E shtune, 27.04.2024, 04:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: E para shkollë shqipe!

E enjte, 26.06.2014, 07:25 PM


E para shkollë shqipe!

Nga Ksenofon M. DILO

Që një popull të njihet e të formojë një komb , mbi të gjitha si dihet duhet të ketë gjuhën , fenë e tij , zakonet...Turqia e më pas shovinistët grekë , bënë ç’ishte e mundur të shuanin edhe shkëndijën më të vogël që lindte në Shqipëri për sa i përket mësimit të gjuhës shqipe.

Ska gjuhë një popull, ska komb.

Shqiptari i etur dhe duke dëshiruar mbi gjithçka që ai truall të kishte emrin e ndritur Shqipëri, u tërhoq në shkollat e fshehta, aty ku me një abetare dhe vetëm mësonin tek fëmijët,nën dritën e një qiriri që digjej ashtu si digjej edhe shpirti i shqiptarit për shqipen. E para shkollë shqipe, më 1900 nën hundën e turqve që pa din e iman suleshin e thernin edhe foshnja në barkun e nënës ishte në një nga odat e shtëpisë së Dilo-ve, në Sheper. Shtëpi e Hënës , kështu e quajtën atë dhomëz ku fëmijët mblidheshin të heshtur e kujdeseshin të mos diktoheshin.Me të kapërcyer pragun e asaj dhomëze , ata fëmijë me sytë e ndritura prej dëshirës së pamat për të mësuar gjuhën e mëmës thithnin si sfungjer çdo germë çdo fjalë. ..

Kjo ishte një përpjekje që po të kuptohej prej turqve , do t’i kishin djegur të gjallë Njëherë kur nëna e Dilo-Deda- doli në ballkon të shtëpisë pa se larg në rrugë po lëviznin disa njerëz që sikur fshiheshin që të mos diktoheshin. Rendi në Shtëpinë (dhomen) e Hënës, rrëmbeu librat, i futi në gjoks e shkoi e i futi nën barin te grazhdi perjashta ku po hante kali,atje ne cep te oborrit.

E kthyen shtëpinë përmbys atëherë ,por ikën si qena  duke bertitur  e  me  bisht në shalë që nuk gjetën gjë. Kujt mund t’i shkonte mendja se thesari i çmuar ishte fshehur në oborr ,afer portes ,atje ku po hante tani kalit?

Kështu u mbajt gjallë kjo gjuhë e dashur, gjuha jonë. Kur më vonë mbas shpalljes së pavarësisë , më 1917 u hap shkolla e parë shqipe po në Sheper, fidanët e gjuhës shqipe ishin të shëndosha e ,sepse kishin kohë që ishim mbjellë e rriteshin aty , në Shtëpinë e Hënës , nën dritën e atij kandilit që Bashkeshortja e ILIA DILO SHEPERIT, e mëkonte me vajin e shqiptarizmit.

Ja vlen këtu të themi se shkëndijat sjellin zjarrin , e se zjarri që të mbahet i ndezur duhet mëkuar.

Lufta për Shqipëri e për shqiptarizëm ka qenë e vështirë por asnjëherë nuk u ndërpre dhe është pikërisht ajo luftë që na jep kënaqësinë dhe krenarinë të kemi Shqipëri, të quhemi Shqiptarë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora