosile e gjalle qe ka shpetuar nga Pellazget e «lashte».

«Nga populli Pellazg mbeten vetem Thraket(nder te cilet Getet, Daket, Maqedonet dhe Ili-ret(nder te cilet Epirotet.)

Ja pse, une e cilesoj «Thrako-Ilir» kete qyteterim dhe te fundit pellazg dhe gjuhen e tij pellazgo-shqiptare.» (f. 581.)

Kjo lashtesi perben krenari te ligjeshme per te gjithe folesit e perdoruesit e kesaj gjuhe.

Dygjuhesia(bilinguizmi), madje shumegjuhesiae vrehet ne vende ndryshme te botes. Ke-shtu, p.sh., dihet, se ne Belgjike, nxenesve u kerkohet, qe te mesojne, te pakten dy gjuhet zyr-tare: frengjishten e flamishten, shpesh edhe anglisht, ose gjermanisht. Nderkohe, femijet e emigranteve, nga vende te ndryshme te botes, ne shtepi komunikojne ne gjuhent e tyre amtare.

Perfundimi: kur ekzistojne kushtet dhe lind nevoja e mesimit te gjuheve te huaja femijet e te rinjet i kane mundesite potenciale mendore dhe nuk u mungon inteligjenca gjuhesore-(li-nguistike) per te pervehtesuat gjuhen amtare, krahas gjuhes se vendit ku jetojne. Mbase eshte unikale qe shqiptareve, ne kushtet e emigrimit u eshte dashur e vazhdon t’u duhet qe te meso-jne te gjitha gjuhet e vendeve te ndryshme te globit ku ata kane emigruar.

Nga Kanadaja e larget, nje gazetar u drejtohet shqiptarve, qe te mesojne te gjitha gjuhet e botes, madje edhe te djallit, po te lind nevoja, por gjuhen shqipe, gjuhen e nenes te mos e harrojne. Prandaj mesimi i gjuhes shqipe eshte peng nderi per cdo shqiptare kudo qe ai te kete lindur apo jeton.

Ne te njejten kohe, gjuhetari i shquar S. Riza, personalitet i spikatur ne lemin e gjuhesise shqiptare, zoterues i 12 gjuheve te huaja pohonte se : «Mesimim i nje gjuhe te huaj be-het fare mire nepermjet te ballafaqimit me gjuhen amtare, se pa ditur mire gjuhen am-tare nuk mund te pervetesosh mire as gjuhen e huaj». Me tej ai theksonte se : « …Eshte me e fryteshme qe te mesohet shume mire nje gjuhe e huaj, ne ballafaqim me gjuhen amtare, se sa disa shkel e shko». (Neneviz. KT)

Vleresuar ne kendinveshtrimin atdhetar dhe artistik  rilindasit, ne te njejten kohe gjuhe-tare e  njohes te shume gjuheve te huaja u shpalosin shqiptarve vlerat, bukurite edhe rende-sine e gjuhes shqipe.

- / Gjuha jone sa e mire !/ /Sa e embel, sa e gjere !/ / Sa e lehte, sa e lire !/ / Sa e bukur, sa e vlere !/ (Naimi Frasheri).

- Mjeda vinte ne spikame :  / Nji keto, gjuh’ qe jam tue nie./ / Jane te bukura me temel./ / Por, mbi to’ si diell pa hije,/ / Tanave shqipja ua del./

- Fishta i madh,  nuk kursen, asgja,madje as mallkimin per ata shqiptare, te cilet, pa qene nevoja, ne vend te gjuhes amtare perdorin gjuhen e huaj.

/ Pra mallkue !, njaj bir Shqyptari,/ / qi kete gjuhe te Perendis,/ / trashegim qe ja la i Pari,/ / /trashegim s’ia len ai fmise;/ edhe atij ju thafte, po, goja,/ /qi e perbuz kete gjuhe hyjnore;/ / qi n’ gjuhe t’ huej kur s’asht nevoja,/ / flet e t’veten e len mbas dore. /

Rilindasi, Filip Shiroka, nga Kairoja ju drejtohej bashkeatdhetareve :

- «Kurre nuk kemi te drejte te quhemi komb i qyteteruar, sado qe te mesojme gjuhe te huaja, sepse kombi nuk qyteterohet vetem me mesimin e gjuheve te huaja, por me mesimin e gjuhes se vet !»(nenviz. K.T.)

A nuk eshte me te vertete frymezues shembulli i pasardhesve te Frasherlinjeve te Per-metit prej te cileve brezi i trete dhe i katert e zoterojne gjuhen shqipe me goje e me shk-rim, pa permendur deget e tyre te rikthyera ne Shqiperi.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora