Kulturë
Tefik Selimi: Një libër i pasur
E hene, 30.06.2014, 07:43 PM
Një libër i pasur me recensione
filologjike…
Nga Tefik Selimi
Nuk ka
vepër të mirë pa punë përkushtuese të mirë. Vetëm me punë, njeriu e lartëson
vehtën. S’ka më bukur se kur flet vepra! Ajo është kurora më e çmuar e jetës.
Lum kush punon e mbetet emër i nderuar! Andaj, kaherë në këtë rrugë të dijes
është nisur edhe dr. Bahtijar Kryeziu, tash profesor dhe studjues i merituar i
ditëve tona. Dr. Bahtijar Kryeziu tashmë është emër i përveçëm në shkencën e
filologjisë. Ai nuk është i panjohur për lexuesit e studimeve filologjike, por
edhe për fushat tjera të dijes albanologjike. Shih për këtë, ky studjues i
zellshëm, gjer më tani ka botuar mbi 140 artikuj dhe studime
profesionale-shkencore nëpër gazeta, revista, përmbledhje punimesh e botime të
veçanta të botuara në Kosovë dhe jashta këtij vendi. Puna e tij, sot, tek ne e
kudo, vlerësohet lart nga studjuesit e dijeve të ndryshme shkencore. Jo vetëm
kaq. Ai, gjer më tani ka marrë pjesë mbi 50 tryeza shkencore, konferenca,
simpoziume, kongrese e tubime të tjera të rëndësishme të natyrës së albanologjisë.
Bahtjar Kryeziu është tipik stujdues i vërtetë i dijes. Ai në vete ngërthen
dije, kulturë, por edhe diapazan prej stujduesi me trill të veçantë të
hulumtimit studimor. Ai është i afërt me të gjithë, por edhe i përpiktë dhe
tejet “rigoroz” në qëndrimet e tij ndaj shkencave të dijes. Kur ai flet dhe hyn
në botën e dije, sikur ke përpara një
fushë të gjer dhe s’ke ku të ndalesh nga fusha e përceptimit dituror. Gjer më
tani, Bahtjar Kryeziu ka botuar trembëdhjetë libra, të cilat e kurorëzojnë
dijen e tij të gjerë të këtij studjuesi të zellshëm të fushës së
filologjigjisë. Veprat e tij janë: “Onomastika e Hashanisë” (200), “Shkolla
fillore “Metush Krasniqi” (2001), “Bibliografi e magjisrave dhe e doktorëve të
shkencave dhe arteve të Anamoravës I” (2003), Fjalori onomastik i Malësisë së
Bujanocit” (2006), “Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt” (2006), “Kulturë
gjuhe” (dispensë- 2006), “Fjalori i homonimeve të gjuhës shqipe” (2008), Gjuhë
amtare (tekst universitar( (2010), “Për fjalën shqipe” 2013 dhe pak ditë më
parë, ai botoi librin më të ri me titull “Recensa filologjike” (2014). Kjo
vepër e Prof. Dr. Bahtjar Kryezitut dëshmon për pjekurinë e intelektualit
gjilanas, i cili, duke dhënë fryte të shumta në fushën e studimeve
albanologjike, ai u ka dhënë “rast” që të tjerët të flasin e shkruajnë për
punën e tij të pakursyer në dijen e filologjisë. Kësaj here, do të bëjmë fjalë
për librin e tij të fundit “Recensa filologjike”, i cili libër është një
përmbledhje me shumë studime nga shumë autorë, të cilët, si një, kanë shprehur
pjesën e tyre të dijes lidhur me veprimtarinë gjithëpërfshirëser të këtij
gjuhëtari e studjuesi të dalluar në fushën e albanologjisë. Libri në fjalë i B.
Kryeziut ndahet në këto kaptina: I Onomastika, II. Gjuhë,
Akademik Idriz Ajeti, kryetar, Prof. Emil Later anëtar dhe Akademik Gjovalin
Shkurtaj anëtar. Pra, libri në fjalë “Recensa filologjike” përmbledh të gjitha
shkrimet, analizat, studimet, recensionet dhe këndvështrimet më të ndryshme të
shumë autorëve studjues, të cilët kanë bërë fjalë për krijimtarinë e
përgjithshme të dr. B. Kryeziut jo vetëm si autor i shumë teksteve mësimore e
shekencore, por edhe si figurë e rrallë e dijes në fushën e arsimit dhe shikencës së gjuhësisë. Kështu,
Akademik Idriz Ajeti, shton: “Vepra e Prof. Bahtijar Kryeziut është bërë shumë
herë objekt diskutimi e vlerësimi nga studjues të qendrave universitare e
shkencore të albanologjisë në Prishtinë, Tiranë, Shkup e më gjerë, (f.260). Dr.
Emil Lafe, në studimin e tij për dr. Bahtijar Kryeziun, shton: “Prof. B.
Kryeziu ka hartuar libra të mirë, ka
përgaditur mësues të mirë dhe u ka dhënë shembullin e vullnetit të mirë
për zotërimin e normës letrare”,(f.134). E, dr. Faik Shkodra, profesor e
studjues i letërsisë, në studimin e tij “Një udhëtim me veprat e Dr. Bahtijar
Kryeziut, shton:”...Gjithë kjo flet dhe dëshmon se Prof. Bahtijar Kryeziu është
zotërues i mirë i shqipe dhe pikërisht për këto arritje, thënë figurativisht,
ai është shndërruar në gardian të gjuhës dhe të kulturës shqipe”,(f.226). Libri
i autorit dr. B. Kryeziut “Recensa filologjike” ngërthen në vete studime e
trajtesa më të ndryshme që janë shkruar nga disa autorë shqipfolës, të cilët
kanë bërë fjalë (gati) për të gjitha librat e botuara të autorit, i cili, siç
vlerësohet, na