E diele, 28.04.2024, 12:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Rrapi.. vdiq!

E marte, 15.07.2014, 08:35 PM


Rrapi.. vdiq!

Nga Ksenofon M. DILO

E di që për pemët nuk thonë Vdiq por rrapi simbolizon  Madhështinë  e  Burrërisë  dhe sa më lart ngrihet aq më tepër tregon krenarinë se është duke i bërë hije trimërisë.

Ai ka hyrë në këngë dhe madhështia e tij është e lidhur gjithmonë me kuvende burrash të vërtetë që uleshin në hile të tij , që kuvendonin , që lidhnin besën , e që pastaj aq burrërishte këndonin Rrapi kishte shpirt. Ai me lashtësinë e tij shekullore kishte madhuar shtatin duke marrë pjesë në gëzime e në hidhërime, në dasma e në luftëra dhe gjithmonë , sa herë që dëgjonte oshtimën e vajit për të rënët e nderte krahët si i kapitur, ja ku i ngrinte ato përsëri se buçiste kënga e trimërisë për të rënin në ballë të luftës për atdhe , për nderin e mëmëdheut..

Sa herë shkoja pranë rrapit që ishte jashtë shtëpisë të xhaxheses time më dukej sikur të gjitha këto mendime vërtetoheshin e një ndjenjë e çuditshme më kapte sepse më dukej se me të vërtetë ishte i gjallë e kishte shpirt.Doja ta@i flisja , doja ta pyesja dhe prisja të më fliste dhe ai , me gjuhën e tij duke lëvizur paksa degët. Jam i sigurt se atë gjuhë do ta kuptoja...Por mjaftohesha , kur shkoja në Nivan të ngrija kokën , si të kërkoja të përshëndes atë kokën e tij të lashtë e gjithmonë i thosha Pirros:

-   Një zot e di sa ka parë e dëgjuar ky rrap madhështor.  Dhe  jo pa kujdes kujtoja vargjet e kenges labe  plot kuptim.. per kataklizmat...

“More rrap te qofsha fale  / More Rrap !

Ku i ke burrat e parè  / More Rrap !/..” Pirua qeshte , e sepse ishim në hije të rrapit ngrinte dorën e mbështeste atë në trungun plot jetë dhe ..buzëqeshte...

Njëherë më tha se kur dilte prej shtëpie shkonte dhe vinte dorën mbi rrap e qëndronte për pak minuta sepse i dukej se komunikonin. ..Nuk i thashë  atëherë se kjo ishte më se e natyrshme, sepse vetë madhështia e atij rrapi të jepte zemër të hijeshonte e mendimet rridhnin të qeta , ashtu si edhe ndjenje një forcë vigane që të pushtonte e padashur kujtoje se ishe i ...pavdekshëm.

Kur Pirua iku, nuk mbeti njeri pa ulur kokën prej dëshpërimit. Ishte aq i mirë i dashur dhe aq njerëzor sa si i thonë fjalës , qau edhe foshnja në barkun e nënës!..

Por ,  hidhërimi i madh ishte i rrapit. Ai uli kokën, vari krahët e lëngoi. Priste Pirron që ta përshëndeste , po Pirua nuk shkoi më, Pritja e  lodhshme ngadalë ngadalë u kthye në rënkim dhe ashtu si edhe njeriu, mbas një lëngimi të gjatë,Rrapi vdiq. Sikur të kishte mundësi të dëgjonte ndokush rënkimin e tij do të ishte tmerruar, sepse ajo ngjante me ulërimën e luaneshës kur humb fëmijën . Era e malit te Biseit që fishkëllente nëpër degë, ishte si një dorë që godiste  dhimbshëm kordat e një zëri të vajtueshëm që vajtonte për birin e humbur..PIRON e shtrenjte

Kush me nder rron

e kush për nder jeton

Një botë e tërë,

E nderon

sos është e vogël kjo?,

kjo lind edhe madhohet

me frymën e së mirës , njerëzores veç

mëkohet,

Është ajo që jo çdokush

E lë kur ikën

Është ajo që ka të diellit dritën

 

 

Që ka erën e malit.

Që vishet me fisnikëri dhe di

Me gjuhën e pastër të nderit

T’i flasë edhe ..rrapit..

E kënga do të ngrihet

Si edhe mirësia

Në këngë do të dridhet

Ej ju!dëgjoni se çfarë ndodhi?

 

(Diten e zeze te 25 te janari PIRUA para se te ndahej nga kjo botè)

Pirua i Dilos, shkoi!

Vajtoi bota e gjithë.

Ja shihni, edhe rrapi

Vdiq!Me ne të gjithë vajtoi

e hija e tij, aty , me trimin

.                                     shkoi!!!.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora