Kulturë
Përparim Hysi: Kur hienat hanë këlyshët e vetë
E marte, 08.07.2014, 06:24 PM
Kur hienat hanë këlyshët e vetë
"Vajza e gjeneralit" të Aleko Likës
(esse)
Nga Përparim Hysi
Nëpër mjegullën e kujtesës më bëhet sikur më vjen thënia e Çurçillit: "Komunizmi ha bijtë e vetë". Ndoshta nuk e ka thënë Çurçilli dhe harresa ka bërë punën e saj, ndoshta e ka thënë dikush tjetër, po sa rëndësi ka? E rëndësishme, me një peshë specifike të pakompensueshme është realiteti apo e vërteta. Pra, është e kujt është kjo thënie, e vërteta është që kështu ka ndodhur në të gjithë sistemet të ashtuquajtura komuniste. Si të thuash, qenë një llloj kostumi që kishin jo vetëm një "prerje", por dhe një "qepje: një tegel. Pra, i njëjti "terzi" që ta kish marrë masën pa zbritur nga gomari. Sado që"terziu" ynë shabllonin e mori nga Rusia, e veshëm këtë "lloj kostumi"për gati 50-vjet dhe dukej se ky "llojkostumi" na rrinte aq mirë pas trupit, sa nuk tentuam njëherë ta flaknim edhe atëherë kur ishte bërë zgjyrë dhe i kish dalë boja. Por, pa u rrekur poshtë e lart me apotheoza e aluzione, për të hyrë drejt e në temë, ku është objekti i kësaj esseje?
* * *
Objekti i essesë sime është për të dhënë përshtypjet e mia për romanin "Vajza e gjeneralit" të Aleko Likës. E lexova atë dhe si një sintezë e përgjithshme imja është kjo: Aleko Lika nuk është ulur që të shkruaj një roman sensacional apo ca më shumë, po të shprehem me "gjuhën e kohës" komercial. Jo. Përkundrazi. Ai sa ka nuhatjen e një gazetari investitagiv, aq ka dhe syrin vëzhgues të atij që "sheh" në kuinta a në surdinë. Ai e di mirë: tej fasadës ka jo një e dy drama, por atje është e vërteta lakuriq që, po e zhbirove (siç dhe ka bërë autori) ke realitetin që vret. Këtë ka bërë dhe e ka bërë aq mirë, sa nuk ke se si mos obsesoshesh nga romani. Ka një penë të kultivuar prej një gazetari profesionist, por dhe të një shkrimtari që di ta bëjë prozën të ëmbël e të butë. Me gjuhën kulinare, duke lexuar romanin nuk po ha "një pastë të thatë" që mezi e shtyn, por po ha një "gatim" të tillë, ku si kripa dhe sheqeri janë hedhur me masë. E bukura që ia rrit vlerën romanit, është fakti që Aleko Lika nuk shkruan me apriori, por sjell para lexuesit një realitet të dhimbshëm. Ndërsa, brezi që e ka jetuar atë epokë gri të diktaturës së proletariatit, gjen pak a shumë veten e vet, brezi i ri mbërthehet nga një asasociason shumë domethënës: duke njohur të djeshmen, lexuesi i postdemokracisë ( e kam për moshën e re) përfton të tillë ndijime rrënqethëse,sa nuk ka si mos zotohet që kurrë të mos kthehet ajo kohë. Ajo kohë kur fabrikoheshin armiq. Ajo kohë kur për një fjalëgoje, lije ose kokën ose të gjithë të ardhmen.
Tek e lexoj romanin dhe përfytyroj "terzinë" e gjithë kësaj maskarade që ta shpallë, më vjen ndërmënd ajo "Shpatarja e verbër" e atij fillmi homonim, ku protoganistja e verbër, priste koka armiqësh vertikalisht e horizontalisht. A nuk ndodhi kështu në vëndin tonë? A nuk ndodhi kështu në gjithë vëndet komuniste? Kësaj pyetjeje, Aleko LIka, jo vetëm i është përgjigjur drejtpërdrejt dhe sakt, por me penën e tij e ngërthen lexuesin drejt "llagëmeve" ku inskenohej "prerja e kokave" të armiqëve që mëndja përçude e "terziut" tonë i shpikte. E keqja qe se nuk qe i vetëm. Edhe kur "terziu" i vjetër vdiq, kauza vazhdoi. Ndodhi si me atë samarxhinë e ri, që, kur vdiq samarxhiu i vjetër,ky, i riu, ua bëri gomarëve kurrizin copa.
* * *
Ç'them e
shkruaj deri tani, nuk janë retorikë
imja boshe. Aleko Lika me romanin e tij ka bërë "anamnezën" e
kohës. Ashtu si një mjek i mirë që bën diagnostikimin e të sëmurit, kështu dhe Alekoja
ka bërë diagnozën e gjithë sistemit. Sistemi qe i sëmurë dhe
Pa e lënë lexuesin të humb kuriozitetin, le të hedhim një sy nëpër faqet e romanit.
Fatbardh Tafa, protagonisti i romanit, bir i një familjeje të lidhur si mishi me kockën me partinë, fiton një të drejtë studimi për në Francë. Ka shkuar atje, veç tjerash, dhe me "uratën" e "terziut" të vjetër. Ky (nënkupto Enver Hoxhën) e njeh mirë shokun Meço ( babanë e Ftabardhit) dhe, pa e shtyrë më tej, i riu Tafa shkon në Bordo. Për të studjuar për jurist ndërkombëtar. Natyrisht, të shkoje për studime jashtë,qe sikur ti të kishe lindur me këmishë. Sidomos, në një vënd perëndimor!!! Atje shkon dhe, ndërsa fillon studimet, bie preh e "armikut!!!". Suverjohej dhe, pse ra në dashuri me një shoqen e kursit ( Brizhidë Bonner), u fut në "llagëmet" ku fabrikoheshin armiq. Dashuria me francezen, nga "çirakët" e "terziut" të madh supozohej si një "aset" i shitur tek armiku imagjinar. Shpejt e shpejt, si në filmat me "Tomi and Jeri" ia prenë "kostumin" që t'i rrinte pas trupit: të kthehej në Atdhe për një "detyrë me rëndësi"!!! Juristi "ndërkombëtar" si ajo anija 105 u kthye në bazën e nisjes. Gazetar tek "Zëri i popullit". Pse pak qe, për djalin e shokut Meço?!!! Dhe, për t'i rënë shkurt e shkurt, juristi "francez" përdundon me duar të lidhura si armik: se dashuroj një të huaj; se kjo , e huaja, qe bijë gjenerali; po se ky gjenerali na shërbente në Nato dhe, mandej, në ndjek një term zyrtar të kancelerisë së kohës, mund të vazhdoja: me "dokumentet ndjekin postën". Në filmin "Ballë për ballë" e tërrci -vërci, e tërrci-vërci. Se për "tërrci-vërci" janë gjithë sajimet kundër Fatbardh Tafës. Tërrci-vërci, por në se "terzinjtë" kudo në botë përdorin gërshërë për prerje rrobash, ky "terziu"ynë përdor hanxhar. Dhe ky "hanxhar" pret e pet koka: i mprehtë kundër armiqëve të kllasës, por edhe më i mprehtë kundër llojit të vet. Rracë hienash: kur janë të uritura hanë këlyshët e vetë. Familja e Meço Tafës përfundon e internuar në "Gulaget" e Myzeqesë. Nuk është i vetmi që e pëson kështu. Autori me syrin e tij vëzhgues futet deri në "kullën e Babelit" apo në Olimpin e bllokut kur rri Zeusi me skortën e tij. Cektas, por një rrugë e dy punë, e jep si në "Rontgen" gjithë atë seç ndodh në bloc. Në Olimp. "Vetvrasja" e kryeminstrit dhe gjithë ajo "sahara" që shoqëroi varrimin e ishkryeminsitrit, ku dhe vëllai nuk mori pjesë, nuk është pak për t'ia rritur vlerat romanit. Futja mu në"skutën" e "terziut" të madh (gjithë albumi me fotografitë e"vetvrasjes" së Mehmet Shehut), flet dhe përqas faqe nga tragjeditë e Shekspirit ku "vrasësi" vështron plagët e viktimës. Lupa enkas për "shpataren e verbër" tek ekzaminon plagët e të "vetvrarit" flasin shumë. E bukura është se "terziu i madh" është dhënë gollomesh përmjet të folurti me akcent ( mo, ki etë tjera). Duke futur pasazhe të tilla si pak kalimthi, si mjeshtër i penës, na ka sjellë atë reminishencën e asaj kohe: pohojnë me gojën e tyre.
* * *
Por jo të
gjithë e mbajnë pas trupit "kostumin made in terzi". Ka njerëz me
karakter që u kanë bërë ballë vuajtjeve dhe persekucioneve të
"Terziut". Marangozi Balla apo dhe sivëllezër të Gulagëve kanë dhënë
prova të atyre familjeve elite, të asaj lloj fare gruri që edhe në gur mbin dhe
gjelbëron. S'ke se si mos mbushesh me afeksion qoft nga qëndrimi në galera të Fatbardh Tafës, por dhe nga i
ati i tij: Meçoja. I zhgënjyer kur pa që
"hiena po hante këlyshët e vet", nuk e bjerrë karakterin. Nuk bëhet
skuth për të "recituar" "kurrikulat e të ashtuquajturëve
armiq". Druri i arrës dhe ullirit,- thotë Meço Tafa,- nuk përdoren për t'u
ngrohur. Është autori që përmjet kltij
proverbi di të ndajë egjërin nga gruri.