E shtune, 02.11.2024, 03:29 PM (GMT)

Kulturë

Remzi Salihu: Poezi nga Erich Fried

E premte, 12.09.2014, 06:12 PM


ERIH FRID

Erih Frid (Erich Fried) u lind më 1921 në Vjenë. Pas pushtimit të Austrisë nga fashizmi, ndiqet prej regjimit të atëhershëm dhe detyrohet të mërgoj në Angli. Prej vitit 1968 ka punuar si shkrimtar dhe përkthyes i lirë. Deri në fund të jetës së tij jetoi në Londër. Pas luftës Austria ia ka mun­dësuar kthimin, të bëhet shtetas i saj. Ai këtë privilegj e ka pranuar. Ka botuar mbi tridhjetë libra me poezi. Për këtë punë kreative është shpërblyer shumë herë dhe ka marrë dhuratën e Shilerit (1965). Dhuratën shtetërore Austrisë (1973, kurse të hollat ua jep për ndihmë popullit palestinez). Dhuratën internacionale të botuesve (1977). Shpërblimin e qytetit të Vjenës (1980). Shpërblimin e qytetit të Bremenit (1983). Si laureat i dyfishtë, po në të njëjtin vit do të marrë pjesë në Takimet e Tetorit në Beograd. Ky poet është marrë edhe me përkthime. Ka përkthy­er nga anglishtja, hebraishtja, greqishtja etj. (Shekspirin. Dylan Tomasin, T.S. Eliotin, Sylvia Platin etj. Veprat më të njohura të tij janë ‘‘Gjermania” (Deuts­chland) 1944, ‘‘Austria” (Ostreich) 1945. ‘‘Poezi” (Gedichte) 1958, ‘‘Një ushtarë dhe një vajzë” (Ein Soldat und ein Madchen) 1960‚ ‘‘Poezi paralajmë­ruese”, (Warngedicht) 1964, “dhe Vietnami dhe” (und Vietnam und) 1966. ‘‘Këmbët e rrenave të mëdha” (Die Beine der Grosserer Lugen) 1969, ‘‘100 poezi pa atdhe” (100 gedichte ohne Vaterland) 1978, ‘‘Poezi dashurie” (Liebesgedichte) 1979, ‘‘Kërkimi i afrisë” (Das Nahe suchen) 1979 etj.

Në poezinë e Erih Fridit pasqyrohen  mendime për botën bashkëkohore me një shkathtësi intelektuale. Me anën e lojës së fjalëve poezinë e vë në mbrojte të njeriut dhe botës. Fridi gërsheton një rrugë të re në poezinë gjermane. Në vargjet e këtij poeti nuk kërkohet largësia, por afria e fqinjësia midis njerëzve, madje edhe në poezitë më të hidhura politike qëndron grotesku i solidaritetit me afrinë.

 

NJËZET E TETË PYETJE

 

Unë kam shtatë pyetje:

Si do tu bëhet jeta njerëzve?

Unë kam pesë pyetje

(nga një për secilin gisht):

Si do ta duroj kohën

Derisa ne përsëri të takohemi?

 

Unë kam katër pyetje

(për ty) pas gjetjes së katër fletëve të tërfilit

Unë kam tri pyetje

(të moçme) për ty dhe dëshirat tua

Unë kam dy pyetje:

çka të bëhem për ty dhe çka nuk guxoj të bëhem?

Unë kam një pyetje

Si të të shoh ty të lumtur?

 

 

AFRIA

 

Kur jam shumë larg prej teje

dhe kur i mbylli sytë

dhe kur i hapi buzët

unë ndjej shijen tënde të shijshme

pa sapun dhe pa pomade antiseptike

vetëm pranë teje

dhe përherë pranë teje

gjatë kohë mendoj për ty

dhe nganjëherë për ne

për ty dhe për mua dhe vetëm për ty

 

Por kur jam pranë teje

kur ty të puth dhe të pi

prej teje marr frymë

dhe nxjerri frymë dhe përsëri marr frymë

Kur unë me sy të hapur

Pothuaj  kurrgjë nuk shoh

Krejtësisht i varrosur në ty

në lëkurën tënde

në flokët tua dhe batanijen tënde

që kundërmojnë aromën tënde të këndshme

pastaj mendoj për fytyrën tënde

atje lartë

dhe duke shkëlqyer tani

ose duke u stolisur bukur nëpër frymën e vrullshme

dhe mendoj për fjalët tua

të urta e të sakta

dhe për përlotje tënde herën e fundit

në dritaret e trenit

 

Kur jam pranë teje

ka shumë ndarje

por kur jam pa ty

ndjej afrinë dhe ngrohtësinë tënde

 

 

KAÇUBË ME GJETHE SI ZEMRA

 

Shi i ngrohtë vere:

Kur bie një pikë e rëndë

dridhet i tërë gjethi

siç dridhet përherë zemra ime

kur bie yt emri

 

 

ÇKA ËSHTË JETA

 

Jeta është uji i vakët

Në banjën time

 

Jeta

është zemërimi

nga padrejtësitë e vendeve tona

 

Uji vakët

nuk mjafton

Unë duhet të llokoçitem brenda në të

 

Goja ime në gjirin tënd

nuk mjafton

Unë  duhet ta puthi atë

 

Zemërimi nga padrejtësia

nuk mjafton

ne duhet edhe këtë ta hetojmë

 

edhe diçka kundër diçkaje

Kjo është jeta

 

 

TË ERRËSUARIT

 

Këto zogj të përhitur

Ma kanë copëtuar bukën

Dhe mishin tim

Dhe më në fund

E kanë ngrënë edhe sqepin e vet

 

Asnjëri prej tyre

nuk do të jetë Kaini

dhe asnjë far Abeli

kush do të jetë i kafshuar?

Kush kujt do t’ia kafshojë sqepin?

 

Dhe pa sqep

Ka vetëm kërcëllime

Pa sqep një zog përrallor

nuk mund të këndoj

 

as nderin e thinjur

as edhe në shtrëngesë të madhe

bile kur ai nuk është këtu  fare

mund të cicërojë vetëm ngjirur

 

zogu im

që nuk ekziston

fillon të cingëllojë

përsëri ngjirur

 

a do të jetë mbeturina

me zë më të lartë

ose më ulët se  ai?

 

 

TAKIM I RASTËSISHËM

 

Unë shikohem në pasqyrë

Afrohem afër e më afër

Goja ime puth gojën time

por veten s’mund ta marrë në gojë

as s’mund ta ha

as s’mund ta gëlltis

Prandaj unë rri këtu

 

 

ETNOGRAFI

 

Një fis i egër

Ka ngrënë mish të helmuar

Dhe vdiq në sheshin e katundit të vet

Nga një përpëlitje e tmerrshme

 

Dy etnologë

Fluturuan nëpër atë mal të paprekur

Dhe xhiruan një film me ngjyra

Për atë tokë dhe ata njerëz

 

Nga ky incizim

Shkruan librin e tyre

MODEL ME TRUP TË SHTREMBËRUAR

NË VALLEN E SHPREHUR TË NJË

FSHATI

 

 

RENACAKU

 

Ai u thotë fëmijëve

Mos u frikësoni

Nga njeriu i zi

Se s’ka më njerëz të zinj

 

 

MARATONI

 

Kthehu me vrap për në qytet

lajmëroje fitoren e dashurisë

tatëpjetë ranishtës

Mos kurse veten gjatë  rrugës

 

Këmba e djathë

fati në fillim të fatkeqësisë

këmba e majtë

fatkeqësia në fillim të fatit

 

Me cilin hap

E ke filluar rrugën

Cila gojë

Thërret  NE KEMI FITUAR

 

 

DEFINICIONI

 

Një qen

që vdes

ai dinë se

vdes

si një qen

 

dhe ai do të thotë

që e dinë

se vdes

si një qen

është një njeri



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora