E shtune, 03.05.2025, 08:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: E djeshmja na bën krenarë

E merkure, 09.07.2014, 07:25 PM


E djeshmja sot na bën edhe më krenarë

Portret nga Xhevahir Cirongu

Të flasësh për fisin Kullsi nga fshati Mëlovë të rrethit Skrapar, është pak disi sa e çuditshme,por edhe ndjenjë krenarie. Po të kërkosh pak histori prej tyre, do gjesh nëpër labirinthet e ngjarjeve historike në dekada plot drithërima e akte trimërie atdhetare e njerëzore.  Fisi  Kullsi e ka prejardhjen nga Sevasteri i Vlorës, dhe pikërisht nga Kullsgrehoti. Në shekuj ata kanë kultivuar  atdhetarizëm.Këtë ata e kanë shprehur jo vetëm për mbrojtjen e atdheut, por edhe me forma të tjera duke i shprehur ato edhe me këngë e vallen shqiptare . Atdheu e kënga për ata ka qënë gjëja më e shtrenjtë. Kjo e kultivuar gjer në rrënjë e damarë gjaku, të shkrirë me dashurinë njerëzore. Sipas gajdhënave të të gjithave kohëve, të cilat jamë ruajtur në breza,thuhet se për shkaqe e arsye familjare,ky fis largohet nga Kullsgrehoti i Sevasterit dhe vendoset me banim në fshatin Mëlovë të luginës tomorricë-Skrapar. (Duhet të themi se një pjesë e këtij fisi ngelet po në Sevaster).

Mendohet se përafërsisht rreth vitit 1880,vendosen përfundimisht me banim në fshatin Mëlovë. Pra, jemi në kohën e sundimit të  Ali Pashë Tepelenës.Rreth viteve 1840-1860 nga Sevasteri për në malin tomorr , atje shtegëtonin tufat e bagëtve për verim. E zgjodhën këtë vend,pra fshatin Mëlovë, sepse aty gjetën mundësi jetese,pra në mirërritjen e shtimin e blegtorisë. Këtë profesion e kishin të trashëguar në shekuj edhe në fshatin e origjinës së tyre,Sevaster. Ata janë marrë kryesisht me mirërritjen e të imtave, të dhisë e të deleve. Fshati Mëlovë i plotësonte këto kushte për jetesë në shtimin e blegtorisë, sepse kishte ujë e kullotë të mjaftushme me malin e Mëlovës e më tutje kullotat në malin e Tomorrit. Prandaj gjendet në fund të fshatit Mëlovë lagjia e fisit Kullsi, e cila është vendosur në krahun e majtë mbi lumin e tomorricës. Si kurorë i rrinë mbi krye mali i Mëlovës ,mali Gostënckës e në mes Qafa e Dëvrisë.

Babai im quhej Zak Rushan Kullsi,- na thotë i biri Zylyftari.Dhe vazhdon të na tregojë më tej copza historie nga familja e tij. Babai im ka lindur në Mëlovë më 10 korrik të vitit 1890. Ndahet nga jeta në vitin 1972. Eshtë martuar me Bylyre Kullsi(Qyrani), e cila ishte bijë nga fshati Varvarë e oparit të Korçës. Nga martesa lindën 4 fëmijë: 3 djam e një vajzë.  Djemtë: Zylyftar Kullsi,Halim Kullsi,Faik Kullsi. Vajza: Sheqere Xhaferri (Kullsi). Nga të dhënat gajore dhe ato shkresore, (që janë të pakta) emri i gjyshit tim quhej Rushan Kullsi.Ndërsa stërgjyshi e kishte emrin Halim Kullsi. Kurse vëllai i stërgjyshit tim e kishte emrin Zyferr Kullsi.Në gjak kanë patur e kemi atdhedashuri për të shtrenjtin atdheun tonë Shqipëri. Kjo është e shpejgueshme edhe me fakte konkrete, sepse fisi Kullsi ka luftuar trimërisht me armë në dorë kundër çdo lloji pushtuesi ndaj atdheut tonë. Ata kanë luftuar kundër turqëve, grekëve, sllavëve, italianëve e gjermanëve. Këtë e dëshmon edhe fakti i një kënge që është kënduar e këndohet edhe sot nëpër dasma për fisin Kullsi. Në luftën ndaj andrakëve grekë e italianë në vitet 1913-1914 e në vitin 1935-1940, kanë luftuar trimërisht ndaj tyre. Në librin mongrafikohistorik ‘’Tomorrica zemra jonë’’ me bashkautorë Xhevahir Cirongu publicist,poet, shkrimtar nga fshati Leskovë ,e Mit’hat Fejzo nga Trebla,gjendet e shkruar edhe kënga që u kushtohet burrave të fisit Kullsi. Dhe ja, si thotë ajo këngë e monçme që ngre lartë si vetë mali i Tomorrit heroizmin dhe trimërinë të shprehur në vargje kënge.

Zakë Rushan Kullsi

Kush e çeli derën e parë

Memo Mene me Zyferr aganë,

Dilni shokë,arriti berihaja

Të dalim sipër te Metepi

Se aty krisi dyfeku.

Komandant Zyferri

Thirri me zë të lartë:

Dilni të nderojmë vatanë

Veten tonë e gjithë Skraparë.

Zakë Rushan Kullsi(10 korrik 1890-1972)

Fisi Kullsi i ka luftuar padrejtësit e të gjithave koharave nëpër shekuj. Ata iu janë  përgjegjur me ashpërsi edhe bazhibozukëve e hajdutëve, por edhe tradhëtarëve të vendit, të cilët janë bërë vegël  e bashkëpuntorë me pushtuesit në dëm të interesave të atdheut. Zakë Kullsi ka marrë në mbrojtje familjen e Tofe Zhurit nga fshati Postenë. Familjes Zhuri ballistët i dogji shtëpinë dhe u grabiti pasurinë. Familja ime ka qënë e lidhur ngusht me LANÇ për çlirimin e Shqipërisë nga nazifashizmi . Muharrem Kullsi  ka marrë pjesë në LANÇ,së bashku me Orhan Frashërin. Edhe Shefit Zhuri nga Postena, i cili është gjaku jonë është dëshmor i atdheut. Edhe dajua im, Sabri Qylani është dëshmor i atdheut. Ai ka marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare. Shtëpia jonë në Mëlovë  ka qënë  bazë e luftës partizane.  Edhe unë kam ndihmuar luftën partizane,pavarsisht se isha i vogël( 10 vjeç) dhe familjen Zhuri në ruajtjen e pasurisë të Tofe Zhurit.Sot, Zylyftar Zak Kullsi aderon në organizatën e veteranëve të LANÇ. Ai është zgjedhur kryetar i organizatës së veteranëve të lagjes nr.2 në qytetin Durrës.Këtë detyrë, ka vite që e kryen me devotshmëri si pasardhës i LANÇ. Sot në këtë 70 vjetor të çlirimit të atdheut tonë nga okupatorët nazifashist e ndjej vetem edhe më krenar, na thotë Zylyftar Kullsi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx