Kulturë
Ksenofon Dilo: Përpara punës së tij gjigande
E hene, 01.09.2014, 05:00 PM
Përpara punës së Tij gjigande nuk
mund të heshtësh!
Nga Ksenofon M. DILO
Njeriu jeton një jetë dhe mënyra se si e jeton atë tregon në radhë të parë se sa e çmuar ishte jeta për 'të dhe se çfarë vlere i dha ai jetës . ishte ajo e pasur dhe e plotë apo ishte boshe dhe e pavlerë?
Kur themi e pasur nuk kemi parasysh një jetë që lundron në të holla e as një jetë që kalon nga trapeza në trapezë duke kërcitur gjuhën pas qellzës gjest që tregonte në ç'gjendje ndodheshin qelizat e ..shijës....
Të jetosh një jetë të plotë e të pasur do të thotë të punosh pa u lodhur , natën edhe ditën, të kërkosh e të zbulosh çdo gjë që fshihet pas misteresh e që e kaluara kërkon ta mbulojë për të mos kaluar tek e ardhmja që të bjerë shiu i përsëritjes pa rrjedhur e reja , ajo që të ngjit në shkallët e përparimit.
Të kërkosh duke parë historinë në sy e duke zgjedhur prej saj atë që të përket, jo për ta përvetësuar por për ta përshtatur në interesin e përgjithshëm që të pasurosh dijet e tua dhe ti vesh ato në shërbim të njerëzimit, kjo është jeta e pasur ose më qartë pasuria e jetës. Flas e kam parasysh të lartin PETRO ZHEJI ! Profesorin shkencëtar që çiku sferat e larta të asaj shkence , qe si ka thènè ILIA DILO SHEPERI ne parathenien e gramatikes se Tij botuar Vlorè mè1927 , faqe 19, paragrafi 3 : "Gjuha Shqipe vjen nga gjuha e vjeter e Pellasgve, dhe fillimi i saj arrin vjetersine me te lashte, ...." , nën dritën e mësimeve të tij të vlefshme , i frymëzuar prej entusiazmit dhe dashurisë së pakufishme të Ilia Dilo SHeperit hyri aty ku vetëm gjurmët e mësuesit të madh ishin dhe ku askush tjetër nuk kishte shkelur deri atëhere Petro Zheji sot ,me punën e tij vigane dhe pa përfillur pengesat që gjeti e gjen përpara si kurre kush tjeter dhe me fakte , i jep popullit dhe Kombit tonè një krenari të ligjshme si kurr-kush tjetèr.
Në një kohë kur bota e gjithë ka kthyer sytë dhe vëmendjen tek ky shkencëtar heroik , ku është akademia Shqiptare?
Cilët si Petro Zheji kanë punuar dhe kanë kontribuar gjithë jetën e tyre duke vlerësuar me madhështi një nga faktorët kryesorë të egzistencës së një kombi gjuhën e tij? Por akademija shurdhe nuk bëzan. Po! A mund te justifikohet kjo gjendje ? Si tingellojne fjalet :akadeni ,shprese e popullit e Atdheut tone te dashur ? Akademi ! Ku e shpie gjeneraten e re…? C’ben per Kombin tone aq te helmuar ! !Nuk mund sepse nuk kupton se çfarë duhet të bëjë. Ajo është aq e paditur dhe aq e pavullnetshmë sa thua se ka pësuar paralizë. Po;Po Paralizë në trurin e saj të sëmurë e sigurisht që nuk ka vend aty për të nderuatin Petro Zheji. Se po të hynte aty ai emër ajo vetëm atëhere do të merrte emrin që tani vetëm e ka të shkruar sepse me sa duket ajo akademi nuk funksionon , ose më qartë gjithçka tjetër mund të jetë por kurrë Akademi shkencash!!Nuk mund të përmbaj mllefin kur shoh se padrejtësia vazhdon dhe ëshjtë shtrirë si ajo gruaja e përdalë e nxjerr në pah pjesët e atij trupi të pështirë, duke u përdredhur lavirja plakë si të donte të zinte vendin që kishte për më se një gjysëm shekulli në burdellon komuniste.
Tani as ajo nuk e pranon më por ka nga ata që akoma i hedhin ndonjë kockë e mjerisht janë ata që duhet të zhduken , së bashku me laviren , të pastrohet njëherë e përgjithmonë vendi prej plehrave dhe të ndriçojë e vërteta e madhështia e njerëzve që gjith jetën ja kushtuan Shqipërisë, që u munduan ta ngrejnë atë në fronin që i takon dhe në një kënd të tillë prej ku gjithë bota e shikon.
Shqiptarët që punuan dhe luftuan për Shqipërinë, nuk janë të pakët. Ata duhet të ngrihen në piedestalin që ju takon dhe të formohet kështu ajo që si një kurorë dafinash do të zbukurojë kryet e Shqipërisë.
Aty e kanë vendin ataqë luftuan për Mëmëdhe , ata që e veshën me lavdi dhe ata që në të ëmblën gjuhë shqipe i treguan botës se kjo tokë ështe e lindur që në lashtësi, se ka një popull heroik , guximtar , luftëtar e besnik , e se mbi të gjitha ka gjuhën po aq të lashtë e të bukur sa vetë lashtësia. Apo jo, i dashur dhe i shtrenjtë mësues dhe profesor, shkencëtar i madh Zoti Petro Zheji?