Kulturë
Dibrani: Xhuli Spahiu shpalos portretin e humaniste
E diele, 31.08.2014, 06:17 PM
Xhuli Spahiu shpalos portretin e
humanistes dhe veprimtares Behide Hasanit
Shkruan Asllan Dibrani
Vapa e madhe e këtyre ditëve te Gushtit përkundër fluksit të pushimeve në shumë vende pati edhe aktivitete të ndryshme kulturore . Njëri ndër këto aktivitete ishte edhe Seksioni i XII shkencor, i organizuar nga Shoqata e intelektualëve Mbarë shqiptar "Trojet e Arbrit". Tubimi u mbajt në hotel “Evropa” në Gjakovë, më 9 gusht 2014. Tema ishte me karakter historik nga “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe Qëndresa shqiptare”.
Ne takim morën pjesë rreth 80 veta nga e gjithë bota qe i grumbulloj intelektual krijues dhe publicist të ndryshëm.
Kumtuesit trajtuan, evokuan dhe shpalosën kujtesën historike për ngjarje e figura të atyre viteve të rënda e dramatike të Kosovës së ripushtuar. Kujtesa historike për qëndresën antisllave e shqiptarëve të Kosovë, sinjalizoj edhe njëherë në aspiratën tonë kombëtare për të drejtën e vetëvendosjes së këtij kombi për të jetuar brenda një shteti shqiptar, vetëpërcaktim që u mohua sistematikisht nga sllavët pushtues.
Pjesëmarrësit Nue Oroshi, Tomë Mrijaj prof. Dr. Muhamet Shatri, janë vetëm nga disa drejtues të kësaj Shoqate, e cila ka nisë rrugëtimin e saj që para një dekade dhe ka nxjerrë në dritë njëmbëdhjetë numra të vet, ku përmblidh kumtesat e një seksioni shkencor. Në mesin e 85 referuesve, me kumtesat e tyre dhanë kontributin e tyre autorë si prof.dr.Muhamet Shatri, prof. dr. Jahja Drançolli, Ahmet Mehmeti, dr. Riza Sadiku, dr. Izber Hoti, dr. Mehmet Rukiqi, mr. sci. Nue Oroshi, Tomë Mrijaj, Mentor Kaçi, Leonora Laçi, Selman Etemi, Artur Roshi, Sulejman Gjana, Gjon Marku, Frrok Kristaj, Prend Buzhala, Fatbardha Mulleti -Saraqi, Xhemal Meçi, Pal Canaj, Avni Bilalli, etj. Pjesëmarrësit ishin nga Kosova , Shqipëria, nga trojet etnike në Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, nga diaspora jonë në Evropë,nga Amerika dhe Australia. Vlerat dhe kumtesat shkencore i paraqiten mbi 80 veta .
Aty pati edhe të pranishëm që kishin një reputacion kombëtare në veprimtarinë e tyre dhe aktivitete kombëtare , shkencore krijuese dhe humanitar nga të cilat përmes këtij tubimi u pasqyruan shumë shkrime .
Një nder pjesëmarrësit e këtij takimi ishte edhe Xhuli Spahiu një poete , aktiviste dhe një punëtore e zellshme nga Gjilani me një serë aktivitetesh , humanitare dhe sekretare e Shoqatës për të drejtat e lirit e njeriut për Kosovë. Zonja Xhyli pasqyroj figurën e aktivistes nga Zvicra zonjën Behide Hasanin që pa ju shmangur simpoziumit e përputhi në formë profesionale portretin e saje me sa vijon:
Kam
nderin dhe privilegjin qe gjendem sot në mesin e juaj në mesin e shumë
intelektualëve ..historianëve, shkencëtareve por edhe veprimtarëve e
humanisteve të shumtë të Kosovës dhe ma
gjerë që po marrin pjesë në këtë takim
me vlera nacionale. Në mesin
e këtyre njerëzve kam nderin dhe jam
shumë e lumtur që është sot në mesin tonë një grua me një zemër të madhe ,me
shpirt të pasur, me dashuri ndaj gjithë njerëzimit dhe një grua me një dinjitet
aq të madh e cila dinë të afroj dhe ndihmoj
në çdo aspekt. Pra të nderuar e shumë të respektuar kjo është zonja
Behide Hasanaj një grua me shpirt dhe zemër shqiptare. Unë sot para jush kam nderin të
shpalos në pika të shkurta për jetën dhe veprën e të madhes Behide Hasanaj .Pra
jeta dhe vepra e humanistes dhe veprimtares zonjës Behide Hasanaj, është
mbushur me një bagazh të madh me një
aktivitet të pa lodhshëm sidomos për
shqiptarët në Zvicër . Është një
humaniste e cila virtytet e humanitetit i ka marrë nga tradita jonë shqiptare,
e mishërimin për ta ndihmuar të varfrit ,i ka marrë nga idolja dhe e madhja
humanistja Nënë Tereza - Gonxhe Bojaxhiu. Veprimtaria e saj dhe kontributin e ka filluar qysh në vitet e
fëmijërisë që nga mosha 7 vjeçare në klasën e dytë të shkollës fillore. Hapat e
pare të shkollimit i morri në Pejë. Ndërtimi i saj si një
qytetare në vitin 1980 e gjeti me aktivitete të mëdha me kontributin e saji humanitar. Kështu
që në vitet e tetëdhjeta zonja Behide filloj me qeize të nusërisë ku kontributi
i saj ishte humanitarë, po ashtu vullnetarisht ajo edhe qepte qejzin e nuseve
me çka i tubonte këto financa te grumbulluara për të varfrit . Atyre vajzave apo nuseve që
ishin të varfra dhe se nuk kishin si me pagua çejzin e martesës kështu që ajo
falas ju qepte dhe i ndihmonte . Ditën
për veti punonte e natën për ata qe nuk kishin mundësin të paguanin
gjithnjë solidariteti i saj ishte në
qendër të vëmendjes me ato kushte që vepronte dhe punonte!. Ajo krijoj familje dhe i rriti, po ashtu edhe fëmijët e vet falë punës dhe ato veti
ju ka promovuar edhe fëmijëve te vet
në edukatë dhe kulturë, po edhe
ne shpirt te pajisur me vepra humane për t'i ndihmuar të tjerët.
Pas që Kosovën e përfshin ngjarjet e viteve 1981 mori rrugën
e kurbetit nga qe nuk pati siguri nga arrestimi , fillimisht ajo shkoi në
Sarajevë. Edhe atje u aktivizuar dhe u përkujdes për jetimë nga që e
ndiente veten gjithnjë në lëkuren e skamnorëve dhe i ndihmonte .Kështu që nga Sarajeva shkoi në
Zvicër në vitin 1983. Këtu kishte fillua mu marr me çështjen kombëtare me qe ra
në lidhje me shumë organizator qe u inkuadruar edhe në këto lëvizje për t'ju
rrekur veprimtarisë për çlirimin e Kosovës nga okupatori
serbo-sllav. Zonja Behide vazhdoi punën humanitare për krah veprimtarisë
politike për Kosovën. E madhja humaniste zonja Behide Hasanaj grua
e cila nuk diti të lodhet kurrë për këtë popull .Grua e cila ka dhënë dhe jep
shumë për këtë popull dhe deri tash nuk është ndalur asnjëherë t'u dal në
ndihme njerëzve me nevoja nga
Kosova qe fillimisht janë të pa strehë
e të pa shtëpi. Kjo aktivitetin e vet e
përhapi edhe në shumë shoqata humanitare
Zvicerane si dhe me shumë personalitete bamirëse dhe politike të shtetit
zviceran i cili e ndihmoji Kosovën në
shumë aspekte .Zonja Behide Hasanaj gjatë luftës në Kosovë u angazhua direkt
përmes Shoqatave Humanitare ne Zvicër dhe e ndihmoji popullin shqiptar në
Kosovë. Me aktivitete humanitare Behide Hasanaj pas shumë viteve në shërbim të
humanitëtit është e gatshme që edhe njëherë të rifillojmë rrugën e pajtimit që
bëri i madhi profesor Anton Qeta me rini
dhe popull. Zonja Behide shprehet dëshiroj
ta shuajmë hasmërinë ne mes veti mos ti lajm nënat me duar në gji, të
mbesin fëmija pa bukë dhe pa shkolla. Ajo
thërret përmes një mesazhi ku
thotë kështu " Vëllezër e motra, kudo që jeni të shtrim dorën e pajtimit e
di se është vështir, po ta bëjmë zemrën guri dhe të ja falim gjakun njeri
tjetrit" Serbisë po ja falim krejt gjenocidin qa ka bërë kundër popullit
tonë. Serbisë po i falim njerëzit e pa
gjetur apo te varrosur nën osfalltet e
Serbisë .Po i falim dëbimin nga vatrat tona
neper botë!!!!???...
Të shkruhet e flitet për humanisten Behide Hasanaj nuk është e lehtë sepse kontributi i saji në shërbim të humanitetit është i madh. Ajo është një humaniste me shpirte të madhe e cila me punën e saji të palodhshme dhe përpjekjet e mëdha në shërbim të humanitetit, bëri që të përfiton zemrat e shumë organizatave humanitare në Zvicër dhe më gjerë, që ti dalin në ndihmë të varfërve dhe skamnorëve në Kosovë. Le te mbetet për fund ta falënderojmë zonjën Behide për kontributin e dhënë edhe ne ekspozitat mbi gjenocidin serb në Kosovë qe i panë me mijëra zviceran e qe sensibilizoj shumë qytetarë të këtij vendi qe ti ikën propagandës se Beogradit kundër popullit shqiptar.