Kulturë
Vahit Nasufi: Këngë për Tahir Drenicën
E marte, 15.07.2014, 07:10 PM
Vahit
Nasufi
KËNGË PËR TAHIR DRENICËN
Një sharki e vjetër shumë -
Për gjithmonë ka ra në gjumë!
Kurrë prej gjumi s`do të zgjohet,
Kjo sharki më s`do t`akordohet!
Kurrë rapsodi se merr në dorë,
Që nga data njëzetë e dy qershorë,
Të vitit dymijë e Trembëdhjetë -
Kur mjeshtri i saj ndërroi jetë!
Tahir Drenica kur ndërroi jetë -
Lajm i hidhur me të vërtetë,
I rrallë ishte si këngëtar,
Ishte gojëmbël dhe atëdhetar.
Lindi në Drenicën Kreshnike -
Në një familje patriotike!
Me një numër t`madh anëtarësh,
Ishte si çerdhe këngëtarësh!
Tahir Drenica ai këngëtar -
Na la këngë plot një thesar,
Më shumë t`melosit burimorë,
Që i ka shkruar vetë me dorë.
Na la pllaka dhe kaseta -
Që do t`mbeten sa t`jetë jeta!
Kënga e tij sa herë t`dëgjohet -
Aq herë Baca do t`na kujtohet!
Këndoi bashkë me Kadishanin,
Riza Bllacën, Sefë Mleqanin,
Me Shaban Baksin me Halilin,
Demir Krasniqin dhe Qamilin,
Këndoi n`duet me Hashim Shalën -
Jetën këngës ia falën!
Qanë Hashimi me lotë ndër sy -
Njërin krah, thotë - ma ke thy!
N`festivale, dasma e koncerte,
Përherë i gatshëm pjesë t`merrte,
Kudo ishte i admiruar -
Me mirënjohje i dekoruar!...
Brusti i Kastriotit kur u promovua,
Tahir Drenica atje ka këndua,
Mirë sharkisë ia dridhte telin -
N`këmbë e ngriti krejt Brukselin!
Në Danimarkë kur këndoi -
Gjithë danezët i befasoi!
Birta Traore e studioi -
Me këngët e tij doktoroi!
Si rapsod dhe jetën private -
I lexuanë shumë referate!...
T`qoftë i lehtë dheu, o i madhi shahir,
Pusho i qetë o Baca Tahir!
Zëri yt dhe kënga jote -
Do t`jetë pjesë e kësajë bote!
Me shumë ëndje do t`dëgjohet,
Tahir Drenica kurrë s`harrohet!
Me germa t`arta mbi pllakë t`vorrit,
Këtu pushonë legjenda e folklorit!
Shkruanë n`pllakën përkujtimore,
Në zemrat tona - i gjallë je prore!