Kulturë
Poezi nga Bejtullah Sadiku
E diele, 07.09.2014, 12:28 PM
Dy poezi nga retrospektiva (por aktuale) te botuara para 22 vitesh ne „Fjala e lire“ Elbasan-Shqiperi
Autor: Bejtullah Sadiku
UTUROJNË LUGJET
Frynë erë shtrëngatë
që shkul dhe përplas,
që pret si një shpatë
njeriun e pafat...
Frynë erë.Shtrëngatë,
shkul njeriun nga toka,
e rrëmben e çon larg
sa e përbinë bota...
Uturojnë lugjet,
malet dridhen e mardhinë
Kosova lulekuqe
Lart ti mbaje ballin...?!
Më këputet syri
tek dua të shoh
si po ndriçon ylli
që zemrën ma ngroh.
Demokracia
si një shi pranvere
breron në trojet e mia,
në dejtë e mi pandërprerë.
Të ardhmen arrita ta shoh,
arrita ta prek.
Jo, tash më nuk dëgjoj
Kursesi me vdekë.
Botuar me 17 qershor 1992 në “Fjala e lire”, Elbasan-Shqiperi
Komentoni
Artikuj te tjere
Poezi nga Engjëll Koliqi
Drita Lushi: Sytë
Ilir Muharremi: Përse shkruajmë?
Vjollca Pasku: Djali dhe plepi
Gjon Keka: Portret i Gjergj Kastriotit, viti 1828
Kolë Tahiri: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë (1)
Gëzim Llojdia: Peshkopata në qytetit Ilir të Bylisit
Hamit Taka: Histeria e grave
Timo Mërkuri: Tjetërsimi i thelbit të një problemi (3)
Zejnepe Rexhepi: Neki Lulaj - “Vesa mbi gurë”
Xhevahir Cirongu: Krijuesit e kudo ndodhur
Qazim Shehu: Busti
Përparim Hysi: Thyhet vapa, thyhet gushti
Hazir Mehmeti: Kohëthyerja
Gjon Keka: Gjenealogjia e Papa Klementi XI Albanit
Baki Ymeri: Vargje për freskimin e shpirtit
Vangjush Saro: "Sherifi"
Ilir Muharremi: Nuk e mohoj botën
Agim Gashi: Vargje të përlotura
Ksenofon Dilo: Njerez qe ju shtuan jete viteve