Kulturë
Tefik Selimi: Bislim Pireva, portreti i tij krijues
E enjte, 28.08.2014, 08:00 PM
Mr. Bislim Pireva,
portreti i tij krijues
Portreti i një studjuesi dhe publicisti të zellshëm e punëtor...
Nga Tefik Selimi
Nuk ka më
mirë se kur vepra (puna) flet. Flet, e
autori i gëzohet punës e jetës. I gëzohet dhe s’ka më bukur se puna e tij
adhurohet nga të gjithë. Ajo është vlerë e rrallë dhe çmohet. I tillë është Mr.
Bislim Pireva profesor dhe publicist i ditëve tona. Ai është njeriu që pak
flet, por shumë punon. Kur e takon njeriu, ai mezi flet dhe, fytyra e tij sikur
“flet” për një njeri fort të përkushtuar dhe të zhytur thell në shkencë e
dijes. Pse jo? Ai e do gjuhën, letërsinë, por i do edhe fushat tjera të dijes.
Tërë talentin e tij e hudh mbi letër duke shkruar libra e tekste të tjera nga
fusha e albanologjisë e të tjera. Ai, kur fillon të flas, sikur nuk ndalet dhe
i gjen referencat ku i ka të lexuara. I përmend Dr. Idriz Ajetin, njeriun e
merituar dhe albanologjun më të mirë të kësaj kohe. Bislim Pireva ka të drejtë
kur i referohet dijetarëve, sepse me ta është çdo ditë i “shoqëruar” dhe flet e
merr “udhëzime” për punë shkencore e publicistike. Si dihet, Bislim Pireva
është i lindur në Tugjec, komuna e Kamenicës. Shkollimin fillor e kreu
pjesërisht në vendlindje e Koretin. Shkollën Normale e e Fakultetin e
Filologjisë – Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i mbaroi pas shëkputje nga
puna, më 1975. Në këtë vazhdimësi jete, ai magjitroi më 1985 në temën “E folmja
shqipe e Jabllanicës së Epërme të Metvegjës”. Mësojmë se, si normalist, filloi
të punojë nga viti 1968 në vendlindje. Më 1971 diplomon në SHLP dhe, pas kësaj
kohe, ai filloi të punojë në Shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Një kohë
punoi si lektor i programit informativ të TVP-së. Nga shtatori i vitit 1989
është me gradën “profesor” i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën Ekonomike
“Marin Barleti” në Gjilan. Jo vetë kaq. Mr. Bislim Pireva nuk rrin duarkryq. Ai
edhe më herët ishte i interesuar të vjelë fjalë të rralla e të urta popullore,
këngë lirike dhe epike të vendlindjes së tij. Fjalët e rralla e urta popullore
i botoi në disa numra të revistës pegagogjike “Shëndija”, ndërsa te gazeta
“Flaka e vëllazërimit”, e cila botohej në Shkup 1971, botoi punimin “Bota
subjektive e të rinjve në këngët e dashurisë. Në tetor të vitit 1988 e botoi në
revistën “Shkëndija” punimin “Gjuha e teksteve në përdorim”, ndërsa në dhjetor
mori pjesë në Simpoziumin e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës
në temën “Folklori dhe të arriturat” me kumtesën “Këngët dhe ritet e martesës
në Malësinë e Kamenicës, të cilin punim e botoi në revistën “Koha”. Edhe ky, si
shumë shokë të tjerë të arsimit, u akuzua nga forcat e errta serbe, të cilat e
diferencuan se i ka shtypur telegramet përkrahës për ish KK LK të Kosovës, për
kërkesat e minatorëve të Stan Tërgut etj. Thuhet se, në vitet e ’80-ta, ndonëse
B. Pireva u ka dërguar punime për botim, nuk janë botuar. Tek më vonë, në vitet
‘90-ta, ai ka filluar të botojë artiku publicistikë e shkencorë, por edhe
polemika e reagime në shtypin këtu në Kosovë. Mr. Bislim Pireva është një K.
Kristoforidhi i ditëve tona. Ai çdo ditë bart me vete një çantë me libra e
“sende” të tjera. Endet andej e këndej për të gjetur jo vetëm ndonjë punë
shkrimore për të hartuar ndonjë libër, por, si i palodhur e me entuziazëm të
fortë vjelë nga të moshuarit fjalë të rralla e dije të tjera të natyrës së
gjuhës shqipe. Kur rri njeriu me këtë punëtor të vyer të dijes, sikur e heton
se po e shpalos krejt dijen. Më tepër Mr. B. Pirevës është interesuar ta
ndriçojë vendlindjen e tij, Tygjecin dhe këtë anë të Malësisë së Kamenicës.
Gjer më tani ka botuar këto tekste: “Këngët dhe ritet e martesës në Malësinë e
Kamenicës” (1992), “Mësojmë gjermanisht” (1993) – Prishtinë; “Shënime nga
teoria e letërsisë për nxënës të shkollave të mesme (Lirika), 1994; Gramatika e
shkurtër e shqipes dhe e gjermanishtes, Prishtinë (1996); “Fjalor
shqip-gjermanizht, Gjilan (1997), “E folmja shqipe e Jabllanicës së Epërme të
Metvegjës, Prishtinë (1997); “Shkolla shqipe në komunën e Metvegjës” -
Prishtinë (1998), “Xhemë Osmani – Tupalla - Prishtinë (2001); “Nga lirika
popullore e Gollakut”, “Dhuna shekullore serbe në Gallap - Prishtinë (2014),
dhe tekstin e fundit me titull “Falsifikimet, trillimet dhe krimet serbe” -
Prishtinë (20014). Kjo veprimtari e tij është jo vetëm një përkushtim dhe
interesim për dijen, por është edhe një zell dhe dashuri ndaj prezentimit në
letër të jetës në përgjithësi të kësaj ane të vendlindjes. Në monografinë
“Shkolla e Tygjecit”, autori flet për historikun e kësaj vatre shkollore, e
cila, datëlindjen e ka nga viti 1948. Bislimi, duke ndjerë detyrën e parë se
intelektuali duhet të japi nga veta diçka, ai nuk hezitoi fare, por me zell e
përkushtim ia doli librit në fjalë, duke i vjelë biografitë e mësuesve dhe
arsimtarëve të parë të kësaj shkolle, ku
shton: “Për herë të parë shkolla ia ka filluar punës në nëntor të vitit 1947.
Mësues i parë ishte Ukë PLakiqi nga Negoci, fshat i Drenicës. Në vitin 1947/48
ishin të regjistruar 274 nxënës të moshave të ndryshsme, kurse prej tyre 66
ishin femra”(f.3). Libri është i shoqëruar me shumë fotografi, të cilat e
ilustrojnë këtë libër dokumentar dhe e bëjnë shumë të plotë e tërheqës. Në
pjesën e parë, autori flet për shkollën e Tygjecit, të Meshinës, Ggmicës,
Sfircës, Zajçecit dhe aktivitetin kulturor dhe sportiv. Në pjesën e dytë,
autori flet për këto shkolla, por për një kohë të vonshme. Dhe pjesa e tretë,
është kaptina që janë paraqitur doktorët e shkencave, magjistrat dhe krijuesit.