Kulturë
Baki Ymeri: Vargje për freskimin e shpirtit
E marte, 02.09.2014, 07:27 PM
SHQIPTARI QË NA DHURON VARGJE PËR
FRESKIMIN E SHPIRTIT
(Dedë Preqi, Një fund pa pikë (vëllim poetik), Amanda Edit, Bukuresht 2014)
Nga Baki Ymeri
Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër kultivon, afirmon dhe stimulon vlerat letrare dhe artistike të bashkatdhetarëve tanë në zemër të Europës. Një nga krijuesit më të zellshëm të kësaj shoqate është edhe poeti dhe publicisti Dedë Preqi. “Unë e kam në zemër këtë poet, edhe pse nuk kam pasë rastin kurrë ta takoj, por shkrimet e tij janë shumë të sinqerta, dhe shumë të qarta, të cilat më japin vullnet t’i lexoj disa herë”, thekson Dorentina nga Luzerni. Shkrimtari i vërtetë paraqet në letërsi moralin, edukatën, karakterin, nacionalizmën sociale dhe parimet e saj për të cilën ka aq shumë nevojë shoqëria e sotme shqiptare (V. Muça).
Cilat
janë temat e inspirimit në këtë vepër të re poetike? Shpirti i fshatit,
vendlindja, mërgimi, atdheu, kombi dhe heronjtë. Dedë Preqi na dhuron vargje
për freskimin e shpirtit dhe të memorjes. Poezia duhet të ketë diç të shenjtë
dhe misterioze në vargun e saj. Dora që shkruan e kafshon vdekjen. Poezia është
një makinë metaforike për qepje fjalësh.
Vargjet e Dedës kërkojnë të shenjtër dhe martirë, të parë jo vetëm si do relikte për përkushtim: “Ata linden/ Yje të dritës,/ Burime lumenjsh/ Kallinj të bukës/ Udhë e pa mbarim/ Deri në amshim.” (Qëndresa). Në vargjet e tij nuk mungon muzika e sferave të dashurisë dhe idealit kombëtar. Arma e poezisë është kujtesa, thekson Josif Brodski: “Ajo është e dobishme jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Ajo është e vetmja mbrojtje nga vulgariteti i shpirtit njerëzor”. Bota e fëmijërisë së shpirtit është bota e poezisë, bota e shpirtit të hapur. Përmes këngëve të dashurisë ndizet flaka e vargut të kënduar. Këtë e thekson edhe Lucian Gruia kur bën fjalë për Dedë Preqin dhe lotët e bekuar të universit kosovar. Tek-tuk apo here-herë, autori na befason me disa poezi të ngarkuara me një elektricitet lirik ku shpërthejnë shkëndija, sepse një nga shanset e poetit të ditëve tona është ta konsiderojë letërsinë si një fakt paraekzistent, një materje të cilës nuk i mungojnë metaforat dhe indikacionet kierarkike, duke na prurë një informalitet vital dhe të frytëdhënës.
Misioni i poetit ka të bëjë me realizime percepcionesh dhe reagimesh (sociale, verbale, kulturore), duke modifikuar sistemin e relacioneve dhe koneksioneve ndërmjet eksterioritetit dhe interioritetit, që nga reagimi monologjik i poetit modernist, deri te ai dialogjik, deri te perspektiva unike, e përkohshme, madje edhe e rastësishme. Poezia duhet të jetë një globalitet integralist, duke përfshirë në të njëjtën kohë realitetet e çfarëdoqoftë lloji, duke i tubuar dhe sintetizuar. Çelsi i këtyre konsideratave analitike janë ëndrrat (struktura e ëndrrave), duke i i shndërruar ato në kombinime fjalësh për njohjen e ekzistencës humane. Kështusoj, ëndrra shndërrohet në një burim për inspirim moshash e temperamentesh. Ëndrra është një rrugë magjike dhe mbretërore për njohjen e shpirtit, sipas Freudit, një ndjeshmëri apo intuitë si arketip i poezisë.
Ëndrra e
Dedës është absolutisht spontane, ergo inform, një parandjenjë që i kundërvihet
çdo finaliteti, sidomos atij estetik: “Kjo ëndërr më jep fuqi/ Dhe natën ma bën
dritë”. Ëndrra, sipas C. G. Jung, “si çdo process i gjallë, nuk është vetëm një
gërshetim kauzal, por edhe një proces orientimi drejt finalitetit. Me fjalë
tjera, një vetëpërshkrim i procesit të jetës psikike, me indikacione objektive
të jetës psikike mbi tendencat e objektive të kësaj.” (L’ âme et la vie,
Femra është stina e pestë ku pranvera përzjehet me krejt lulet, puthjet dhe sentimentet e botës. “Lëngu më i ëmbël/ I buzëve të njoma ngjitet,/ Në brigjet e afshit/ Si guacë puthitet.» Dhe më tej, në një poezi tjetër: «E ngrysur në qiellin tim/ Sa ëmbël, sa e prajtë,/ Ti je ngjyra që e dua unë,/ E bukur dhe buzë mjaltë.» (E ngrysur në qiellin tim). Njerëzit e mirë janë si do engjëj. Asnjëherë nuk dinë të hidhërohen ndaj tjetrit. Çdo ditë nga jeta e tyre është një dhuratë e Zotit. Poeti na jep një mesazh të qartë për divinitet. Në vargjet e Dedës zemra hap portat për dritën e dashurisë. Në to reflektohet zona e zjarrtë mbi terenin e vetëdijes kombëtare. Dhe jo vetëm kaq.
Dedë
Preqi ka avantazhin se teoretizon në brigjet e konceptit të poezisë, duke e
ndërlidhur mënyrën dhe kohën e tij me aktualitetin. Nuk e tremb diversiteti i
mentaliteteve të ndryshme, i shijeve të shumëfishta dhe as konglomerati i
konfuzioneve. Mu këto faktorë e nxisin intelektin e tij për shmangjen e
konfuzioneve dhe kompleksiteteve polisemantike. Fenomeni i tij poetik ka shumë
faqe, të vjetra e të reja, klasike dhe moderne, patriotike, sociale dhe
erotike, të gjitha duke i rradhitur sipas një platforme kronologjike. Në këtë
kontekst