E diele, 25.07.2021, 06:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Ju që na dhuroni jetë

E diele, 31.08.2014, 05:40 PM


Shahin Ibrahimi

 

Ju që na dhuroni jetë

 

Respekt ndjej për atë që hedh mendimin në letër

Për ata që jetojnë me hallet e të tjerëve

Në lapidarët e kohrave me kokën mbështetur

Të pastër në shpirt, rradhitur mes të mjerëve.

 

Nga hallet tona ju shtohen juve rrudhat

Ju që e bëni dhe skulpturën të derdhë lot

Zemrat tona na i rinoni, si shiu kërpudhat

Na kujtoni, që kau në parmëndë s`urinon dot.

 

Megjithatë unë preferoj bariun atje në mal

Ndoshta nuk e njeh amfiteatrin e Dodonës

Por traditat e kombit i ngre në piedestal

Atje atë e frymëzon, bukurit e vëndit joshës.

 

Sepse ju përfaqësoni elitën e shoqërisë

Keni në dispozicion kompiutra e bibloteka

Ju, na e servisni me keq ardhje varfërinë

Çlirimin prej saj, na e molepsni me receta.

 

Të parët në mendime si është e vërteta

Shkruani se Liria, s`blihet me interesa

Si reklama që bëhet, për tu shtuar kuleta

Sa shkëlqen vëndi, kur në të derdhet djersa.

 

Po ju shkruaj juve, që ndjeni erën e djersës

Që e zhvishni lakuriq idhësirën e fjalëve

Ju që hiqni litarin me anë të presjes

Ju përgëzoj për barrën, në luftën kundër djajëve.

 

Sa do vazhdoi ky vrapim, gjahtarësh të pa ngopur

Të tallen me zemrat e vuajtura të popullit tim

Besojmë se do t`ju a çjerrni maskën e përsosur

Mënçurinë tuaj, na e dha Zoti ne si shpërblim

 

Zoti i madhërishëm ju dhuroi ajkën e mendimeve

Bashkë me to dhe ironin e krypur të fjalëve

Na thoni që vuajtjet, s`jan fruti i paragjykimeve

Më mirë të varfër se të pasur mes të marrëve.

 

Dua pak nga buzëqeshja juaj, se mbrënda saj ka lot

Ti bëj lavazh dhe me të dua të largoj mjerimin

Se rrudhat mu shtuan nga shikimet e si largoj dot

Me buzëqeshjen tënde, brezave t`ju japim bekimin.

 

Por fjala ime nuk i shkrin dot akullnajat

Pamvarsisht që gur gur ngrihen kalatë

Por shpresa lundron në lumin harbut mbi rrënojat

Si deveja për ujë në shkretëtirën e Saharasë

 

Zemra të është bërë rezervuar brengash

Sytë tregojnë rreze drite, konkurojn ylberin

Me gjakun tënd do të furnizojsh gjith zemrat

Dëshiron të bëhesh filtër, t`ju heqish zeherin.

 

Ti po tretesh duke menduar të ardhmen

Mundohesh të na e dhurojsh pa halle e ndot

Në shkrimet e tua ka lule që kurrë s`plaken

Që na mbushin me shpresë, na heqin ata lotë.

 

 

Flaka e vuajtjeve.

 

Ah vuajtje,  nuk je veç një fjalë

Ti pasqyrohesh ëmbël me fjalën OHË

Dhe kur del me vështirësi ngadalë

Në zemrën e vrarë, që pret me u ngrohë.

 

Puna burim i të mirave materiale, mungon

Lëmoshë s`ka për herë, si puna çdo ditë

Ç`të bëj unë, kur fëmija Bukë belbëzon

Më shtohen rrudhat, jam bërë për mëshirë.

 

Ju, që nuk e njihni dhe talleni me të

S`ju uroj ta provoni, lereni në heshtje

Mos e ironizoni, ngushëllojeni të qetë

Se po ta provoni, sdo keni më buzëqeshje.

 

Vuajtja është gjithçka, që unë kam kaluar

I kam parë dhëmbët e shëndoshë të skamjes

Kam ranë i pa ngrënë , urinë e kam duruar

Dhe nga sëmundjet, me botën pranë ndarjes.

 

Skamja më është ulur pranë dhe bashk rrimë

Unë e urrej dhe i buzëqesh vdekjes ngadalë

Dhe para vdekjes asgjë nuk pipëtinë

Prandaj i lutem, të vi tek mua pa rradhë.

 

Loti dhe heshtja janë pjellë e vuajtjes

Poshtërimet janë telegrame për zemrën

Bëhen zgavrat e syve disqe të ruajtjes

Prandaj dhe trupi merr erën e kërmës.

 

Jeta vazhdon unë me to ngarkuar krahëve

Më përçmoni me shikime sikur do më bleni

Si trup jam këtu, se zemra udhët ka marrë

Mëshirë nuk kërkoj, se ju do më zhgënjeni.

 

Më dridheshin dhëmbët, nga i ftohti hidhur

Turpin ma kanë servirur, si gjellë në pjatë

Poshtërimin e kam duruar, me kokë ulur

Prandaj do vjell, do jo a hedh në surratë.

 

Do vjell para jush dhe do ju spërkasë

Me mjerimet njerëzore, që shkaktojnë vuajtje

Dhe po të më kërkoni llogari, do bërtasë

Që flaka e saj, tek ju mos të ketë ndrojtje.

 

Mundohem ta mbaj, por më zenë dridhjet

Me sytë e realitetit, vuajtjet po vjell

Kujdes se Flaka e saj, shpejt vetë ndizet

Nuk të djeg , të gllabëron të çon në ferr.

 

 

Ngrohu në zjarrin e mallit

 

Pse vallë mbas turpit vrapojnë

Me maninë e lekut në ëndërr

Të ardhmen me errësirë mbulojnë

Dhe vetes pranojnë ti ndrojnë emër.

 

Pse vlerëson veten me para

Kur të tjerët s`të kanë në zemër

Se leku në vetë vete vlerë ka

Dhe ti me të, kërkon të bëjsh emër.

 

Rridh ti o Lot, pastroja zemrën

Dhe asnjëherë asgjë mos i vadit

Bëhu daltë, shkëputja brengën

Shuaja etjen, se paraja po e mbytë.

 

Ngrohu i qetë në zjarrin e mallit

Na buzëqesh ëmbël si në fëmini

Shijoji si dikur, dashurinë, gazin

Si atëhere që të vinte, Era njeri.

 

Tani vetëm buzeqeshjen na fal

Se shikimi, diku larg të tretet

Pa interesim me të tjerët ndal

Më vonë, as emri s`do të mbetet.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora