Kulturë
Poezi nga Sadulla Zendeli Daja
E merkure, 17.09.2014, 07:04 PM
Sadulla Zendeli Daja
HESHTJA
1
Heshtja mbulohet
Me eskavator rëmohet
Shungullon gjithmonë
Era e qetë zë lëshonë
Zogjtë cicërojnë
Thërrima buke kërkojnë
2
Njerëzit ecin në heshtje
Asnjë zë nuk dëgjojnë
I hedhin një sy heshtjes
Asnjë fjalë nuk e thonë
Këmbësorët kalojnë
Këngën e ndalojnë
Ndalen dhe me heshtje
Këngëtarët i nderojnë
3
Njerëzia lind e rritet
Rruga e heshtjes përsëritet
Armiku vjen më këmbë
Dhe pa kokë shkon...
Heshtjen me eskavator e mbulon
Vendi dhe heshtja dëshmojnë
Se historia ngjarjet i shënon
1
Tre lumenjtë bashkohen
Ecin bashkarisht
Me njëri-tjetrin përqafohen
Rëra mahnitet e s’trishtohet
Uji i kulluar nuk turbullohet
2
Nga shkon gurët i mbulon
Uji i kristaltë shkumbon
Dallga mbi gurët
Si ujë gurre gurgullon
Ec rrugës së vete
Kushdo mund të kalojë
Lumi askend nuk e pret
Shkuma e tij e bardhë
Gurët i bashkon
Kurreshtjen e lëmon
3
Gurgullimë shekujt dëgjojnë
Në anën tjetër dy lumenj
Me të tretin bashkohen
Ecin e shkumbohen
Ditë e natë ecin
Dimër e verë pa ngecur
4
Shtërngata, murlani e tufani
Dhe as tërmeti s’i ndalon
Në male e fusha gjarpërojnë
Historisë gjurmët ia tregojnë
DEMONSTRATA
1
Përforcohet Qëndresa
Njerëzit shtërngojnë duart
Dhe lidhin Besën
2
Dalin në shesh e brohorasin
Flamurin me shqiponjën
E ngrejnë lartë
Flamurin e okupatorit
E djegin në flakë
3
Kërkojnë lirinë okupatori ua ka marë
Dolën trimat Kosovën ta lirojnë
Djem e burra gra e t´moshuar
Armikut i dolën ballë për ballë
Kërkojnë Kosovën e pushtuar
Nga gjaksorët e mallkuar
DHUNA DHE DHUNIMI
1
Dhunuan gra e vajza
Në këtë shekull të pabesë
Ushtria famëkeqe sllavjane
Me hijenat e tërbuara kaukaziane
2
Maskarenjtë e Leninit, Stalinit e Putinit
Sot si lypsarë shtrinjë duart e pajtimit
Europën e Bashkuar ta mashtrojnë
Që rusofonët sërish Kosovën ta pushtojnë
MOSBESIMI ËSHTË SHPËTIMI
1
Lexo historinë tonë të lashtë!
Sa masakra mbi shqipëtarët janë ushtruar!
Mos i beso okupatorit sllav të mallkuar!
2
Shpëtimi është në dorën Tuaj:
Shqiptar e Boshnjak’ të bëhen ushtarë
Ta mbrojnë vendin e të parëve tanë
Nga sulmet e shtrigave sllavjane
Që na i lënte fëmijët pa baba e nënë.
3
Shqiptarët si një trung i bekuar
Në vendlindje dhe mërgatë
Bëhuni ushtarët e këtij shekulli
Mos lejoni kurrë më t´na okupojnë
Banditët ardhacakë të Beogradit
Me përkrahjen e bushtrave t‘Kaukazit!
LUFTA, NJERIU DHE TRADHËTIA
Lufta dhe tradhëtia
Vijnë papritur dhe pa i thirrur
Okupatorët njerëzit i rrethojnë
Me bajoneta e plumba i shpojnë
2
Luanët hekurat i shkatërrojnë
Nga dyert e armikut t’shpëtojnë
Zullumqarët i mundojnë
Armiku tradhëtarët e vet s’i harron
Me medalje të arta i dekoron
3
Tubohet shqiptaria
Me sëpata e kosa dhe shpata
Me pushkë, mitraloza e barotë
Armikun e dëbon nga kjo botë
Historia dhe të parët tanë
Këtë truall na e kanë dhënë
Tokë e bekuar kreshnikësh
Me gjak dëshmorësh të rënë
4
Tradhëtarët e pabesë
Japin shenjë për shpresë
Njeriu lind dhe vdes...
Tradhëtinë nuk e harronë
Tërë jetën pas i shkonë
5
Bënë çmos dinakëria e këtij shekulli
T´i humbë shenjat e tradhëtisë
Emigrojnë si misionarë të lavdisë
Na shtrirren si atdhetarë të devotshëm
Kureshtarë të bashkimit
Në zemrën e zezë të tradhëtimit
6
Mërgimtarëve pluhur në sy u hedh
Duke i mashtruar këta hallexhi
Mërgimtarët durojnë duke duruar
Me hapa të gjata pas u shkojnë
Tragjedinë e mëmëdheut kurr s’e harrojnë
Në dosje tradhëtinë e shënojnë!