| E diele, 07.09.2014, 12:28 PM |
Dy poezi nga retrospektiva (por aktuale) te botuara para 22 vitesh ne „Fjala e lire“ Elbasan-Shqiperi
Autor: Bejtullah Sadiku
UTUROJNË LUGJET
Frynë erë shtrëngatë
që shkul dhe përplas,
që pret si një shpatë
njeriun e pafat...
Frynë erë.Shtrëngatë,
shkul njeriun nga toka,
e rrëmben e çon larg
sa e përbinë bota...
Uturojnë lugjet,
malet dridhen e mardhinë
Kosova lulekuqe
Lart ti mbaje ballin...?!
Më këputet syri
tek dua të shoh
si po ndriçon ylli
që zemrën ma ngroh.
Demokracia
si një shi pranvere
breron në trojet e mia,
në dejtë e mi pandërprerë.
Të ardhmen arrita ta shoh,
arrita ta prek.
Jo, tash më nuk dëgjoj
Kursesi me vdekë.
Botuar me 17 qershor 1992 në “Fjala e lire”, Elbasan-Shqiperi