Kulturë
Xhevahir Cirongu: Politikë me xhufka
E merkure, 27.08.2014, 06:18 PM
Skicë
humoristike
Politikë me xhufka dhe politikani qeros
Nga Xhevahir Cirongu
I gjori Zylal, atë mëngjes uzgjua herët. Mori rrugë për në qytet. Domosdo, për pazar shkoi. Shkuli prasët në kopsht,mori koshat e ngarkoi gomarin. U kthye i kënaqur në shtëpi. Pazari i kishte ecur mirë atë ditë. Drekën e hëngri në një restorant, aty afër ku tregëtohësh fruta- perime.
Porositi paçe koke të shoqëruar me një birrë. Oh, ç‘kënaqësi- tha me vete. Eh',kështu e ka jeta:Disa digjen nga dielli duke punuar në arë, e të tjerët rrinë e fryhen si kungulli nën hije. - More, edhe ju këtej nga qyteti nuk keni energji elektrike?! Sa çudi!. . . I foli kamarierit. -Pse, nga fshati ka me bollëk? Pse nuk na solle këtu në qytet një ngarkesë gomari?!. Fshatari u mendua pak. Ktheu një gëllënjkë birrë në gurmazin e thatë e shtoi:-More, për fshatin nuk pyet askush. Pastaj,këtej nga qyteti kanë dalë barkëfryrë e gushdalë soj e llojë deputet apo qeveritarë .
-Kujdes vëlla,kujdes se….
…. . po flet deputeti !. .
Të pranishmit dëgjuan këto fjalë e plasën gazit. Vetëm njëri nuk foli,as nuk qeshi. Ai,brkaleci atje në fund të lokalit.
-More,po
ti,ç'hall të ka zënë?
-Epo,shyqyr që erdhën se kush e duronte këtë palo fshatar. I shkëlqeu fytyra. Në lokal u dëgjua një zë si e bërtitur ariu në shpellë. -Ndize televizorin zotni! Ora shkoi dumbëdhjetë. Ka parlament sot?! Dhe ja,në ekran dollën baballarët e kombit. Unë, hodha sytë drejtë ekranit. Kisha kohë pa i parë deputetët. Ata, ngriheshin e uleshin sa nga karrigia tek mikrofoni. Diskutonin gjatë.
Ndonjë herë edhe grindeshin. Por, kishte nga ata, që e kishte "seriozisht". Domosdo, për "popullin" flisnin.
-Ja, ku është deputeti i lagjes së qytetit tim,-foli barkaleci. Si shpirt është! -More,ti e gjete, po ai imi ku do të jetë vallë?!. . . -foli fshatari.
- Mos vrisni mendjen kotë. Aty janë të gjithë. E ku dallohen më ata tani. Kanë vënë shëndet nga "meraku" për ne,- foli qytetari i tretë. Shiko, shiko,- bërtiti Zylali.
Ja ky,që po flet në mikrofon është deputeti i zonës sime.
Më kishte
marrë malli. Kam tre vite pa e parë. Qysh në zgjedhjet parlamentare. Këto fjalë
i tha si me shaka. E kishte edhe nga
fshati. Epo,kur bëhesh deputet e politikan i harron të gjitha. Kështu e pësoi
edhe djali i Latifit sa u bë politikan. Nga zëri e njohu. I hante pak llafet
kur fliste. Nga xhepi nxori syzet. Pasi ivendosi mbi hundë, hodhi shikimin
drejtë ekranit. Veshët nuk e kishin gënjyer. -
Kur dëgjoi për rritjen e rrogave e pensionet të fshatit e të qytetit me "përqindje"si dikur në monizëm u shpreh:
"Politikë
me xhufka dhe politikan qeros kemi me bollëk sot". Dikush thotë jam i majtë, tjetri jam i djathtë e forca e
gravitetit të fjalëve rrotullohet e gatuhen në parlament apo në qeveri. Kurse,poshtë zyrtarët bëjnë "mbrekulli".
Epo, pse mos të bëjnë?! Sotë për nesër janë në karrige. Pastaj. . . ku i dihet
e nesrmja. "O Mete për vete-thotë një fjalë e urtë". Në të gënjeva ,
nuk është bërë hataja, more derman. Pastaj politika kështu e ka.
Ta ka treguar gjyshi apo gjyshja!? Sa herë gënjen qerosi?
Nëse nuk e di ,do e mësosh. Kamber Pilafi piu kafenë, mori shkopin që kishte varur në karrige;e rëndë- rëndë mori udhën për në shtëpi.
Dosja e premtimeve elektorale të partive .
-Urraaa ! Erdhi deputeti e këngën e ndali këndezi…
-Premtime,fjalë sa dhe kos u bë deti !. . .
Rrezet e diellit binin pingul.
Vapa e qërshorit shtërngoi më shumë, pas një shiu të imët që ra. Ishte kohë dreke. Politikani qeros vazhdonte të fliste nga ekrani i telivizorit.