Kulturë
Xhevahir Cirongu: Krijuesit e kudo ndodhur
E enjte, 04.09.2014, 06:13 PM
Krijuesit e kudo ndodhur në gjithë
globin, janë të parët që mbjellin në zemrat e njerëzve dashurijete!
Esse nga Xhevahir Cirongu
Poetët ecin mbi vargun e tyre krijues të cilëve iu buron nga shpirti. Ata janë qënie si gjithë të tjerët e kësaj bote të mbadhe…! Por ja,…e veçanta që dallohen nga masa tjetër e qënieve njerëzore është vargu poetik, të cilët fjalët në rreshta që derdhin si hoje mjalti në letrën e bardhë, i bëjnë të cilëshueshëm dhe prekës atë mas tjetër të madhe njerëzish kur ata lexojnë vargun e poezisë. Vargu i poetit është magjik. Ai për lexuesin ngelet i pavdekshëm , sepse mbush hapsirën e shpirtit të tyre. S’ka shumë rëndësi se kush autor e ka shkruar vargun poetik, mjafton që ai është shkruar nga dora e poetit me drithërima këngësh e zogjësh në fluturim, me ujë të ftohtë e të kristaltë të burimeve, deri me lumin e dashurisë njerëzore me rrënjë fjale që ka pirë qumsht nga sisa e nënës, me fjalën e bukur të shqipes sonë.
Edhe Perandorët e Mbretërit qysh në lashtësi, në oborrin e tyre kanë pranuar të kenë afër në radhë të parë poetët. Pse kjo afrinitet me poetët?! E pra, poetët janë profetët e fjalës diellore që ngrohin shpirtrat e njerëzve. Ata janë të dërguarit Zotit , ku me fjalën e bukur që shkruajnë të japin forcë, mposhtin të keqen, të japin jetë. Por… krijuesi e artit kudo ndodhur në gjithë globin, janë të parët që mbjellin në zemrat e njerëzve dashuirjete!
Hapsira gjeografike dhe njohja me krijuesit e të të gjithave fushave të shkencës, duke punuar edhe në gjininë e publicistikës, kam njohur nga afër shkrimtarë apo poetë. Me ata kam patur e kam koorospodenca të ndryshme publicistike apo deri ato historike e letrare. Njohjet e kohëve të sotme është edhe më e lehtë, sepse teknologjia moderne (Interneti) na ka mundësuar të komunikojmë e njohim vlerat krijuese midis njëri-tjetërit kudo që ndodhemi , madje nga një kontinent te tjetri. Sa për ilustrim të shkrimit po japim me rezerva disa emra që të jem sa më konkret, sepse ata janë shumë e s’mund t’i shkruajmë të radhitur të gjithë në këtë esse letrare.(Prandaj ju kërkoj ndjesë atyre që s’u kam përmendur emrin!).
Interneti është bërë pjesë e jetës sonë së përditshmes. Ai tashmë na bën ‘’ftesë’’ në gjithë veprimtarinë tonë të jetës. Falë kësaj teknologjie të kohës sonë , na ka afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin anembanë globit. Kam ndjerë një kënaqësi të veçantë kur më është botuar shkrimi në portalin ‘’Fjalalirë’’ e ‘’Gazeta kritika’’. Por edhe në portualet e tjera’’Zemra shqiptare’’, ‘’Filolet’’, ’’Kosovarimedia’’, ’Zeri i shqiptarëve’’, ’’Devolli’’, ‘’Albaniapress’’, etj. Ishte posta elektronike që mundësoi të njihja e të komunikoja me shumë shkrimtarë e poet në vende të ndryshme të kontinenteve, qofshin këta të huaj apo shqiptarë. Te fjalalirë u njoha me Fatmir Terziu, Xhavit Gasa, etj. Në portualet e ndryshme me botimet e tyre, u njoha me Drita Ademi e Adem Zaplluzha nga Prishtina, Bedri Tahiri nga Vushtrria, Bedri Neziri nga Kastrioti, por edhe me Hazir Mehmeti në Vjenë . Me Raimonda Moisiun, Përparim Hysi, Drita Lushi, Pëllumb Gorica, Faik Xhani, Sokol Demaku, Zeqir Lushaj, Baki ymeri etj. Vitet treten në valët e jetës sonë. E megjithatë, ato lënë edhe gjurmët e tyre pas. Vjen një ditë e takohesh me njerëzit e viteve të shkuar me plot mall e dashuri. Me Namik Selmanin jam takuar për herë të parë në Lezhë, viti 1980. Njohja jonë e mëparshme ishte nëpërmjet shkrimeve që botonim në gazetat e kohës. Në qytetin bregdetar takoj mbas viteve’90-të, (i ndjeri) Bashkim Çuçi, Alma Begaj, Artan Ballgjini, Fatime Kulli, Daut Hoxha, Flora Dervishi(Gjondedaj) , Gjergj Vlashi,Kadri Tarelli,Nebi Dragoi, Pjetër Cara, Skënder Kapiti, Gëzim Çela, Pëllumb Mane, Shahin Ibrahimi, Myrteza Baboçi, Myftar Gjonpalaj etj.
Te kafja ‘’nëntë katshe’’ në Tiranë flasim për letërsinë, me poetin Xhevahir Spahiu, dhe vazhdojmë me të tjerë kolegë të fushës së artit të shkruar si: Albert Zholi, Enrieta Sina, Kastriot Caka, Zylyftar Hoxha, Kujtim Mateli, Gëzim Voda, Nuri Dragoj, Mark Simoni, Land Lushi , Bashkim Koçi etj. Takim pas takimi edhe me Enver Cakaj nga Osoja e Skraparit, që s’i pushon pena së shkruari çdo ditë nëpër gazeta të ndryshme. Shkruajnë për të vulosur kohën tonë që ajo t’u flas brezave nesër.
Por
mundësia e një kafe mirënjohje e respekti miqësor piktakohet
edhe me piktorë e këngëtarë siç janë: Naim Këçuku - Durrës, Azir Aziri
ngaTetova, Nuri Jaupllari- Skrapar, Ardian Traga,,Çaush Vathi ,Sali Xhaja-
Durrës etj. Por s’mund
të lë pa shkruar edhe një rresht fjale
pë skluptorin me origjinë nga Çamëria, që atje
në studion e tij me baltën e
gurin e vendlindjes shqipëri lartëson
shtatoret e heronjëve tanë. Dhe ai është njeriu duarartë Idriz Balani. Malli për vendlindjen
të zhurit shpirtin. Atje ku të ka lindur koka, pavarsisht se ku jeton e punon,
afër apo larg atdheut, te vendlindja shikon
ëndrrat e jetës. Kishte disa vite pa ardhur në Shqipëri poeti Xhavit
Gasa. Emigrimi e degënisi larg atje në Londër me gjithë familje. Aty u njoh
edhe me shqiptarë të tjerë. Lidhën
shoqëri e miqësi. Por syt e mendjen e kishin te vendlindja. Dhe
ja…nëprërmjet postës elektronike në portualet bashkëbisedon e njihet edhe me
mua. Flasim në distancë për artin e
letërsinë. –Do vij në shqipëri më thotë e do takohemi të pimë një kafe aty në
Durrës. E mirëpres ftesën e poetit Xhavit Gasa që me orgjinë është nga Zenishti
i Matit. Ishte data 14 gusht 2014 kur unë takohem me poetin emigrant Xhavit
Gasa që kishte ardhur nga
E gjithë biseda jonë ishte fokusuar te arti e letërsia. Arti i të shkruarit i bashkon njerëzit.I dhurojmë njëri-tjetërit nga një libër ku nënshkruajmë autografin tonë aty. Çaste të bukura takimesh intime që mbeten gjithmonë në memorjen e kujtimeve. Çfletoj librin e mikut tim dhe fiksoj në mendje vargjet e një poezie, të cilat poeti Xhavit Gasa i ka derdhur me aq dashuri nga shpirti i tija.
‘’Dua,
Që vargu im,
Në krahët e zogut
……..të fluturojë.
Me zërin e bilbilit,
………të këndojë.
Me dallgët e detit,
………të vallëzojë,
Me shpatën e Skënderbeut,
………sherret t’i ndalojë’’.
E pra, njerëzit e artit e të letërsisë të çdo lloji kombësie qofshin ata, mbjellën dashurijete te njerëzimi në gjithë globin. Kur takohen poetët edhe gurët ia thonë këngës…!