Kulturë
Drita Lushi: Të pathënat…
E premte, 19.09.2014, 07:55 PM
Drita Lushi
Të pathënat….
I dashur!
Kemi lënë shumë fjalë pa thënë,
e jemi dashur qetë unë dhe ti;
Unë hesht gjithnjë kur zemërohem
E ngazëllimin çel si maj, në dashuri!
Papritur,
Të pëshpëris,
Dhjetë
Njëqind,
Njëmijë…
Ti, me sy arrin të futesh brenda meje
E buzët mi ndal veç me një vështrim…
Pastaj
“Ti je e vetmja histori e dashurisë”!
kur Unë dyshuese të shoh në sy…
Ti shpejt e shpejt ca flokë me shpupuris.
Unë rregulloj balluket ballit,
E fjala në buzë më vjen vetiu;
“Unë historia jote e dashurisë?
Ti je dashuria që po shkruaj në timen histori..”
“ Prit… mos u lumturo kaq shumë…
Sepse, di të jem dhe djall kur duhet,
e jo veç ëngjëll unë…”
- Në rregull?
Shtator, 2014