E diele, 01.08.2021, 10:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Asllan Dibrani

E shtune, 30.08.2014, 02:53 PM


Asllan Dibrani

 

Brengat e nënës

 

Sa e  brengosur  ishe Ti nënë

Kur në errësirë u ndamë

E madhe ishe moj nënë

Ti kurrë s`me le të vetmuar.

E pa mposhtur mbete nënë

Prangat në duar kur mi vuan

Në ballin tënd rrudhat ti përshkonte djersa

Në sytë e tu shkëlqente krenaria

Në zërin tënde      dashuria

Të gufonte zemra  urrejtje

Ndaj atyre që më prangosen

Pa gjumë dhe  pa ngrënë mbete

Me ëndërroje  ti nënë

Te gjakosur, e  të përmbytur

  përvëluar e të munduar

Shpirti i yt nënë i trazuar

Për vitet që na ndanë me mungove  shumë

Nënë   edhe kur  kisha dhimbje

Ti me silleshe gëzime

Në vizitë  në mes grilash

Përmes teje nënë

E shihja Pranverën  me lule të bukura

Edhe vjeshtën    shumë ngjyrëshe

Me mbrëmje dhe  muzgje të kuqërremtë

U çmalleshim  me shikime

Nga kafazi   i burgut me grila të  trash

Pa mundur të përqafoj

Edhe se kisha ndryshuar i tëri

Edhe se u shtange  në shikimin e parë

Qëndrove krenare

As  pikë loti nuk lëshove pran armikut

Ma ngrohe ti zemrën  nënë

Më dhe forcë dhe  nderë

Atëherë  mi  shërove plagët  e torturave

Kështu ikën ditët  e netët pa gjumë

Ikën javët  e muajt ,pa mua nënë

Na ndanë vitet deri sa u përqafuam.

 

Kushtuar nënës sime nga burgu i Nishit 1987 Serbi

 

 

Shkolla  ime  të kujtoj nga kurbeti!

 

Mendimet e mia për ju  nuk pushojnë

As fillimi nuk ka as  fund   

Në mendjen time , ti  je    ngulitur

Kur kujtoj  lotët e se kaluarës 

Buzëqeshjet  e mia   në atdhe   i  kujtoj

Lotët  e derdhur   për ty  shkolla ime  s’me pushojnë

Duke  lundruar  e lodhur në fushën   Iliriane

Ëndrrat me kaplojnë edhe     mesin e natës

Nuk do të kënaqem në vend të huaj

Lumenjtë dhe fusha  të pa  panjohura

Të gjitha majat e kodrinave në vendlindje

Ari atje mu kanë duk

Kujtoj vendin që kem lerë

Kujtoj  lojërat  me shokë e shoqe 

E përgjakshme ishte ajo botë

Në këtë vend skam ku të shtrihem

Nuk më nxehë  as dielli  kam të ftohtë

Do të jetë varri im  pa ty

Shkolla ime që të lash

Pa ta thënë lamtumirën

Atje na prisnin    helme e vdekje

Nuk kam qeshur  kurrë  që nga ajo ditë

  shkela në kurbet

Ti  shkolla ime mu kujtove

Abc-në qe ma mësove

Ti qëndro pranë meje me  admirim

Ma kujton vendin tim  me plot gëzim

Shpirti lakuriq  përpëlitet

Përmes  lotëve ujis tokën  time

Përjetësisht  të dua nga larg  shkolla ime

 

Shkruar 30.08.2014 Shtutgard

 

 

Është Kosovë   e Shqipëri

Duam të rrojnë në liria!

 

Vajtoni  burra  e vajtoni gra

Kësi  halli unë s'kam pa

   lihet Pranvera  pa të madhin gëzim

Në Siri e kanë quar  fluturim

Pa  i dhënë lamtumirën  Erionit 

Vajto Pranverë e vajtoni nëna

Vajtoni  motra e vajtoni  gra

Se ç'na gjeti  e madhe bela

Pranvera mbeti   me  duar në gji

Lajmëron djali në polici

Këta  bythë pa larë e gomarë

Me atë fe  si barbar

Me mjekra  të gjata  e  të pa larë

Rrugaç  ,hajna e tradhtar

Kanë  lënë gra , fëmije  e nëna

Të uritur e të pa ngrënë

Kanë mbet  duke vajtuar

Pa gëzime e  lumturi

I lënë eshtrat  në Siri

Si barbarë e kriminel

Vrastarë e kasap të mjerë!

Kësaj si thuhet fe as  islamizëm

Kjo është një barbarizëm 

S'ka të bëjnë me atdhetari

Nuk dinë as qyrrat e vet me i fshi

Analfabet  e të  pa dije

Vdesin në vend të huaj  pa krenari

Vdesin  si mercenar, terrorist e  faqezi

Shiten  për Arabi, Irak Siri e për Serbi

E kane lënë vendin e vet  nën robëri

Mitrovicën nën Serbi,  Çamërinë  nën  Greqi

Shqiptaret nën Maqedoni e nen Ma;l te Zi

Sçajnë kokën për shqiptari

Kurrë s 'është kjo  pjellë  e shqiptarit

Me dhënë jetën për Siri,  Irak , Turqi  e Serbi

Duke  e shkelë mëmën Shqipëri

Pranverës  sytë duan me ju verbuar

Për  Erionin      të dashurin fëmijë

Ja morën  atje  në Siri

Me vra  gra e fëmijë

Qohuni nëna  e qohuni motra shqiptare

demonstroni , dhe gjykoni

Mbroni   veten e mbroni   Pranverën

Ndaloni këtë  masakër   e verbëri

Mos leni  tradhtarët me ju  nënçmuar

Me ju shit  dhe  internuar

Për  dhëna të huaja me ju robëruar

Mbroni çka është e juaja

Arabisë , Turqisë  me Irak e Serbi

Nenën në p... me ju q...

Të shpëtojmë  çka është e jona

Ta afrojmë Erionin  të nënë Pranvera

Është e jona  dhe nënë  e mirë

E donë Erionin të lirë

Qohuni motra e nëna shqiptare

Tregoni botës ashiqare

S'jemi arab,turq  as sllav   kurrë në jetë

Po, jemi shqiptarë të vërtet

Këtu nuk është  Arabi ,Irak ,Iran   e Palestinë

As  tokë  e luftës  në Siri

Siç e donë   rrospia  Serbi

Është Kosovë   e Shqipëri

Duam të rrojnë në liria!

 

Gusht 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora