Kulturë
Gëzim Llojdia: 43 Prefektët e Vlorës
E enjte, 11.09.2014, 07:33 PM
43 PREFEKTËT E QARKUT TË VLORËS NË NJË SHEKULL
Nga Gëzim Llojdia
1.
43 prefektë nëpër udhë përshkimin 100 vjecarë të studiuesit Enver Memishaj Lepenica nga vitet 1912-2012, kanë qeverisur qarkun jugperëndimor të Vlorës.
Trandje historike megjithë gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. Ato zbresin,në fakt varen nga mjegullinat nëpër kohën tonë,mbi 100 vjet më parë, zbradhen.Atëherë, Vlora në suazë të qafës së Topit dhe detit ka ruajtur formën e vet,qyteti dhe qarku deri në kilometrin e fundit.Qarthuar brenda këtij elipsi gjërash,horizonti shfaqet në orbitë.Studiuesi Enver Memisha Lepenica ka sjell dokumente të reja për ata që kanë qeverisur qarkun e Vlorës. Të 43 prefektët e qarkut të Vlorës.
Për 500 vjet llogaritet guaska e rëndë e perandorisë osmane.
Gjatë
kohës se pushtimit te Shqipërisë nga Turqia,shkruan E.M.Lepenica, Vlora ka qene
nënprefekture (Kaza), qe varej nga Berati qe ishte prefekture (Mutesarifllek)
dhe Berati vete varej nga Janina qe ishte vilajet.Sipas sistemit administrativ
të asaj perandorie, në ndarjet administrative të sipërme, funksiononte një
këshill i përberë prej nëpunësve të lartë, të vendit, dhe prej katër anëtareve
te zgjedhur prej popullit me vota te tërthorta. Kjo forme e këshillit
administrativ funksionoi afërsisht edhe në kohën e mbretërisë shqiptare. Në
vitet e fundit të pushtimit të Vlorës nga Perandoria. Në vitet e fundit të
pushtimit të Vlorës nga Perandoria Otomane,
thotë E.M.Lepenica,shërbyen në
Në vitin 1911, para shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, prefekt i Vlores ka qene Ajet bej Libohova. Emërimin e tij prefekt e shpjegon Prof. dr. Pellumb Xhufi: "Myfit bej Libohova ka pare gjithnjë interesat e tij dhe asnjëherë interesat e atdheut të tij. Në vitin 1911, kur shqiptaret në Jug, morën armët dhe kërkuan lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, Myfit bej Libohova me ndjenja osmanofile dhe nën ndikimin e qarqeve shoviniste greke, ndërhyri për të sabotuar kryengritjen duke mashtruar me premtime krerët e sajë. Myfit beu që ishte deputet, i shkruante Portës: "Toskëria është me ju!" Për këto merita Porta e Larte pranoi të hapte një shkolle fillore ne Gjirokastër dhe te emëronte vëllain e tij Ajet bej Libohovën, kajmekam, prefekt, të Vlorës"."
Me rënien e guaskës osmane kur pritej të ndodhte riparimi i kohës,vërshuan,fqinjët serbet,ushtri që infektonin vdekje. Pushtime pushtuesish ndërmerren ekspedita ndëshkimore në tokat e shqiptareve.
Grekët,malazezet, austro-hungarezët,francezët,italianët vërshuan nëpër kohën turbulluese të viteve ‘14-‘20,kurse në kohën pushtuese të luftës së dytë, fashistët e përtej detit dhe nazistët e Rajhut të tretë. Në këtë babiloni pushtuesish,pushtimet sillnin kohë të tmerrshme pushtimi .Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi. Në këto kushte, çdo popull do ta kishte humbur toruan. Dhe e humbën mjaftë kombe. Ndërkaq mbijetuam deri së fundit ata të Kosovës ,viti intervenimit të NATOS ,përpara këtyre katastrofave,ku riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë,e shtuan qëndresën duke shtuar edhe shumëzimin.
Duke
vijuar më tej studiuesi Lepenica sjell kohën e shpallesh së indipedencës së
shtetit :Pavarësia dhe hapat e pare te shtetit shqiptar. Qeveria e Vlorës
proklamoi ne gazetën zyrtare te saj "Perlindja e Shqipërisë", dt. 22
nëntor- 13 dhjetor 1913,"Kanuni i përshtatshëm i administratës civile te
Shqipërisë".Kanuni përcaktonte ndarjen administrative: prefektura,
nënprefektura, krahina. Prefekti ishte titullari me i larte i prefekturës.
Autori na sjell në vëmendje:Vlora është shpallur për here te pare prefekture,
duke pasur ne administrim edhe Fierin, nga qeveria e përkohshme e Ismail
Qemalit në vitin 1912 dhe po këtë vit u emërua edhe prefekti i pare i saje ne
Shqiperine e pavarur, Refo Capari nga Cameria, i cili nuk mundi te arrinte ne
Vlore per shkak te bllokimit te rrugëve nga Greqia, ne këtë situate u emërua
Ahmet Durmish Xhafaj nga Karbunara e Vlorës. Komisioni Ndërkombëtar i
Kontrollit hartoi kushtetutën e pare te shtetit shqiptar qe u quajt"
Statuti Organik i Shqipërisë" i përbëre nga 17 kapituj. Sipas kësaj
kushtetute, vendi ndahej ne 7 sanxhaqe: Elbasani,Shkodra, Dibra, Durrësi,
Berati qe përfshinte dhe Vlorën, Korca dhe Gjirokastra. Kjo ndarje
administrative mbeti ne fuqi edhe kur erdhi në Shqipëri princ Vidi, pra Vlora
ishte nënprefekturë, qe varej nga Berati. Ky veprim i revoltoi vlonjatet.
Patrioti Muco Qulli aso kohe në
Pavarësisht nga kundërshtimet me 25 prill 1914 u publikua ndarja administrative e Shqipërisë në shtatë prefektura: 1.Shkodra, 2.Elbasani, 3. Durresi, 4. Berati, 5. Korca, 6. Gjirokastra, 7. Drini. Vlora mbetej nënprefekturë dhe varej nga Berati si ne kohen e Turqisë. Me pas me datën 2 maj 1914, me urdhër te Mbretit Princ Vidit Vlora u shpall prefekture dhe prej asaj kohe mbeti e tillë.
Gjate kohës se pushtimit nga Italia 1915 - 1920.Vlora u pushtua prej Italisë me 25 dhjetor 1914 dhe gjate kohës pushtimit, aktet e prefekturës nënshkruheshin nga prefekti, këshilltari italian, sekretari i përgjithshëm Ali Asllani dhe prej Imer qe ishte caktuar si sekretar i këshillit administrativ; por që ne Këshill nuk ekzistonte, pasi vendimet dhe aktet e prefekturës interesin e pushtuesit Italian. Në prefekture, si përkthyes ishte një ermen i quajtur Enriko Komaski ish gjyqtar në kohen Turqisë. Rishpallja e Pavarësisë se Shqipërisë në vitin 1920. Në përfundim të Luftës së Pareë Botërore, shqiptaret për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi i fqinjëve, në janar te vitit 1920, mbajtën Kongresin e Lushnjës dhe bënë Luftën e Vlorës, 5 qershor deri 2 gusht 1920, duke rishpallur Pavarësinë Kombëtare. Ata formuan qeverinë me në krye Sulejman Bej Delvine dhe morën masa për riorganizimin e brendshëm të vendit.Ligji i pare organik "Për prefektin", u hartua ne vitin 1923. Prefekti sipas atij ligji varej nga Ministria e Punëve te Brendshme.
2.
Dokumenti më i rëndësishëm është jo vetëm jetëshkrimi i personaliteteve, që kanë udhëhequr qarkun jugperëndimorë, por edhe të dhënat, që flasin për :Prefektët që vdiqën në atdhe,prefektët që u pushkatuan pa gjyq dhe me gjyq. Prefektët që vdiqën në burgjet komuniste. Prefektët që vdiqën në emigracion.Prefektët që ranë dëshmorë për lirinë e atdheut.
Në kategorinë e parë studiuesi Lepenica ka përfshirë të gjithë prefektët që vdiqën në atdhe. Lista që sjell studiuesi E.M.Lepenica përfshinë:Ahmet Durmishi 1937; Rauf Fico 1944; Fehim Leskoviku 1954, i internuar; Osmen Haxhiu 1937, i persekutuar; Zenel Prodani 1969, i burgosur; Faik Bregu 1972, i internuar nga fashistet, i persekutuar nga komunistet; Halim Gostivari 1927; Rustem Ymeri 1972, i persekutuar; Rasim Kalakula 1938; Abedin Nepravishta 1975, i internuar nga fashistet, i burgosur dhe internuar nga komunistet; Abdurrahim Hoxha, 1946, i persekutuar; Tafil Boletini 1970, i persekutuar nga UDB-ja dhe komunistet shqiptar. Në një listë tjetër janë përfshirë :Prefektët që u pushkatuan pa gjyq dhe me gjyq.
Në territorin e kësaj liste janë emrat :Qazim Koculi 1943,Niman Ferizi 1937, Qazim Bodinaku 1939,Zef Kadarja 1945,Lele Koci 1943,Vizhdan Risilia 1947.
Prefektët që vdiqën në burgjet komuniste. Qazim Kokoshi 1947; Ismet Kryeziu 1952; Sadik Metra 1955. Prefektët që vdiqën në emigracion.Refo Capari 1944; Nexhip Basha 1952; Bajram Fevzi 1928; Vasil Kalluci ?; Faik Quku 1963; Vehip Runa 1957; Ahmet Myftari ? Prefektët qe ranë dëshmorë për lirinë e atdheut.Johan Thomson 1914, Seit Qemali me te birin Sezaiun 1944, Dulejman Cela 1943.
Lista e prefektëve të Vlorës në 100 vjetët e fundit.
PREFEKTÈT E QARKUT TE VLORES GJATE 100 VJETEVE
1912 - 2012
|
Periudha 1912 - 1938, ngritja dhe konsoiidimi i shtetit shqiptar |
||||||||
|
Refo Capari |
Camèri, 1884- 1944 |
|
Nuk e ka ushtruar detyren. |
|||||
2 |
Ahmet Durmishi |
Karbunare, Vlorc. 1872-1937 |
|
1912- Gusht 1913 |
|||||
|
Rauf Fico |
Jemen, Arabi, 1881-1944 |
|
1.2.1914-30.4.1914 - 1925 |
|||||
|
Nexhip Basha |
Peje, 1877 - 1952 |
|
1.5.1914-30.10.1914 |
|||||
|
Fehim Leskoviku |
Leskovik, 1861 - 1954 |
|
Gusht 1913-1.5.1914 |
|||||
|
Osmèn Haxhiu |
Vlore. 1885 - 1937 |
|
1.11.1914- 22. 2.1917 |
|||||
|
Seit Qemali |
Kaninc. Vlorè. 1881 - 1944 |
|
22.2.1917- 1.9.1920? |
|||||
|
Qazim Kokoshi |
Vlorc, 1882 -1947 |
|
15.6.1920-5.4.1921 |
|||||
|
Qazim Koculi |
Kocul, Vlorc, 1883-1943 |
|
1921 |
|||||
|
Bajram Fevziu |
Kolonjè, 1884 -1928 |
|
22.1.1922-10.8.1923 |
|||||
|
Zenel Prodani |
Kolonjè, 1886-1969 |
|
1.11.1922 22.12.1927-25.8.1930 |
|||||
1 |
Faik Bregu |
Libohovè, 1884- 1972 |
|
11.8.1923 - 11.10.1923 |
|||||
|
Halim Gostivari |
Gjakove, 1878 -1927 |
|
18.1.1924- 30.6.1924 |
|||||
|
Niman Ferizi |
Gjakove, 1892 - 1937 |
|
1.7.1924-31.12.1924 |
|||||
|
Qazim Bodinaku |
Tirane, 1894- 1939 |
|
Shtator 1922-1.11.1922 17.5.1925 -24.2.1926 - 1927 |
|||||
|
Dulejman Cela |
Patin. Burrel, 1894 - 1943 |
Zévendès |
1926 - maj 1926 |
|||||
|
Rustem Ymeri |
Dibcr. 1897 - 1972 |
|
Mai 1926-23.12.1926 |
|||||
|
Vasil Kalluci |
Lunxhcri, 1885 - ? |
|
1.1.1925 -20.1.1925 23.12.1926-8.4. 1927 |
|||||
|
Rasim Kalakula |
Gjirokaster, 1884-1938 |
|
9.4.1927» |
|||||
|
Zef Kadare |
Shkodèr. 1892 - 1945 |
|
22.12.1927-25.8.1930 |
|||||
|
Ismet Kryeziu |
Gjakove. 1888 - 1952 |
|
1928 - 31.12.1930 |
|||||
2 |
Abedin Nepravishta |
Kuc. Vlore, 1889 -1975 |
|
1931 - 10.9.1933 |
|||||
|
Sadik Metra |
German, Mat, 1884-1955 |
|
1 1.9.1933 - 1936 |
|||||
|
Abdurrahim Hoxha |
1878 - 1946 |
|
1937-qershor 1939 |
|||||
Periudha 1939- 1944 pushtimi nazitashist |
|||||||||
|
Faik Quku |
Shkodèr, 1899 - 1963 |
|
.6. 1939-31.7.1941 |
|||||
|
Tafil Boletini |
Boletin, 1888- 1970 |
|
1.8.1941 -30.10.1941 |
|||||
|
Lele Koci |
Labovè, 1891 - 1943 |
|
19.1.1942-5.1.1943 |
|||||
|
Veip Runa |
Nivic, Kurvelesh. 1895-1957 |
|
1942 |
|||||
|
Ahmet Myftari |
Mat, ? |
|
6.1.1943-30.9.1943 |
|||||
|
Vizhdan Risilia |
Risili, Vlorc, 1900 - 1947 |
|
1.10.1943 -1.11.1944 |
|||||
Periudha 1945 — 1990, gjate diktaturés komuniste
|
|||||||||
Periudha 1991-2012, gjate ndérrimit te demokracise
|
|||||||||
Bahri Shanaj |
Gracan, Mallakaslér. 1943 |
|
1.7.1994-15.1.1997 |
|
|||||
Afrim Haci |
Borsh, Sarandè, 1933 |
|
15.1.1997-31.5.1997 |
|
|||||
Tare Hamò |
Vlore, 1945 |
|
1.8.1997 -30.11.2001 |
|
|||||
|
Fatos Hamiti |
Vlore. 1951 |
|
1.12.2001-9.5.2002 |
|||||
|
Shpétim Gjika |
Vlore. 1962 |
|
10.5.2002-30.9.2003 |
|||||
|
Bashkim Habili |
Gjorm, Vlore, 1955 |
|
1.10.2003 - 30.9.2004 |
|||||
|
Artan Nelaj |
Vlorè. 1948 |
|
1.10.2004-10.10.2005 |
|||||
|
Kreshnik Alimerko |
Vlorc. 1968 |
|
11.10.2005-28.2.2007 |
|||||
|
Dorotea Konomi |
Vuno, Vlore, 1949 |
Zevendes |
1.3.2007 -30.10.2007 |
|||||
|
Xhevair Rexhepi |
Lepenicè, Vlorè, 1961-2008 |
|
1.11.2007-20.6.2008 |
|||||
|
Akil Danushi |
|
Zevendés |
21.6. 2008-31.8.2008 |
|||||
|
HasaN Halili |
Dukat, Vlorè. 1943 |
|
1.9.2008-30.10.2010 |
|||||
|
Eduard Velcani |
Berat, 1959 |
|
1.11.2010 -Vazhdon |
|||||
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
3.
Një analizë e hollësishme e këtij botimi meriton vëmendje. Është ky botimi i parë dhe i plotë për historikun e një institucioni të rëndësishëm si është ai i prefektit. Është ky botimi i parë dhe i plotë për historinë e prefektëve të qarkut të Vlorës.
Çfarë ka sjell studiuesi E.M.Lepenica?Për herë të parë lexuesi njihet me personalitetet që kanë qeverisur këtë qark, brenda një shekulli ,pra që nga kohët kur u shpall independenca e shtetit deri në vitin 2012. Së dyti: janë dhënë të dhëna të hollësishme biografike për çdo prefekt nga kohë-ardhja në jetë deri në kohë-shuarjen definitive të tyre. Kjo frazë përkthehet: Autori ka gjurmuar çdo të dhënë nëpër arkiva, botime, muzeume . Çdo dokument gjendet në kohën duhur .Arkiva e një institucioni është në një botim serioz :”Prefektët e Vlorës 1912-2012”.C
apitjet e studiuesve nëpër arkiva janë një ogur i mbarë për ardhmin e këtij vendi .Fakti ,që nëpër arkiva sot gjenden pak dokumente tregon se memoria jonë ka qenë e cunguar. Mjaftë dokumente, që mungojnë sot nëpër arkiva po plotësohen nga puna e studiuesve shqiptarë si është rasti i botimit :”Prefektët e Vlorës 1912-2012” i studiuesit Enver Memisha Lepenica.
4.
Dihet se historiografia i referohet të dy studimit të metodologjisë së historianëve dhe zhvillimin e historisë si një disiplinë, dhe gjithashtu për një trup të punës historike në një subjekt të veçantë.Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore..Historiografia e një temë të veçantë mbulon se si historianët e kanë studiuar këtë temë duke përdorur burime të veçanta, teknikat dhe qasjet teorike.Cilat janë burimet historike ? 1.Burime materiale 2.Burimet e Shkruara, 3.Burimet gojore.Autori i ka përdorur mjaftë me efikasitete të gjitha llojet e burimeve ,gjë që ka siguruar një matërial të pasur .Ka mjaftë dokumenete të reja dhe të panjohura më parë.Sygjerim:Një botim kaq serioz me të dhëna dokumentare përbënë një libër të pazvedësueshëm për arkivin e një institucioni.Ky botim fare mirë mund të futej në përdorim në shkollat tona në lëndën historia e institucioneve të shtetit shqiptarë .Për të mëritur deri në këtë pikë,autorit i duhet sipas gjykimit tim, që në një ribotim të hiqte disa pjesë të tepërta të cilat që më tepër janë qasje për një botim tjetër si dhe dhe dalin jashtë kuadrit për të cilit është ndërtuar ky botim.Kështu libri mund të filloj në faqen 15 duke hequr parathënien si dhe disa pjesë të tjera që i përkasin autorit si dhe paragrafët në faqe 117 kurt flitet për personalitetin e E.B Vlorës, varianti i ngritjes së flamurit.Burimi nga ku mund të jetë mbështetuar autori tregon se është i trubulluar. Autori në botimin e dytë :kryetarët e bashkisë së Vlorës ka një pasqyrim realist të kësaj figure për familjen e shquar Vlora,sigurisht dhe pinjollët e saj.Autori ndërkohë që i duhet të bëjë një kompromis me veten për disa ngjarje të cilat koha do ti gjykojë.Një libër shkruhet për të gjithë pavarësisht bindjeve politike dhe situatave kohore që kanë rrjedhur .Ky sygjerim vlen për ribotimin nga autori,ndërkohë që ky botim përmban të gjitha kërkesat, për një libër historik i shkruar me parametra dhe mbi të gjitha përmban një studim të mirfilltë shkencor për personalitet që,kanë qeverisur prefekturën e Vlorës në një hark kohor, prej një shekulli.