Kulturë
Ilir Muharremi: Nuk e mohoj botën
E marte, 02.09.2014, 06:52 PM
Nuk e mohoj botën
Nga Dr. Ilir Muharremi
I vdekur jam si kështu si ashtu, i gjallë, hije e ecjes me hapa të ngadaltë refuzues ndaj vdekjes mëkatare, ajo që një ditë do të më përpinë, do të kërkoj nga unë lirinë, pasionin, absurdin e kuptimit. Lehtë gjykojmë pa fakte pa bazë, vetëm larmi dhe lojë si diçka për të më bindur, por jo me kot përpiqen, unë nuk e pohoj , por vetëm e mohoj. I rrash direkt në fund, pa kthjellë fillimin, pa u marr me të. Përse të ngre pyetjen mbi fillimin, kur asgjë nuk kujtoj, neuronet sikur nuk ruajnë asgjë, por kërkojnë çdo gjë. I kujdesshëm, apo i vëmendshëm ndaj asaj që vije dhe ndodh. Mjafton që nuk e kuptoj veten dhe nuk e dijë arsyen pse jam. Nuk e dijë se pse më zgjodhi shpirti mua, apo unë e zgjodha shpirtin. U fut në qenien time sepse unë doja, apo nuk më pyeti, ashtu fshehtas duke vrarë arsyen. Nëse më ka zgjedh, unë vendos se kur do lirohet, unë bëjë vetëvrasjen, unë vdes nga sëmundja, unë krijoj raportin me tokën, më ajrin, ujin, ushqimin, kthjellohem, infektohem dhe vdes vetë. Vras trupin për ta liruar shpirtin, këtu mistikët gjejnë qetësinë dhe shpresën. Ata lirohen nga kjo liri, ata shpresojnë në këtë përjetësi dhe janë të huaj në këtë botë, por a e caktojnë të vërtetën? Ata u zgjodhën pa dëshirë, strehohen aty në papërvojën dhe ngulitin rrënjën hyjnore për njerëzoren. Mohojnë dhe shkelin njerëzoren për ta lartësuar një të papërvojë, enigmatike. Mirëpo, nuk janë larg mendimit se nga e padukshmja, e mbështjellura buron një fuqi shtypëse e frikës, sepse na zë të pa përgatitur dhe nuk dimë se nga cila anë mund të vije. Ajo fuqizohet pa ditur fuqinë e saj. Bëhet e madhe pa ndonjë mirënjohje të saj. Njeriu shpesh herë lartësohet kur as vetë nuk ja merr mendja, kur në këtë univers pret të papriturën dhe thotë: As që ma morri mendja se do të ndodh, por ndodhi dhe mirë që ndodhi. Kjo jetë vërtet është një e papritur, e panjohur, tërheqëse, por edhe e kufizuar sepse nëse përpiqesh t’i rekësh lartësive, të lakmosh pas fiqve të saj, do ngadalësosh lëvizjen dhe mendimin, me qëllim që të shkelesh mbi tokë. Jeta na shkund jashtë çdo mundësive të saj, ajo përpiqet ta në servilizoj si një qenie e kthyeshme, e barazuar, e kufizuar duke na mbajtur peng me shpirtin. Nuk mund ta dijë se shpirti a më përket mua apo dikujt që e solli. Nëse do ta sillte ai do vendoste edhe gjatë të marrit frymë. Unë vendos vetë, për frymëmarrjen, normalisht me ndihmën e ajrit, lumenjve, dheut, barit, bimëve, krejt sëbashku. Ndoshta mistikët do qeshin me këtë duke pohuar se askush nuk vendos vet, vetëm i nënshtrohet botës. Jo, vërtet erdhëm me ndihmën e prindërve, por para prindërve ishim diçka, kjo diçka nuk erdh nga askush ishte gjithmonë do të jetë dhe vendos vetë për limitin e skajshëm. Ajo erdhi si absolute , por relative ndaj ngjyrave duke lakmuar drejt përjetësisë.
Logjika nuk ka ekzistuar para saj, logjika ndërton atë pyetjen dhe gjykimin e prejardhjes. Logjika përpiqet t’i jap kuptim. Por, ajo do ishte më mirë të jetoj pa kuptim, vetëm duke ju nënshtruar forcave të pavëmendshme, do jetoj si nën hije pa u ven re nga askush, kalimthi do ta anashkaloj këtë botë plot mistere, me shpejtësi të dritës nga e cila shumë shkencëtarë përpiqen të vejnë një shpjegim. Shpjegimi im është: duhet mos ledhatuar, vërejtur ekzistencën, ajo është vërtetuar në momentin absolut, ajo ishte gjithmonë, ajo nuk më zgjodhi mua e as këndë, gjithmonë u vërsul drejt panjohurive, e them panjohurive sepse logjika konteston çdo nismë pa bazë.
Ekzistenca
e kërkon lirinë, por liria ndodhet aty, i shërben kuptimit dhe kuptimi gjykon
kufizimin. Brenda kufijve depërton bindshëm liria. Por, sikur kufizimi dhe
liria të jeton në harmoni me trupin, do lartësohen në të njëjtën kohë, por as
njëra nuk e do lartësimin e njëtrajtshëm. Orgazma ngritët mbi atë të kundërt,
asgjë nuk do të jetë asgjë, por diçka me qëllim për tu pohuar si asgjë.
Universi ekziston, ndjehet, preket, shikohet, gjykohet, korrigjohet derisa nuk
lajmërohet vdekja asgjësimi i çdo gjësë. Kur them çdo gjësë ka kuptimin e asaj
që e prekim dhe shohim, aty derisa mendja depërton. Vdekja na bënë ta harrojmë
jetën, në harresë lind diçka e re. Por, si do t’i japim kuptim gjithë kësaj,
vetëm përmes që e shohim, ndjemë, prekim, kuptojnë në një fare shkalle zemrën,
trupin, frymën? Krejt kjo pohohet me atë se e kuptoj, dhe lind pyetja: Pse të
gjitha këto tek unë. Pse u zgjedha unë? Menjëherë përgjigja vërsulet, isha
gjithnjë, nuk jam zgjedhur, nuk ka përzgjedhje.