E shtune, 27.04.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Mesazhe të kjarta solli ''Perandorët''

E merkure, 16.07.2014, 07:34 PM


MESAZHE TË KJARTA SOLLI ROMANI "PERANDORËT" NË FREIBURG DHE ZÜRICH

Nga Xhevat Muqaku

Fundjavë e shkuar dhe fillimi i kësaj jave, në Freiburg të Gjermanisë dhe në Zürich të Zvicrës do të kujtohen kohë të gjatë tek miqët e fjalës së ëmbël të folur e të shkruar amtare. Lidhja e krijuesve shqiptarë për mërgatë dhe Qendra kulturore për mërgatë në Zvicër, në përpjekje për të kapur ballafaqimin me imagjinatën për Perandorët organizuan promovimin e poetes shqiptare Majlinda Nana- Rama dhe romanin e saj "Perandorët".

" Në gjithë volumin e vet, romani ka dashuri e urrejtje, buzëqeshje e zemërim, hare e lot, gjak e verëkuqe; oazë e shkretëtirë, dete e llym, ka gjëmë, brishtësi, trishtim, anarki totale sociale, ndjenjë terrori fizik, psikologjiko-shpirtëror, ...etj.etj. Vepra e shkrimtares, tani më të njohur M. Nana Rama, dallon edhe nga përshkrimet, si formë e përqendrueshme e përvetësimit të realitetit. Mjeshtëria dhe talenti i saj, vë në pah variantet më të tejskajshme të prozës së gjatë moderne. Portreti i individualitetit çobjektizohet fare, deri në atë masë sa Njeriu degradohet (devalvohet si qenie e gjallë e me pa-intelekt) dhe shërbehet si në t’ashtuquajturën konsumim social. Skematizimi i ngjarjeve, nuk i shpëton autores pa identifikime ilustartive artistike, gërshetuar mjeshtërisht me abstraksionet reale, që spikat gjithnjë karshi mprehtësisë dhe aftësisë komunikative...Është ndër veprat e para, nga gjenerata e re e bashkëkrijuesve të autores, që kushtimisht e publikisht kërkoj apo propozoj, të përkthehet edhe në gjuhë tjera". ( Hasan Qyqalla, pjesë e huazuar në vështrimin e tij kritik për romanin " Perandorët" në Freiburg, tema:Demistifikimi i ontologjizmit perandorak)

Letërsia shqipe dhe femra shqiptare në shpirtin e krijimtarisë

" Kur jemi të autorja- shkrimtarja e nderuar Majlinda Nana- Rama, duhet të ceket patjetër veprimtaria e saj e dyfishtë në fushën e artit dhe atë të politikës si art i mundësisë për ndryshim evolues të jetës. Pikërisht suksesi i mirëfilltë në krijimtarinë letrare, me theks të veçantë te romani " Perandorët", është shkaku dhe arësyeja e bukurë që ne sot jemi këtu në këtë ambient shqiptar në qytetin Freiburg. Majlinda e jonë, bëri edhe edhe një faqe të kompletimit të kronikës së sukseseve. Kjo na bën të ndjehemi shumë mirë. E si mos të ndjehemi mirë kur femra- autorja e jonë shqiptare gjendet në majat e sukseseve të krijimtarisë sonë letrare. I urojmë Majlindës dhjetërafishim vlerash të tilla". ( Mentor Thaqi, pjesë nga temë e sipërpërshkruar, në Freiburg).

" Më vjen mire që ju takoi sërish! Falemnderit për kohën që e keni gjetur për mua. Eh, po fajtoren e kemi përballë. Mbetëm të uritur në Freiburg. Ju keni ardhur nga Shqipëria të takoheni me ne, andaj duam të kënaqemi së bashku me ju edhe sonte në Zürich.(Reciproke)

Ndërkohe që dhomë e pritjes në Qendrën kulturore shqiptare në Zürich gumëzhinte, mbushej plot e përplot me miq të artit të shkruar. Plotësohen edhe ato pak vende të lira me karrigat e sjellura shtesë. Unë e sjellë të freskët tablonë; ditën e shtunë me shi dhe diellë, ylberin me ngjyrat e tij, gjelbrimin- jetën, amgazhimet...përgjatë rrugës nëpër Schwarzwald- in pitoresk, qytetin universitarë Freiburg, vendtakimin e promovimit të Romanit më të kërkuar në hapsirën mbarëshqiptare kohëve të fundit.

" E nderuara poete, të dashur miq të fjalës së shkruar, i nderuari Konsull i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Islam Spahiu: në pamundësi që sejcilin prej jush ta përshëndes, ju falënderoi  të gjithëve. Për kohë të shkurtër ju përgjegjët ftesës për mbrëmjen me zonjën Majlinda Nana Rama. Uroj një mbrëmje të bukurë".(Shukrije Ramadani- përshëndetje në emër të Qendrës kulturore në Zürich)

 

" Bashkëkombas të nderuar, se si autorja e "Perandorëve" i trajton ngjarjet në romanin e saj, sot mua dhe juve si lexues, do të na afrohet një pasqyrë e mirë për jetën e shqiptarëve dhe funksionimin e shoqëris shqiptare. Është kjo një mënyrë moderne, e çasjes së problemeve nëpër të cilat kaloi- kalon dhe u ballafaqua- ballafaqohet Shqipëria. Libri është një kalendar letrar, në të cilin nuk flitet për data të caktuara. Por imagjinata dhe brendia e ngjarjeve përkojnë me përshkrimin artistik edhe të datave dhe kohës për të cilën jan raportuar ngjarjet e tranzicionit në Shqipëri (Sabit Gecaj- Poet, moderoi- ndermjetësoi dialogun për dhe rreth romanit mes autorës dhe pjesmarrësve

Nè emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zvicër, përshendeti ardhjen e autores dhe praninë dashamirëve të artit të shkruar Islam Spahiu.

SË BASHKU, BALLË PËR BALLË BISEDOHEJ NGROHTË ME AUTOREN E LIBRIT

" Falenderime të gjithëve që keni gjetur kohë për mua, ndjehem e vlerësuar.

Të gjithë ne e njohim jetën tonë, në Kosovë e Shqipëri. Unë jam munduar të sjell një çasje të jetës që gjenerohet atje. Realitetin që na përcjellë mbase 20 vite. Sillemi si një tërësi dashur dhe e pa dashur. Jemi bërë pre e sjelljeve të të papërgjegjëshmëve. Duke e bërë punën e gazetares, kam pasur fatin e mirë dhe të keq që t'i njoh nga afër problemet. Në rend të parë kam sjellë një dëshmi historike, një çasje/ realitet të kohës tranzitore të përjetuar në Shqipëri.

Një realitet i frigshëm?

Në fakt nuk është krejt ashtu. Është një çasje artistike. Një pamje që shfaqet para dhe pas syve tanë. Të gjithë smund të depertojnë tek ajo e padukshmja. Sot, pas dy muajsh ndjehem mirë që e kam thënë fjalën time. Une isha një zë në Shqipëri, do të doja që edhe të tjerët të flasin fjalën e tyre, nuk më pëlqen vetmia. Perandorët jan shfaqur në kuptimin e disa përsonave që vishen me petkun e biznesit dhe politikës, e drejtojnë vendin me pushtet që nuk njeh kufi. Zgjërojnë territoret e tyre jasht çdo limiti të mundshëm. Nuk jan këta thjesht biznismenët- bosët e kohës moderne!

Lexuesi gjate leximit e takon vehtën

Përsonazhet jan reale ndërsa lexuesi e gjen vehtën në pozitën e personit të prekur. Dashur e pa dashur ne ecim nëpër këndet dhe lëvizjet e pamenduara ose edhe të paramenduara të këtyre jo kurrizorëve që pretendojnë të jenë Perëndia. Ditët e para kur doli romani në dritë, u prit me polemika e kundërshti. Isha e "trembur"- ndjehesha e vetë përballë të gjithëve. Më lehtësuan kalimtarët e rastit tek i degjova të më drejtoheshin me emrat e përsonazheve. Kishte edhe prej atyre që ishin përsonazhet e mij të zgjedhur- pjesë e kësaj perandorie te madhe.

Kundërshtitë- erdhën pikërisht për skenat që sjellin atë/ata Perandorët. Shpeshëherë natyrëshem ndodhin gjëra e ngjarje që ne s'jemi mësuar t`i dëgjojmë/ shohim. Jan skena që duhej të notoheshin/ trajtoheshin përmes një perdeje të hollë. Jam munduar që të sjellë lënden/ ngjarjen ashtu siç ka ndodhur. Duke e bërë vehten më të mirë, ne bëjmë- organizojmë në të njëjtën kohë edhe një jetë më të mirë për pasardhësit tanë. Kjo nuk ka ndodhur në këto 23 vite të tranzicionit në Shqipëri prandaj edhe ka pjellur këto viktima që kan ardhur në romanin tim. Jam kundërshtuar pikërisht për atë se e kam thënë hapur anomalinë, që vërtetë të tillë e kam parë dhe dëgjuar.

Romani ka një bosht kryesor- kurrizor, një linjë qendrore. Për rreth vërehen / takohen disa linja me personazhe dytësore që e plotësojnë. Në fund unë jam munduar të jap një zgjidhje tragjike për të dhënë mesazhin tim. Pra çfar pjellë kjo papërgjegjëshmëri dhe si duhet të veprojmë që të bëhemi më mirë dhe më të mirë. Ja kam besuar zgjidhjen e ketij ngërqi social- ekonomik- tranzitor gruas. Kam besim tek forca e gruas si një qenje me një rrol vendimtarë për të ndryshuar botën. Mu për këtë edhe dy personazheve të papërgjegjëshem/ pandërgjegjëshem në roman, Alekos dhe Tristanit, dy biznismenëve ju kam dërguar për balle gratë. Njëri rrënohet dhe fundoset nga dashuria e një gruaje e tjetri rrënohet dhe shkon në tragjedi nga dashurija e nënës. Shqipëria si medalje nuk përmban vetëm me anën gri. ajo ka edhe anën e saj me ngjyrat më të bukura qe s`i gjen/ takon askund në botë. Romani është një realitet me ngjyrim artistik dhe me një mbyllje imagjinative.( Majlinda Nana- Rama)

Uroj shëndet dhe suksese edhe në të ardhmen autores dhe romanit Perandorët.

Temën e përgatiti Xhevat Muqaku, 15.07. 2014 në Singen

________

Dy krijime që spontanisht erdhën në notesin tim para fillimit të mbrëmjeve madhështore në mërgim.

 

AJO

(femrës autore)

perandoritë thyheshin n´thyerje

para vrapit ... pas hapit,

perandorët n´rënie pas tyre

ajo, mbretëreshë mbretërishë,

pse jo ... hyjneshë hyjnishë

edhe Itaka n´pritje, n´përcjellje

plot një jetë,

uliksët ... ende n´këndellje

perandorë e puthadorë

(s)mund t´kenë një kurorë

e lidhur nye ... n´rrugë t´pa krye.

 

Mentor Thaqi, 12.07.2014 në Freiburg

 

MUZGU PRANË AGIMIT

( "Perandorët" në odën e QKMSH)

 

Ecë me kohën në mërgatë

sërish takohem me Nanën

dhe fjalën e ëmbël të saj.

 

Në verën me shi

i uritur për notimin

artin e shkruar.

 

Idealizim i vetvehtës

gruaja metaforë e ëmbël

burrneshë tojë dhe zojë.

 

Rreth miqëve të fjalës së shkruar

vajzës dhe përtrirjes së familjes

brushë hollë e artistit Hero A.R.

 

Xhevat Muqaku, 14.07.2014 në Zürich



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora