Kulturë
Përparim Hysi: Thyhet vapa, thyhet gushti
E enjte, 04.09.2014, 05:20 PM
Thyhet vapa, thyhet gushti
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
Letër për Lejlanë
Isha në shkollë të mesme, në vitin e tretë
Ç'do lexoni më poshtë, është krejt e vërtetë.
Muhabetin fjollë me mua Lejlaja
Por, për pak fare, më gjeti belaja!!!
- Qasu tytje! Qasu nga unë!
(kuptohet që tani iu qasa më shumë)
Duartë mbi timin gjoks e më dha të shtymën
Sa gati nga e keqja, kapërceva mbështymën.
Mu përmbi hundë më hipi inati!
Më pa një shok e me mua buzëqeshi:
- Nuk ke faj ti, po e ka dialekti!!!
Në Elbasan thonë qasu, d.m.th. largohu!
Ju nga jugu e kini për "afrohu!"
Ah, moj Lejla, që tani je bërë gjyshe
-Qasu,
Lejla!
22 gusht 2014
Klarita !
" Eh, Klarita! Klarita! Klarita!
Pse s'nis këngën e gëzueshme, Klarita?"
Këngë ruse
Aty
mesviteve pesëdhjetë
Një ruse e bukur, me emrin Klarita!
Sa nur që kishte! Sa sharm!
E bukur qe rusja siç është drita.
Vinte mbrëmjeve tek bar "Sahati"
Se mbrëmjeve aty kishte muzikë
Nën tinguj tangoje, foksi a valci
Sytë tanë mbi ty nguleshin, e bukura Klaritë.
Se qe e bukur si një tulipan
Tek kërcente sikur shkelte mbi thua
Djemuria e Tiranës pas saj si në "alarm"
Ajo sikur thoshte: më vështroni mua!
Tek rri, nuk di pse më kujtohet
Ajo ruse e bukur me emrin Klarita!
Portreti i saj, sikur vjen e më afrohet
Se një kohë, djalërisë, dhe unë u mahnita.
Portreti i saj m'u bë si i gjallë
Sa dëgjova këngën për rusen e bukur
E dëgjova dhe, sado, tash, kokëbardhë
Si njëherë e një kohë, u bëra turbull.
19 gusht 2014
Thyhet vapa, thyhet gushti
Thyhet vapa, thyhet gushti; thyhet mosha dalëngadalë
Fët me sy, fët me qepallë dhe më fton mua në mejdan
Sos më fton në mejdan, po më bën dhe isharet
Sikur gjasme mua "s'ma mban" ( vallë ka faj ai që "vret?!!!")
Nisem unë e përvesh mëngët, se beteja është e sertë
Ende unë vringëllij dhëmbët, për "atë punë" jam dreqi vet!
Vërtet që ajo është taze (unë "riosh" e mbi shtatëdhjetë)
I njoh mirë ato "avaze" (kam "licencë" e kam "patentë")
Dhe filloi "dyluftimi" ("dyluftimi" trup me trup)
E ku pyet, Përparimi? Turpin unë kam ngrënë me bukë.
16 gusht 2014