Kulturë
Ksenofon Dilo: Njerez qe ju shtuan jete viteve
E marte, 02.09.2014, 06:33 PM
Qirjako dhe Ifijeni (Harito) DILO/v.1934
Njerez qe ju shtuan jete viteve
dhe jo vite jetes!
Nga Ksenofon M. DILO
Nuk e di nëse gjyshja , apo gjyshi, apo të dy së bashku vendosnin për emrat e fëmijëve që zot shyqyr ishin të ...mjaftë. Por ama sejcilit i zgjidhnin një emër i cili për çudi duke e shoqëruar gjatë gjithë jetës, jo vetëm që ishte shoku i tij i mirë por edhe i përshtatej shumë , shumë! Aq shumë sa dukej sikur sejcili kishte zgjedhur një rrugë të cilën e vazhdonte me stoicizëm dhe besnikëri, sepse duhet patjetër ta justifikonte emrin që i ishte dhënë .. Njërin nga xhaxhallarët e mij e quajtën kur lindi Qiriako.Fjalë për fjalë ky emër përmdante shumë pushtet por kishte brenda edhe një Zot e një zotëri...
Pra një emër i rëndë sepse ai që e mbante duhet të ishte i pushtetshëm, i madh e i fuqishëm si një Zot por edhe zotëri në atë të përditshmen në rutinën që shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës së tij.
sigurinë e një mendimi të formuar e të pjekur, kishte atë që quhet mençuri e që, shumë pak e përdorin këtë fjalë sepse nuk kanë dijeninë e duhëshme për kuptimin e saj të vërtetë. Të jesh i mençur nuk do të thotë të kesh mendje të madhe, Të jesh i mençur do të thotë të kesh mendim të madh e të pjekur, të flasësh ku e kur duhet dhe sa duhet!Pikërisht kjo ishte njëra faqe e karakterit të xhaxhait tim shumë të dashur.
Dikush me një naivitet prej mëndjelehti një ditë e pyeti duke dashur ta kapë ngushtë
-Çfarë bëre ti në kohën e luftës?
Vështrimi i xhaxhajt ishte aq domethënës saqë ai që e pyeti në moment u pendua e u mblodh sikur të mundohej t’i rruhej Rrufesë....
Nuk e donte luftën vella-vrasese Qirjakua.! Kjo, jo sepse nuk ishte trim. Përkundrazi ,mund të hidhte poshtë me fuqinë e tij një kalë. Por ai ishte për paqe , nuk i shikonte dot me sy armët dhe nuk lejoi asnjëherë asnjë të hynte në shtëpi të tij me armë. As edhe vëllain e vet..Njeriut që e pyeti ju përgjigj:
-Haja përshesh me dhallë , si edhe ti...-kjo përgjigje e xhaxhait sado e thjeshtë ,,ishte një nga ato përgjigje e pasuar prej shumë e shumë të tjerave , po aq të mençura e po aq të thjeshta që i kishin bërë të gjithë të kishin kujdes kur i drejtoheshin e të gjithë thoshin se, Qirjakua të mbështjell në grusht të dorës në një kollë letër. Me punën dhe mençurinë e tij jetoi me nder gjithë jetën e sidomos atë familjare, Gruaja e tij , një nga bijat më të mira shqiptare, prej familjes së madhe Harito..... bija e Petro Haritos....mbese e pjesemarresit ne Lidhjen e Prizrenit Mihal Haritos ,atij MIHALI qe ish deputet ne parlamentin turk e, si i thote populli ne kenge …”O MIHAL Balli i karvanit/ C’i shtive drithmen Silltanit”.. , qe kerkoi bashkimin e 4 vilajeteve ..... bija e tij,Ifijeni,ashtu si dhe motrat e saj Anastasia dhe Agllaia, ishte e dashur e mirë e sjellshme , një zonjë e vërtetë!
Por ishte një grua e bashkëshorte e mrekullueshme. Xhaxhai krenohej me të dhe me të drejtë.
E kujtoj me aq mall e dashuri e më duket se kam qënë aq fatmadh që isha nipi i tij i dashur çamarok , saqë më duket se më pëlqen që
shpesh përdor shprehje të tij që më kanë mbetur e që i kam të shtrenjta. Thua se dua që dikush ta ketë dëgjuar xhaxhanë me kujdes e duke më dëgjuar edhe mua t'i përdor shprehjet e tij, të më thotë se i sjell ndërment Xha. Qirjakon(Xha Cakon) e mirë.
Kam dëshirë që ti kem ngjarë e të kem edhe unë diçka prej tij , jo si trashëgim por si dhunti , si një diçka që e bën njeriun ta duan të gjithë e , edhe armiku ta...respektojë automatikisht, pavetëdije...
Ata
njerëz të mrekullueshëm tani kanë ikur e kanë lënë tek ne kujtimet dhe
dashurinë e pakufishme.Edhe kur mori rrugën e gjatë pa kthim , ai ishte i qetë
por madhështor. Kishte caktuar vetë vendin ku do të pushonte thua se edhe me
këtë duhet të ishte po aq i kujdesshëm sa ishte me gjithçka sa jetoi.U ngrit
dhe ju afrua dritares . Me vështrimin e tij mbuloi gjithsa e lejonte ajo
dritare dhe duke mrrë frymë thellë nuk mundi të fshihte një dhimbje që ju
pasqyrua në fytyrën e lodhur por aq ekspresive. Mbylli sytë duke kyçur brenda
në shpirt atë vend që aq shumë e
Këta ishin njerzit me të cilët duhej të stolisej një vend i paqshëm , pa luftra e gjakderdhje. Paqja ishte në shpirtin e tyre e shenjtë dhe madhore!Sa e bukur do të ishte bota me njerëz të tillë!Sa shumë lumturi e dashuri do të derdhej mbi të!!!