| E premte, 27.06.2014, 06:59 PM |
Hasan dhe Lajde Blakaj
Kombit tim
Më qindra vjet na quajtën më emra si deshën
Këta popuj nomad a të ardhur tu themi
Me qindra vjet shkruan për ne të qena e t´pa qena
Por ne ishim autokton s´kishim tjetër ku të vemi
Eshtrat i lam në këto dhera, shpella e varre
Relikte të lashtësisë sonë shekullore
Me gjakun tonë vaditem ç´do pëllëmbë të kësaj toke
Tokës sonë të shenjët tokës Arbërore.
Fjalë fyese e trillime ç´piken këta barbarë për ne
Në boten e kombeve kur ne ishim pa krah
Ç´do dhunë dhe poshtërim ushtruan mbi ne
Pa mëshirë dhe duke gjuajtur përherë gjah
Pleq, gra e fëmijë të masakruar i barten më vete
Gjatë luftërave barbare gjurmët për ti fshehë
Dogjën çdo gjë mbi tokë pa lënë asnjë shpresë jete
Qe t´mos ngrehim më kurrë çati e as strehë
Shumë here nga dhimbjet buzë e gjuhë kafshuam
Nga dhunimet ç´njerëzore të armiqve tanë
Edhe telat më gjemba në duart tona i provuam
Por ne ngelem të pa tundur përherë në këto anë
Edhe njimiherë gjatë jetës po të vdesim ne
Ngjallemi prapë edhe më t´fortë, e më krenari
Si bar e lis që mbinë në shkëmb e dhe
Gjak i pastër Ilir do t´lindë përsëri
Jemi specie e rrallë e racës njerëzore
Të lashtë sa toka e qielli më kaltërsi
Më gjuhë që lindi që kur lindi Zoti
I vetëm mbi gjithë zotat të tjerë në lashtësi
E gjithë bota herëdokurë do ta dijë
Vjetërsinë e këtij populli mbi gurë
Se ka shqiptarë dhe ka përjetë Shqipëri
Më të lashtët në Evropë , sot shqipe n´flamur