Kulturë
Bejtullah Sadiku: Pranimi
E marte, 09.09.2014, 06:42 PM
Sot mbushen plot 23 vjet nga pavarësimi i Maqedonisë- FYROM apo…nga shkëputja e federatës jugosllave. Që atëher, ja si i shikoja unë, ku edhe sot raportet akoma janë si para 23 viteve. Lexo:
Shkruajta dje, të lexojmë sot, e që të veprojmë nesër!
Botohet për herë të parë, enkas në portalin: „ ZEMRA SHQIPTARE“
Autor: Bejtullah Sadiku
PRANIMI
(Anerkennung)
Sot në botën mbarë
u hap lajmi ne çdo anë,
disa shtete fituan pavarësi,
që të jetojnë n´liri e demokraci.
Shumë kënaqësi,
për dikend lakmi
e ca tjerë xhelozi,
per këte Anerkennung të ri.
Kjo qe vërtetë diplomaci,
por dikushi ende jetonte n´huti,
me mendjen plot fantazi
se ende do te ngel n´Jugosllavi?!
I mençur po, por jo edhe inteligjent,
skuptoj dot se Europa t´ngul n´vend.
Dalëngadalë, por pa u hamend,
për dëshira të pavarësisë që i çon n´vend!...
Dymbëdhjetëshi Europjan,
me Komisionin Arbitrarë,
të udhëhequr nga i fuqishmi shtet - D
që lufton për të drejta, si për popull t´vet.
Për të vërtetën e njëmendësinë,
lakminë e xhelozinë,
tjerët vazhduan diplomacinë,
që edhe ata tëfitojnë shtetësinë.
Fjala u tha, në deklaratën që u dha.
Demokraci-duam e kërkojmë,
dëshirat e të gjithëve do t´i plotësojmë,
që në vehte, pavarësinë të fitojmë.
n´parlament u aprovu,
nga deputet u nënshkru
por kerkesat: mbetën pa u plotësu.
Kjo ishte, për ta vetëvrasje,
atak i madh edhe per gjithë ne,
ku na detyruan të veprojmë,
ashtu si dimë e t´ na konvenon.
Populli veç u grumbullu
Nga ca lider u organizu,
që edhe n´referendum me shku ,
po kësaj rradhe për vehte me votu,
nën „Autonomi teritoriale e politike“ me jetu...?!
Votimet për Referendum,
patën jehonë e bërën buuum.
Vonoj pranimin që e deshtën shumë,
po le ta dinë se sa janë të sëmurë.
Dështon s´dështon do të pranojnë,
se pa ne s´mund të jetojnë.
Plotësoni kërkesat, që bashkë të jetojmë,
e ndoshta kështu, pavarësinë do t´ju pranojnë.
A kujtuat aq lehtë me ne?
I harruat fqinjët, miqët e vëllezërit mbi ne!
Si fqinjë e kojshi as për emrin s´duan me u ndi!!!
Kjo gjë e paraparë, pas shumë vjetësh u bë e ngjarë.
Shokë, zotërinj, mendonjit ma me kohë,
që punët mos ju ndryshojnë ndërkohë,
se do të ishim, ndoshta të gjithë më të qetë,
që pa frikë lufte e ankthi do t´ kishim mbetë