E shtune, 27.04.2024, 08:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Lushaj: Sivjet nuk ngjitem në bjeshkë

E premte, 27.06.2014, 07:11 PM


Ramiz LUSHAJ

SIVJET, NUK JAM KA NGJITEM NË BJESHKË

 

Malet e bjeshkës më bajnë të fortë, më japin hyjnisht qetësinë e vet.

Ku ujë i ftohtë pihet dhe me grushta e gjumi bahet krejt i lehtë.

Aty, me një gisht e kapi Qiellin, me shtatë zemra flas me Orë e Zana.

Unë, qytetari vrritar, aty e përcjell Diellin, aty më pret edhe Hana.

 

Në bjeshkë takohem me kreshnikët, aty i kanë dhe vorret,

Aty tamli derdhet në korita sikur ujët kur vrellë nga krojet.

Aty krisë alltia mbi rrasa guri, gdhendet emri në lisat trupfortë

Aty doktorri e stresi nuk mund të shkojnë as me eskortë.

 

Aty psheret e djathit t’i shërojnë edhe plagët e plumbit

Aty dhe dreri e drenusha bajnë dasmën e vitit, skej lumit.

Aty interneti e celulari kqyrin mos me ia prish qetësinë bjeshkës

N’ato lartësi alpine njerëzit ndihen mbretër të vetëvetes.

 

Atje kurrkush nuk të dvet a kie kartë banke apo je me pasaportë.

Bjeshkët janë nga vendet ma bujare e ma të bukurat mbi tokë.

Ato i njohin qeveritë, dhe për gjithçka e kanë kanunin e vet.

Atje të mbron edhe një degë peme, edhe fëmija në djep...

 

Atje, bimë, lule, borë, boronica, mish, ujë... natyra t’i jep me dorën e vet.

Atje, trupi rri i freskët, gjaku i pastër, mendja mbahet e kthjelltë.

Bjeshkët janë muze arkeologjik, natyror e zoologjik si rrallkundit,

Atje, jetohet si në përrallat e 1001 netëve, si në vilat e Hollivudit.

 

U rrita në bjeshkë e nuk po shkoj me ia prek gurin e aromë barin,

Ajo me fllad e lule më ndjek nga pas, ma shton e ma shuan mallin.

Vijnë zogjtë e saj e më këndojnë në rrugët me makina e sirena

Vjen ajri i pastër i saj e ma pastron e gjallëron gjakun në vena...

 

Kurrkush nuk po ma sheh madhështinë e bjeshkës,

Atë e kam te sytë, tek gjaku, tek shtati, tek hapat e ecjes.

Kur vjen vera e nuk muj i iki vrrinit për me iu ngjit bjeshkës

E di se më mrizon në shpirt mëkati i madh ndaj vetëvetes.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora