E diele, 28.04.2024, 02:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan & Lajde Blakaj: Kombit tim

E premte, 27.06.2014, 06:59 PM


Hasan dhe Lajde Blakaj

 

Kombit tim

 

Më qindra vjet na quajtën më emra si deshën

Këta popuj nomad  a të ardhur tu themi

Me qindra vjet shkruan për ne të qena  e t´pa qena

Por ne ishim autokton s´kishim tjetër ku të vemi

 

Eshtrat i lam në këto  dhera, shpella e varre

Relikte të lashtësisë sonë shekullore

Me gjakun tonë vaditem ç´do pëllëmbë të kësaj toke

Tokës sonë të shenjët tokës Arbërore.

 

Fjalë fyese e trillime ç´piken këta barbarë për ne

Në boten e kombeve kur ne ishim pa krah

Ç´do dhunë dhe poshtërim ushtruan mbi ne

Pa mëshirë dhe duke gjuajtur përherë gjah

 

Pleq, gra e fëmijë të masakruar i barten më vete

Gjatë luftërave barbare gjurmët për ti fshehë

Dogjën çdo gjë mbi tokë pa lënë asnjë shpresë jete

Qe t´mos ngrehim  më kurrë  çati e as strehë

 

Shumë here nga dhimbjet buzë e gjuhë kafshuam

Nga dhunimet ç´njerëzore të armiqve tanë

Edhe telat më gjemba në duart tona i provuam

Por ne ngelem të pa tundur përherë në këto anë

 

Edhe njimiherë gjatë jetës  po të vdesim ne

Ngjallemi  prapë edhe më t´fortë, e më krenari

Si  bar e lis që mbinë në shkëmb e dhe

Gjak i pastër Ilir do t´lindë përsëri

 

Jemi specie e rrallë e racës njerëzore

Të lashtë sa toka e qielli më kaltërsi

  gjuhë që lindi që kur lindi Zoti

I vetëm mbi gjithë zotat të tjerë në lashtësi

 

E gjithë bota herëdokurë do ta dijë

Vjetërsinë e këtij populli mbi gurë

Se ka shqiptarë dhe ka përjetë Shqipëri

Më të lashtët në Evropë , sot shqipe n´flamur



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora