Kulturë
Xhavit Gasa: Buka e nënës
E hene, 15.09.2014, 06:49 PM
Xhavit Gasa
PYETJE-PËRGJIGJE
(Pyetje)
Ti poet?
Më pyesin,
mua shpesh!
(Përgjigje)
Mos,
t'ju vijë habi,
kam lind i tillë!
Isha,
bimë e njomë,
në këtë toke!!
Pa ujë
i lanë,
rrënjët!!!
S'i lanë,
të rriten
degët!!!
Jetova,
rrënjën,
se thau toka!
Degët,
s'u thyen,
nga rrebeshet!!!
shumë bimë,
vdekjes i bëmë sfidë!!
XHEPE GASA
Nuk qenka e lehte,
te gjeshe fjalet,
e ti vendosesh ne rrjesht,
kur flitet per Xhepe Gasen!!!
Sepse ishte fjale-pak,
pune-shume Xhepe Gasa,
t'i nxjerje atij nje fjale,
sikur te shkepje nje gure nga rrasa!!
Nuk u mposht ky burre,
nga kercenimi i fashisteve,
as kur e lidhen kembe e duar,
torturat cnjerzore te komunisteve!!!
per fjalen e tij te mbajtur,
me buke, kripe e zemer,
deren e konakut te hapur!!!!
BUKA E NËNËS
Në magjen e drunjtë,
nëna miellin hidhte,
me mjeshtri e bënte brume,
gatuante bukën plot shije!!!
Sa më mer malli,
për bukën e shijëshme,
të gatuar nga dora,
e ëmbël e nënës time!!
Kuzhinat as restorantet,
nuk e zevendësojne asnjë herë,
shijen e bukës gatuar në magje,
me saç e çerep të pjekur!!!
Sa e shijeshme dhe ëmbël,
buka gatuar nga dora nenes!!!