E diele, 14.04.2024, 06:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Portret amoral për një tiran komunist

E enjte, 18.09.2014, 08:02 PM


Pamflet

Portret amoral për një tiran me biografi komuniste

(Inisiativa e tretë për shkarkimin e Traian Basescut nga posti i presidentit)

Nga Baki Ymeri

Liria është një përgjegjësi kurse kërcënimet kundër lirisë janë prezente në çdo hap dhe në çdo çast. Edhe mua më është kërcënuar liria nga butakët e Basescut, por ky është një subjekt që nuk ka të bëjë me këtë pamflet. Sipas mass medias, “sistemi nazist i Basescut do të bie pas dy muajsh”, dhe i njëjti, pas Drakulës, do të mbetet njolla më e zezë në historinë e Rumanisë. Si pasojë e direktivave të tij, dhjetëra kundërshtarë politikë të pafajshëm vuajnë pas grilave të burgut.

Thonë se kush ia bën varrin tjetërkujt, më në fund bie vetë në të. Jo vetëm për mosnjohjen e Kosovës sonë e kemi fjalën, por edhe për frikën, terrorin dhe varfërimin e popullit rumun. Traian Basescu është presidenti më i brohoritur në botë (me brohoritje antibasiste: Huooo! Poshtë Basescu! Dil përjashta maskara ordinere!) etj. Basizmi është një formë e neveritshme që duhet ndëshkuar për debasifikimin e Rumanisë. Aroganca e tij është e pakufishme. Basescu ka eksploatuar dosje dhe informata nga shërbimet e ndryshme për ndëshkimin e padrejtë të kundërshtarëve të tij. Mugur Ciuvica e konsiderin si “oficer i mbuluar” që ka qenë pjestar i shërbimit sekret që nga vitet 1970. Zbulime ekstraordinare janë duke nxjerrë në pah gazetarët rumunë lidhur me abuzimin e pushtetit nga një kanibal komunist.

Shfrytëzimi i informatave sekrete për qëllime personale nuk është tjetër veçse tradhëti kombëtare. Demokracia e vërtetë nuk toleron maskarrallëqe të këtilla me karakter stalinist. Sipas emisioneve të TV Antena 3, “infraktori dhe alkoholiku Basescu duhet suspenduar, arrestuar dhe ndëshkuar”. Basescu jep rekomandime për ndëshkimin e kundërshtarëve përmes direktivave diktatoriale. Ai nuk është kush tjetër veçse një “politruk” (ekspert sovjetik), pa kurrfarë vlerash morale dhe vertikaliteti politik. Traian Basescu është i izoluar nga Europa në Europë. Fama i ka rënë ngase ka intoksikuar vendin e tij me shantazhe, mashtrime, korrupcion dhe procese të montuara politike. Para se ta shesë flotën rumune, dhe para se të djegë disa anije në Francë, gjatë dy mandateve të pamerituara presidenciale ka krijuar një klan mafiotik për shpërdorim parashë duke blerë e shitur terene. Përmes bijës së tij, Ioana Basescu (notere), rusët përmes Gazpromit hapin 150 benzinari në Rumani nëpërmjet serbëve. Sa para ka inkasuar Iona Basescu nga ky biznes prej mbi 200 milionë eurosh?

Traian Basescu mashtron botën gjoja se qenka proamerikan, por praktikisht është proserb dhe prorus. Atë e ka lënë pa brekë analisti politik Radu Tudor (TV Antena 3), dhe jo vetëm ai. Bigrafia e tij është tejet e turbullt. Basescu i ka bërë shumë të këqija këtij vendi. Sistemi i mbrojtjes, ekonomia, situata sociale brenda 10 viteve të sistemit basist është e mjerueshme. Biznesin e Basescut me rusët, si mund ta justifikojë administra amerikane, pyet Dana Grecu në të njëjtin post televiziv. Kërcënime të panumërta, profesorë universitarë në kantinën e të varfërve, rrugët e Bukureshtit të mbushura me bosketarë dhe lëmoshtarë.

Vëllau i tij, Mircea Basescu gjendet pas grilave të burgut ngase ka marrë nga rromët qindramijë euro për të intervenuar te autoritetet gjyqësore që mafiotët të lirohen nga burgu. Basescu është një mashtrues ordiner që gënjen gjoja se e paska ndëshkuar komunizmin, derisa nuk ka dekoruar asnjë të ndëshkuar të diktaturës komuniste. Më 2012, 7 milionë rumunë votuan kundër tij por përmes shërbimeve të tij, vota u suspendua dhe përmes një referendumi që kushtoi mbi 17 milionë euro, u rikthye në pushtet. Këtë tiran dhe diktator komunist të pangopur me dehje për pushtet, kohëve të fundit e ka kapluar kriza nervore. Edhe amerikanët janë duke e braktisur. Motivet e suspendimit ndërlidhen me dekontaminimin e sistemit basist. Dalngadalë po vjen koha e dezinfektimit të Rumanisë nga një president që ka shkelur Kushtetutën e vendit të vet. Pas dy muajsh mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ka gjasë se këtë qiraxhi të Kotroçenit do ta zëvendësojë kryeministri i tanishëm, Victor Ponta, me origjinë përnga gjyshi, nga Voskopoja. Viktor Ponta ka deklaruar se pas një viti (më 2015), pra kur do të bie Basescu nga pushteti, Rumania do ta njohë Kosovën.



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora