Kulturë
Ksenofon Dilo: Respekt e lavdi për Mit'hat Frashëri
E hene, 07.07.2014, 07:21 PM
Respekt, nder e lavdi për Zotin
Mit'hat Frashëri!!?
Nga Ksenofon M. DILO
Shqipëria është lindja e perëndimit dhe jo perëndimi i lindjes!.
Në shenjë falenderimi të thellë me krenari dhe mendim të kthjellët , nga thellësi e zemrës falenderoj e përulem përpara Zotit Mit'hat Frashëri duke i kërkuar përulësisht lejë të qëndroj e të them edhe unë dy fjalë për këtë frazë kaq domethënëse , e cila sigurisht që është rjedhim i një studimi të thellë e padiskutushmërisht e qëndrueshme gjithmonë , në jetë të jetëve!
Respekti nuk lypet, ai fitohet dhe ju jeni figura e madhërishme që në kohëra kur *qënie* të mefshta , duke përfituar prej turbullirave që shkaktuan luftrat e varfëria , u sulën të rrëmbejnë forcë e pushtet dhe me terror e injorancë, duke vjedhur e masakruar mbyllën Shqipërinë në grackën e tradhëtisë duke e shitur dhe e përdhunuar atë përditë Ju, me një trimëri të pashoqe folët për të vërtetën , e mbrojtët atë duke fituar kashtu respekt të përjetshëm dhe jo vetëm e fituat atë por e rezatuat dhe e zotëruat si një armë të fuqishme në duart tuaja të meçura që ta përdornit si një spektër të së vërtetës për ngritjen e moralit të këtij populli i cili ishte i lashtë sa vetë lashtësia , i ndershëm e krenar si vetë Ai.
Fjalët tuaja se Shqipëria është Lindja e perëndimit, janë himni i së vërtetës sepse nuk kanë brenda vetëm një lindje, por përmbajnë lindjen në tërësi duke filuar e duke vazhduar pa mbarim. Ashtu është e qartë se nuk mund të jetë Shqipëria perëndimi i lindjes. Këtu kufiri le të mbetet i hekurt. Lindja do të ndriçojë Lindja do të vazhdojë, lindja ka dritë, vërtetësi ka diellin vetë në
horizont..Shqipëria tani më shumë se kurrë duhet të kuptojë se është përpara një lindje të domosdoshme por të meritueshme përpara lindjes së vështirë që do ta RILINDË!!