E shtune, 27.04.2024, 08:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Shpella e dyfekut!

E diele, 29.06.2014, 08:00 PM


Shpella e dyfekut!

Nga Ksenofon M. DILO

"Shpella e luaneve ka nxjerre gjithnje luane . Sheperi i Zagorise ,vendi ku Cajupi u ka lexuar vete Baba Tomorrin , ka qendruar si nje strehe ne romancen e historise .Historjanet do lexojne me qetesine e nevojshme. Dhe, historia e nje vendi eshte historia e personaliteteve .Ne kete vend te trimave qe shkelnin mbi vetetima kane rrenjet e jetes burra te shquar te kombit tone si JANI DILO bir i rilindasit , ILIA DILO SHEPERI ,nip i patriotit ARISTIDH RUCI “

Për ata që duhet të mësojnë të vërtetën, për ata që të verbër deri më sot janë endur ne mes gënjeshtrës dhe mashtrimit , një dritë që të shohin kush e bëri historinë e jo kush e shkarraviti  atë.

Me krenarinë e ligjshme por dhe me vetëdijen e plotë se flas duke shikuar të vërtetën në sy e se nuk më dridhet qerpiku sepse sa them janë themeli dhe trungu i historisë qëllimisht të fshehur e të fshirë brutalisht, ashtu si një fëmijë tekanjoz e ziliqar  shkatërron lodrën e shokut të tij sepse mendja e tij e shkurtër i thotë se ,përderisa nuk mund ta ketë ai , le të mos e ketë askush tjetër.. Se, po !Edhe një fëmijë tekanjoz 5 vjeçar ka më shumë mend e gjykon më shumë se sa gjykonte në atë kohë koka e partisë , e cila kujtonte se me kobure në kokën e popullit do ta detyronte atë të besonte dokrrat , të besonte gënjeshtrën e të bindej gjithkush se lufta ishte e partisë se ata e bënë, e se nacionalçlirimtarja fitoi nën udhëheqjen e ‘ndritur të parisë.’

Por mor të mjerë, nuk e dinit se kishin sy malet e vështronin , se kishin veshë e dëgjonin , se historia buzë krojeve ku kaloi trimëria ishte ulur të çlodhej e se, ndërsa kujtoje se ajo ishte me të vërtetë e lodhur e donte të flinte në atë moment ajo ligjëronte. T’i presësh ligjëratën historisë kur ke në kokën e saj grykën e pushkës , kjo është e thjeshtë e mbase , për momentin kujton ,se ajo do heshtë, e se tani ti mund të fillosh krakavitjen tënde.

Por sa gabohesh! Historia qè kujtonte  se shkruante partia e që përdridhej pa taban ,sepse ka bosht gënjeshtrën ,terrorin e mashtrimin ,ajo histori është e destinuar të turpërohet ,të diskreditohet .

E vërteta do të dalë një ditë në dritë e nuk mund të fshihet, sepse ka brenda dritën e shpirtit patriotik , zjarrin e zëmrës shqiptare dashurinë e pamasë për Atdhe.

Le  të shohim nga majat e dëlira të së vërtetës  ngjarjet  ashtu si kanë ndodhur me të vërtetë. Që Italia hyri në Shqipëri e që u prit me luftë, gjë që me sa duket nuk e priste, këtë e dimë. Por dihet gjithashtu se lufta nuk ishte një marramendje e një turme njerëzish të cilët shkonin nga i frynte era.Gjenerali profesor i akademisë ushtarake të Romës, që ishte në krye të kësaj ushtrie ,pa në Korçë Jani Dilon deshi të përqafonte *Yllin e akademisë* Por Zoti Jani Dilo ,  e pa duke e gozhduar me vështrimin e tij burrëror  dhe i tha thjeshtë  por me një zë të kumbueshëm:

“Të desha e të respektova si profesor,por- zëri i tij me një ton aspak miqësor shtoi-por jo si një gjeneral të një ushtrie pushtuese. Ai morri frymë e pa ja shqitur sytë gjeneralit nuk u përmbajt e me dhimbje si një at  tha:-një i madh nuk duhej të merrej me një foshnjë..!.”

Kush ishte Jani Dilo?Atij,qe i hapej porta bujarisht ,si ne Dobrenj te Skraparit mbasluftimesh edhe pse i zoti i shtepise kishte partizane brenda...Djali i Ilia Dilo Sheperit,:Kush ishte Ilia Dilo Sheperi?  Le të përgjigjemi dhe le të fillojmë  të themi pak fjalë për atë që historia duhej të shkruante volume të tëra , sepse puna e tij ishte e palodhur, gjigande , madhështore dhe e vazhdueshme pa ndarë natën nga dita , dhe e gjithë kjo punë për atdhe për shqiptarizëm për patriotizëm. Ilia Dilo Sheperi. Patriot e luftëtar për të mirën e popullit e të Shqipërisë. Gdhihet mbi libra e shkruan dhe madhon e zbukuron gjuhën e ëmbël shqipe. E bën atë të hijshme si një nuse, sepse ,porsi një  rrobaqepëse e mirë  qep e qëndis me gjilpërë një fustan nusërie , ashtu edhe Ilia Dilo Sheperi qepi për gjuhën shqipe gramatikën e saj, me durim e këmbëngulje e e qëndisura gjuha e ëmbël shqipe ishte tashmë e ëmbël, ishte e bukur si vasha që ashtu e veshur nuse trimin e saj pret të vijë e ta marrë...  Krah rilindësve ai qëndron si një shtyllë e papërkulur,. Në shtëpinë e tij u hap shkolla e parë shqipe, në një nga dymbëdhjetë odat e saj.Ishte Shtëpia e Hënës. Kështu u quajt ajo odë-zë e ndritshme që duhej ti kalonte brezave si një mëmë e ndritur e gjithë shkollave shqiptare që u hapën më vonë ,por, që asnjëra prej tyre, nuk kishte kaluar rrezikun , që kaloi ajo odë zë cila u hap nën hundën e turqve e të grekëve që  kishin qëllim të vetëm ç'kombëtarizimin e Shqipërisë.Në atë shtëpi në Sheper mblidheshin jo rrallë burrat legjendarë , aty edhe Çerçiz Topulli ishte ulur gju më gju me Ilia Dilo Sheperin  e kishin shtrënguar duart për Shqipëri e për shqiptarë ,Njerëz viganë që për vijosën jo vetëm historinë e Shqipërisë , por që me punën e tyre i folën botës mbarë. Por kujdes! me punë , jo me dokra e duke rrahur ujë në havan! Në bibliotekën gjigante të krahasuar  me një oqean diturie të pashëmbëllt prej një të huaji  kish kaluar në Sheper e që ishte pritur si një mik i mirë në atë shtëpi. Ilia Dilo Sheperi mbante e ruante me besnikëri letërkëmbimin me N.Joklin, G.Wiengand, letërkëmbimin me Çajupin, me Harrito Çakon, babanë e Çajupit, me Aristidh Rrucin e me shumë të tjerë. Bashkëpunimi me Çerçizin, Petro Harriton, Aristidh Rucin, Koço Kota , Polo Meksin, me shkencëtarë si Vasfi Samimi, me minoritarë,me figura të shquara që të mbledhur të gjithë së bashku në një nga dhomat e shtëpisë në Sheper formuluan e dërguan letrën e protestës patrikanës  që njihet si* Memorandumi  i Dilos*Midis shumë të tjerash , ky ishte Ilia Dilo Sheperi dhe Jani Dilo ishte biri i tij. Madhështor , i studiuar por më tepër i mëkuar me dashuri për atdheun , për Shqipërinë e vogël por krenare.Se çfarë bëri Jani Dilo duhet të mësohet edhe pse me vonesë . Them me vonesë se në kohën kur duhej të mësonte populli të vërtetën, dokumentet  që vërtetonin këtë të vërtetë u zhdukën.Makina që po i shpinte nga Tirana në Sheper për çudi (?!)u ndalua në mes të rrugës dhe të gjitha dokumentat u dogjën , duke provuar kështu se ata që i dogjën kishin frikë se ,ndokush mund ti lexonte,  e se ,kjo do të ishte fatale,sepse do të provohej e vërteta Kështu do të binin maskat, duke dalë në dritë fytyrat prej palaçoje,  e vërteta ,ajo e cila kishte mashtruar, dhe kishte gënjyer pa skrupull një popull të pafajshëm..Po ! kishte gënjyer!Po kishte mashtruar!dhe le të njihemi në vija të përgjithshme me atë kohë e me veprimtarinë e Jani Dilos, Sikush le të nxjerrë pastaj rëndësinë duke besuar gjithmonë se është duke lexuar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Kur u kthye pas internimit nga Italia, Jani shkoi në Korçe .Korça e bukur u bë qyteti i tij i dashur Të gjithë e donin dhe e respektonin Jani Dilon si të ishte Korçar i vërtetë. Kjo flet qartë se ishte një njeri që e kishte fituar këtë dashuri, sepse Korçarët  për Janin flisnin me respekt e dashuri të pamasë  . Patrioti i shquar ,Spiro Zheji  na thotë edhe sot me gojën e të birit të tij , të nderuarit Petro Zheji, se Ilia kishte djem shumë të mirë ,patriotë e të edukuar por Jani ishte i veçantë ,Jani  ishte fanua (gjeni)i lindur.Me akademi ushtarake të mbaruar shkëlqyeshëm si e pamë edhe më lart në degën financë dhe juridikë Ai ndrinte i gjithi. Ishte i thjeshtë e ulej këmbëkryq me këdo , i fliste bujkut me gjuhën e bujkut , e punëtorit me gjuhën e punëtorit.Ishte i çiltër ,fliste ëmbël dhe ju qante hallin të gjithëve Nuk mungonte asnjëherë tu fliste me zjarrin e patriotit të vërtetë e të ngrinte moralin e tyre duke ju shtuar krenarinë e ligjshme të të qenit shqiptar Kush e njohu e quajti veten fatlum, sepse ishte sikur të kishte prekur  mirësinë dhe virtutin.Jani ishte Dielli dhe fjala e tij ishin rrezet jetëdhënëse.Kështu thonin midis të tjerësh edhe S.Qyteza, M.Kallarati, J. Trebicka, R.Puka etj. Burra si Jani rrallë lindin epokat. Ishte i lindur e i edukuar  me dashuri e vetëmohim të VËRTETË.Ishte trim i rrallë. Asnjëherë nuk pushoi punën e tij për të mirën e Shqipërisë si brenda shtu dhe jashtë vendit.. Kur  u kthye nga internimi , pa humbur as edhe një ditë të vetme , sepse Shqipëria ishte nën thundrën e armikut e vajtonte, ai ju përgjigj thirrjes së Mit’hat Frashërit dhe u bashkua me forcën e ballit kombëtar, si udhëheqës e luftëtar i vendosur i kësaj organizate duke qëndruar përherë në rradhë të parë.

Le të shohim disa mendime të tij, dokumenta që na tregojnëkush ishte Jani Dilo:

” Ne partine komuniste cdo parim moral qe vlereson jeten ne vetvete , familjen, kombin zhduket dhe njeriu behet nje vegel e cuditeshme e partise... Kur te rinjte e sotem , te prire nga bukurite satanike , do t'u dale dehja, Shqiperia do te jete e pazonja te qendroje ne kembe per mungese gjaku dhe fuqie. Atehere , te rinjte e tradhetuar do te kene braktisur radhet e partise plot pendim , por do te jete vone per ta, per ne, per Shqiperine."(31-Korrik 1944) "

...Dhe gjaku i paster... u derdh prej vellait te lig... dhe roberia qe mbulon sot vendin tone , erdh nga brenda me i fort se nga jashte. ... Mjegulla e dyzet vjeteve qe paten erresuar mendjen e disa shqiptareve dhe qe na prune gjthe ato mjerime , u daraviten. Ai qe s'ka pare qarte gjer tani, s'do te shohe me kurre . Ai qe s'e ndjen veten shqiptar tani , s'do ta ndjeje me kurre. Por keta te pakte , te verbuar ose te korruptuar , s'na interesojne.... Na intereson djaleria trime qe po rritet me luft' e me gjak. Na intereson ideali i atyre qe u vrane , i atyre qe vuajne , i atyre qe lufojne per qellimin e perbashket . Pse qellim i perbashket perben kombe dhe histori kombetare."(28-11- 1952)

"Kosova po i lan per dite me gjak fushat e veta. Heronjte e rinj po u shtohen pirgjeve te heronjve te djeshem. Ata qe rane dhe po bien n'altarin e Atdheut qe renkon nen zgjedhe , ushtaret e panjohur te vendit tone, ata qe po zhduken per dite neper thellesite e burgjeve t'eger te Jugosllavise , jane shpirti i kombit tone , jane shprehja me e forte e dinjitetit njerezor dhe krenaria e races arberore. ... Ashtu si Lufta e Vlores qe i beri shqiptaret kryelarte te kombit te tyre, po ashu esht bere dhe Kosova me luftrat shekullore per te drejtat e kombit shqiptar. Lufta e Vlores u be dhe u fitua nga fuqite shqiptare, kryesisht vlonjate. Ashtu behet, ashtu zhvillohet dhe ashtu do te fitohet edhe perpjekja e sotme e Kosoves. Shqiptaret , edhe ne radhe te pare kosovaret, e dine mire nga pervoja e tyre e gjate se liria dhe te drejtat nuk falen, po fitohen me gjak e sakrifica te medha. Heronjte dhe Deshmoret ...jane garancia me e mire..." ("Kosova esht e cdo biri qe ka gjak shqiptari" , ne New York, 1981)

"Bota esht bere nga aq "une" sa ka dhe njerez . Cdo njeri e konsideron veten me te rendesishem dhe mendon se meriton me teper konsiderate nga cdo njeri tjeter.

Esht e nevojshme te kulturojme dhe ta zhvillojme me shume vetveten".

"Detyra e secilit esht te sherbeje dhe jo t'i sherbehet, te jape dhe jo te marre , te ndihmoje e te inkurajoje vazhdimisht me fjale dhe me shembullin e tij. Kjo i mban te forta vjegezat e dashurise e te respektit midis njerezvet dhe e ben jeten te gezuar per te ..”

Megjithse janë më se të qarta dhe dinjitoze këto të pakta rreshta që lexuam duket qartë shpirti i një njeriu që di të përcaktojë situatën e të mbledhe dashurine e mirënjohjen e të gjithëve sepse duke thënë:-“Bota është bërë nga aq *unë*sa ka edhe njerëz-“ shumë thjesht i flet gjithsecilitt për egoizmin e tij, në këtë rast të dëmshëm e të pavlefshëm Po ç’thotë se duhet të bëjmë për të shpëtuar nga ky egoizem !   “ Është e nevojshme të kulturojmë dhe të zhvillojmë më shumë  vetveten!!! “

Këtu ndalem sepse personalisht më bën përshtypje fjala aq e butë dhe aq kuptimplote*e nevojshme*. Është sikur të flasë me dorën në zemër e të kujtojë nevojën e përditëshme , atë që është si ajri , si  uji si dielli.Nuk thërret e çiret : është e domozdoshme, duhet të jemi besnikë të diktaturës së proletariatit , kundërshtarët do të quhen armiq të popullit e do të dënohen në …emër të popullit..

Jo ! Këto janë të huaja për Janin .

Ai flet shqip e thjeshtë megjithse ishte I studiuar në akademi nga ku kishin dale njerëz të mëdhenj dhe dinte të komunikonte në gjuhë të ndryshme pa kurfarë vështirësie. Po a e dinte populli kush ishte diktatura e proletariatit?

Sigurisht që jo, Këto fjalë barbare u përdorën prej injorantëve dhe u vunë në shërbim të tyre kundër popullit ,për të krijuar një pompozitet të remë që i padituri të kërkonte ta mësonte e të binte në lakun që I kishte ngritur hajduti , krimineli , armiku. Kush e bëri luftën , e kush I udhëhoqi shqiptarët drejt fitores. Jani Dilo u caktua nga Mit’hat Frashëri komandant I 2000 shqiptarëve që do të luftonin armikun e do ti thoshin mbarë botës se shqipëria e vogël ,është e shqiptarit dhe do të mbetet gjithmonë e tillë. Këtë detyrë të vështirë Jani Dilo e meritoi sepse kishte dhënë prova të atdhedashurisë e të shqiptarizmit  të vërtetë duke vënë veten në rrezik kur shpëtoi 100 leskoviqarë që do të pushkatoheshin po të mos kishte ndërhyrë .100jetë njerëzish dhe Leskovikun të tërë nga djegja prej armikut. Jani ishte, që tha me seriozitet prej udhëheqësi të vërtetë:-Asnjë pike gjak shqiptari të mos derdhet në Kosovë, Në doni të vrisni , më vrisni mua,!

Me gjoksin përpara aty ku veriu ishte më i furtunshëm  , në krye të forcave vullnetare që i ishin besuar ai udhëhoqi luftën si strateg i vërtetë por nga vendi i ushtarit të thjeshtë Thoshte se ishte dhe do të mbetej ushtar deri në vdekje ! U bë I dashur për të gjithë.Vetë Mit’hat Frashëri e caktoi minister kombëtar. Ku komandoi Jani pati vetëm sukses e fitore.”Pa ç’ka qe, komunistet u nderrojne vendin e datat betejave dhe i bejne te tyret” Betejat kundër gjermanëve ne kthesat e Barmashit,ku ka shquar çeta 1350 vete te armatosur me se miri e Maliq Dusharit, në Qafë Thane –Strugë  ku u vranë respektivisht 28 dhe100  gjermanë,pa asnjë humbje nga pala shqiptare , janë një tregues i zotësisë shembullore të strategut   trim Jani Dilo  Ndaj dhe e quajti Shkëmb dyfeku Mit’hat Frashëri në mbjedhjen e K.Q. Janë shkruar aq shumë për betejën e Barmashit, se ishte një betejë e vërtetë, sa dhe pushtoi imagjinaten e kombit..Por emri  i udheheqesit te saj –Jani Dilo- nuk duket asgjëkundi.

Pse vallë?

Pse nuk duhet ky popull te ushqehet me qumeshtin e vet?

S.B. nga Korça thotë se nuk mund të mos flasë për Jani Dilon, për këtë trim të rrallë,për këtë shpirt-madh-bujar, të penës e të dyfekut, që udhëhoqi trimërisht beteja kundër gjermanit, me zotësi të veçantë e në momente kritike të vështira , Ai, Jani Dilo, madhështor dilte gjithmonë në vijën e pare të sulmit. Bazi I Canës thoshte me siguri dhe me një vendosmëri të patundur:JUFTË KUNDËR GJERMANËVE DI TË BËJË VETËM JANI DILO!!Jani ishte në ballë nga fillimi deri në fund jo si disa të tjerë që shlonin dy tre pushkë në ajër e bëheshin erë… Po pse nuk duket asgjëkundi emir I tij?

Leskoviku për të mirën që I bëri Jani, përmendore donte ti ngrinte, , pse komunistat që ishin të popullit, nuk e lane popullin të bënte atë që donte?Komunistat kishin filluar të ngrohnin folenë duke kaluar prapa Janit aty ku Jani me shpirt e me trimëri të pashoqe kishte luftuar .Dafinat e fitores i merrnin me dredhi komunistët duke prpaganduar se ishin ata që po bënin luftëne vërteta ishte se ishin ata që  shtinin tre kobure e harronine gishtin në këmbës të pushkës duke rendur nga frika e duke lënë pushkën  të vriste ..shqiptarë

  Korçë Janit ju bë atentat. Përpara bashkisë një I shitur doli ta vriste , por,kur u gjend përpara madhështisë dhe krenarrisë që rezatonte Jani që I qëndroi grykës së vdekjes ballëlart, dora e krimbit u drodh .Duke u dredhur si pulë , plumbi për fat të keq mori Hamdi Frashërin..

Komunistët me enverin, të këshilluar dhe të mbrojtur prej qeverisë sërbe, e cila ju premtoi një bythë fron qeverisje nën dirigjencën e saj  dhe i detyroi të shpejtonin e të gjenin forma të largonin Jani Dilon nga skena. Filluan të mendonin si të shërbenin më mire sërbët e të uleshin në fronin e premtuar prej tyre.Jani ishte për sërbët ai që do të kërkonte e nuk do të pushonte asnjëherë luftën  për kosovë e Kosovar. Qeveria sërbe njihte fare mire zotësinë dhe patriotizmin e Janit, Jani Dilo nuk ishte si kokë qepët komuniste që u shitën  duke tradhëtuar atdheun e duke filluar me pompozitet t’I thoshin popullit të tukequr e të kapitur nga lufta se po të besonin partinë e komunizmin do të hanin me lugë floriri, Gënjeshtra nuk ishte në natyrën e shqiptarit e duke pare se poI flisnin me burra  , populli nxitoi ti barazonte me veten. Shqiptari ka besë e besa e ka mbajtur të gjallë ,KU ta dinte i shkreti se ajo dhelpër që kishte në ballë yllin pesë cepësh komunist ishte një kunadhe plakë që kërkonte ta shtinte gjithë popullin në lak e ta piqte në hellin e komunizmit si trofe, pa menduar se ishte duke shkatëruar një popull të tërë Dokrat që u lëshuan në ato kohë , gënjeshtrat e paturpshme nuk ishin në natyrën e Janit. Ai, i studiuar e me njohuri bindëse për komunizmin , kishte qartësuar se komunizëm do të thotë terrorzëm por duke pare se sa paturpësisht gënjehej populli, I pazotë për të gënjyer kurrë , megjithse ju propozua prej kunadhes dinake komandant i ushtrise , ai pa ju dridhur qerpiku tha se kishte luftuar për shqipërine e shqipëtarëve e jo për shqipërinë e Rusëve e sërbëbe vrastarë , e kishte të qartë se nuk mund të pranonte e do të luftonte deri në fund gënjeshtrën , pabesinë tradhëtinë. Nuk mund të mos e kuptonte se duke e kërkuar si komandant, një karrige të minuar prej tradhëtisë i ofronin , që ta kishin në kontroll e ta zhduknin duke e goditur prapa shpine , ashtu si bënë me Qemal Stafën  Vojo Kushin,e me dhjetra të tjerë të cilët nuk kishi hile por burrëri e besnikëri, dy dhunti që I qëndronin në fyt nexhit e enverit, dhe gjithë atyre që kishte mbledhur përqark  e që i bënin fresk , sulltanit të ri enverit[{të madh) Jani me dhimbje  u tërhoq. Por jo nuk pushoi punën e tij kolosale. I miri dhe I vlefshmi nuk humbin kurrë.

Puna e tij kolosale vazhdoi e historia provoi atë që kishte thënë Jani qysh kur komunizmi ishte në vezë. Si një profet madhështor ai del tani përpara gjithë botës me emrin e nderuar të patriotit të atdhetarit të flakët që punoi e luftoi për atdhe deri në momentin e fundit të jetës E paharruar do të mbetet fjala e tij në ansamblenë e shteteve Europiane të robëruara. Çllirim nuk do të thotë luftë, por një zvogëlim të potencialit ushtarak të bashkimit sovjetik.

Jani Dilo , kryetari delegacionit të bashkimit ndërkombëtar të fshatarësisë, deklaroi se një politikë çlirimi do të thotë praktikisht që Bashkimi Sovjetik të detyrohet të tërhiqet në kufitë e  mëparshëm.

–“E keqja në politikën e tanishme- , vazhdon Jani Dilo -, ëshë se bota e lire përpunon politika të tilla , që të mundë tu bëjë ballë planeve agresive të sovjetëve , kurse duhet ata , përkundrazi , t’I përshtatin planet e tyre që të mos bien ndesh me ato të politikës së botës së lire. Ka ardhur koha për ndryshime…”Duke punuar pa u lodhur për shqipërinë, ky atdhetar e bir atdhetari shembullor,I tregoi me guxim mbarë botës se Shqipëria e vogël ka një zemër vigane , ka të pashuar dëshirën për liri, di ttë luftojë për ta mbrojtur atë e se ka nëna që kanë lindur burra të tillë si Jani Dilo , që ngritën zërin e tyre , trimërinë e tyre me  inteligjencë të pashoqe që nuk mund të m,betej e padukshme. Përkundrazi, Shqipëria me bij si Jani bëri edhe vetë presidentin e Amerikës Kenedin të jape tek jani denjësisht në vend të një urimi të thjeshtë për ditlindje një premtim të madh , të meritueshëm Ai shkruante …diçka do bëjmë për Shqipërinë…Ndersa ne arshiven amerikane lexohet : ..”Duke i marre te gjitha parasysh , dhe duke gjykuar gjendjen MITHAT FRASHERI... duhet te mbetet nje figure honorifike.Roli aktiv i kesaj levizjeje duhet te drejtohet nga nje prej zevendesve te tij JANI DILO...”(Raporti i Cias 1949)

Këto pak rrjeshta janë një portret i thjeshtë për Janin , tek I cili ata që e njohën pane strategun e madh por njëkohësisht Njeriun , pane birin e denjë të Shqipërisë , që me fjalën e tij të ëmbël me ballin e panjollosur , me krenari dhe optimizëm , punoi për t’I treguar shqiptarit rrugën e vërtetë, jo atë të shtruar me lule të gënjeshtërta , por atë të punës së palodhur , atë që e bën ballin të ndrijë prej djersës së ndershmërise e krenarisë. Dinte të përcaktonte e ti jepte vendin e merituar mikut e edhe armikut, Luftoi duke e konsideruar  luftën një detyrë të shenjtë por shenjtërisht e me respekt u soll edhe me robërit . si një general i vërtetë. I dorzoi ata prapa e dha urdhër të mjekoheshin të plagosurit...

Kjo do të thotë të jesh Njeri! Kjo do të thotë të mbjellësh kudo që të shkel këmba krenari. Kjo është madhështia që ja ndaluan Shqipërisë qenat e komunizmit e në vend që populli të punonte e të rriste Shqipërinë, ta zbukuronte e ta ngrinte në piedestal ashtu si i takonte e ashtu si ëndëronte Jani e patriotët e vërtetë, Shqipëria e shkretë, që në fillim, posa ra në duart e ndotura të komunistëve , ata pa hezituar me shtytje të armiqve të shtetit , shkulën prej supeve të kombit kokën , Kokën , dëgjoni?

A e dini kush është koka e një kombi?

Sigurisht që po!

Është inteligjenca e tij.

Atë shkulën komunistët pa lënë kohë të kuptohej se ç’po bënin , me tmerr e me forcën e armës nuk lanë kohë as dëgjohet një fjalë , natën për gjith natën , kombi kishte mbetur pa kokë e përpëlitej . qysh tja bënin tani. Se do duheshin ministra do duheshin drejtorë, Rendën skutave e gjetën spiunët fundërinat që për pesë grosh shisnin babe e nënë , morrën pra këmbët e i vunë në vend të kokës…

E shkatruan Shqipërizën e gjorë , e vodhën e përdhunuan  e dogjën e persekutuan, s’lanë gjë pa bërë deri edhe të vdekurit I ç’varruan…Nuk u lodhën?

Nuk ju vjen turp?

Nuk I vret ndërgjegja?

Në ç’duar re Shqipëri e mjerë , në ç’duar je , e për sa akoma?

Çfarë pret që nuk gjëmon ashtu si vetëm ti di të gjëmosh, ashtu si në kohën kur i dhe dritë e liri Europës me Skënderbeun. Ashtu si mshefe në gji patriotët e vërtetë që të dhanë gjuhën, ashtu si ishe kur plagët e bijve trima luftëtarë lidhje  e zemër ju jepje duke ju treguar shtigjet e lirisë…

Ej Shqipëri e vogël Shqipëri e shtrenjtë.

Shqipëri moj nënë shqipesh të vërtetë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora