E diele, 28.04.2024, 12:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Lekë Imeraj - ''Dhuna''

E premte, 27.06.2014, 07:44 PM


TRUSHPERLARJA I KTHEN NJERËZIT NË BUDALLENJË

NË KLINË SHKRIMTARI LEKË IMERAJ PROMOVOI LIBRIN E TIJ ''DHUNA''

Nga Lekë Mrijaj

Të promovosh një libër të nivelit të lartë shkencor nuk do thotë pak fjalën e kemi për librin "DHUNA"të shkrimtarit Lekë Imeraj redaktuar nga: Dr.Zamira Cavo korrektuar Valbona Imeraj i cili ditë me parë me 23.06.2014,në asamblenë komunale të Klinës autori ne fjalë bëri promovimin e librit të tij në prezencën e shumë intelektualëve,publicisteve,artisteve e dashamirëve të fjalës se shkruar si dhe pjesmarrës të tjerë të sferave gjithëperfshirëse.Organizimi i promovimit është bërë nën patronatin e percjelljen e DKRS të Klinës - drejtoreshës z/sha Kristina Lazri.

Promovimi i sotëm i librit "DHUNA" është moderuar nga gazetarja  z/sha Kozeta Bruci e cila qysh në fillim pergëzoj vëllezerit Klinas të krahinës Shqiptare si nikoqir-mikpritës kryesor të ketij manifestimi  për të vazhduar me tej me biografin e autorit në fjalë për të cilën z/sha  Kozeta Bruci pershkrou ne pika te veçanta lindjën të kaluaren e autorit fshatin Lekbibaj dhe pergaditjen profesionale te tij i cili që në fillim ushtronte veprimtarinë e tij si mesues i letersisë duke vazhduar tutje si ushtarak i ushtrisë Shqiptare i cili qysh ne vitin 1992 edhe lirohet nga detyra për të ju dhënë hapsirë reformave të pergjithshme që zhvilloheshin asaj kohe në Shqipëri.Autori i librit z.Imeraj hulumton ne degët e psikologjisë,filozofi e sociologji ka shkruar librin per fëmijë "Tomi mëson luan dhe vizaton" dhe për të rriturit "Viktima të pudshtetit të verber ","Të fshehurat e gruas","Ne nuk jemi fëmijë","Konflikte" autori Imeraj njeh gjuhën gjermane ku ka perkthyer shume shkrime e libra si:"Unë studente dhe prostitutë"dhe "Tregjedia sekuale e Gjermanisë"si dhe qindra opinione te ndryshme nër gazeta,revista dhe web faqe elektronike Shqiptare.

Skenes promovuese iu paraqit kritiku i librit në fjalë autori i shumë librave shqipe i cili është duke haperuar në menyrë të shkelqyer në lëmin e letersisë Shqiptare njiherit është edhe fituesi i çmimeve të ndryshme poetike ... në nivelin kombëtar, z.Vilson Culaj në mënyrë të detajizuar profesionale letrare e filozofike perceptoi librin "DHUNA"të autorit Imeraj  i cili edhe e perceptoj ndaras në shtatë kapitujt librin ne fjalë i cili tha se vepra e z.Lekë Imeraj është i një fundamenti të lartë-thellë shkencor me një perkushtim studimor ku foli për : "kriminaliteti gjenetik apo i heshtur’’ për të cilën autori shqyrton shumë teori si ato aristoteliane ‘’zon politekon’’ ato të Rusoit ku njeriu dallohej nga kafsha në dy aspekte: inteligjenca dhe sensibiliteti për të ardhur më pas te shqyrtimet e Dekartit dhe Luz Ferryt I cili ,, njeriun e paraqet si torturues të dyfishtë duke dhënë bazë shkencore përfundimin se këtu rol kyq kanë edhe mutacionet apo çrregullimet genetike"pastaj vazhdoi të flasë për klasifikimin e dhunës dhe format e saj në cilin vetë autori i librit jep të dhënat lidhur me llojet e dhunës duke filluar nga ajo ndërpersonale urrejtjen racore,klaneve,fiseve,politike,fizike e psiqike deri tek gjakderdhjet kolektive e nacionale ndërsa në kapitullin e tretë të librit potencoi se "injorimi dhe dhunimi I sferës private të tjetrit" autori e bënë një vijë ndarëse të njeriut me tru rektil I çliruar nga ndjenjat dhe pushteti deri tek egoizmi dhe ndjenja e pronës private ku lidhur me këtë dukuri Bernard Shou ka thënë se ‘’njeriu i arsyeshëm i përshtatet botës,kurse i paarsyeshmi kërkon që botën t’ia përshtat vetes së tij ‘ ... tutje z.Culaj tha se ketu autori jep të dhëna studimore për ,, lidhjet e njeriut me botën e jashtme’’ ku sipas Max Planck këto lidhje e kanë burimin në fëmijërinë e hershme për të vazhduar për tërë jetën gjatë formimit të personalitetit të tij. Kurse në nënciklin ,, Dhimbjet e Gënjeshtrës ‘’ autori i referohet shumë autorëve si shën Augustinit, John Ruckin, antropologut Volker Sommer etj, të cilët gënjeshtrën e karakterizojnë si një e keqe të shoqërisë dhe njerëzimit duke i kategorizuar ato në gënjeshtra sociale, të rrezikut, të qëllimshme, të paramenduara, dhe ato patologjike... duke e elaboruar kapitullin e radhes z.Culaj ne menyrë profesionale ... tha se vertetë autori ne librin e tij ka shqyrtuar aspektin evolutiv dhe kulturat e lashta që nga Egjipti,Roma,Greqia dhe Evropa mesjetare nxjerr përfundimin se: ‘’evolucioni kulturor nuk është I lidhur domososhmërisht me përparimin ekonomik’’këtu pra rol të rëndësishëm luan MEM nga greqishtja imitim apo memory anglisht. MEM-plekset e ligësive nuk janë vetëm punë fantazie thoshte Poter,ato kopjohen vazhdimisht dhe si viruse infektojnë trurin e njeriut’’, dhe këto ligësi lindin urrejtje,gjenocidi I maskuar,fashizmi,antisemitizmi,dhe fundamendalizmi,etj... kritiku i librit thotë se: ,,nën hijen e despotëve’’ autori Lekë Imeraj përmes të dhënave empirike,statistikore e studimore të marra prej enteve dhe institucioneve botërore jep të dhëna për luftëra,represialet dhe krimet sociale në nivel kombëtar,kontinental e planetar duke bërë një shqyrtim rrënjësor bazuar edhe në të dhënat e autorit botëror,si në aspektin historik,diplomatic,sociologjik,racor,fetar dhe ideologjik duke marrë si shembull dhe terrorizmin dhe sulmet e 11 shtatorit në New York me kryeprotagonistin e fanatikun Bin LLaden. Ku sipas Gordon W-allportit religjioni I jashtëm ekstrimizmi nuk është asgjë tjetër përveçse religjioni I shërbimit. Ektrimisti e trajton religjionin si instrument prej të cilit ka dobi, religjioni I bëhet partner për të ruajtur interesin personal e jo si ndonjë vlere humane dhe në shërbim të shoqërisë apo kombit.. Me ne fundt kritiku i librit "DHUNA" z.Culaj foli për porosin e fundit të autorit ku ai permes librit të tij e thotë: Të respektojmë cdo jetë njerëzore e të mos ja lëndojmë shpirtin askujt. Nuk duhet të mbes jeta e njeriut në mëshirën e njerëzve tjerë. Apo porosia e filmit të Schindler’S’ List : ,, SHKONI NË SHTEPI SI NJERËZ, E JO SI VRASËS’’ duke kujtuar se ,, unë nuk kam bërë aq shumë për vëllaun tim njeri…Por s’ka dyshim se çdo njeri lëviz në drejtim të caktuar që e ka zgjedhur vet drejtë së gjallës apo së vdekurës, drejt së mirës apo së keqes…është liria plot përgjegjësi e cila na çliron nga prangat e vdekjes sonë shpirtërore… Dhe nese ne shendrrohemi si kafshet pa arsye duke ju shmangur kenaqesis vetem nga frika e kamxhikut siq thoshte Shen Augustini atehere pse valle ta shendrrojm veten ne qenie te dhunes dhe egersisë ne aq me pak ne ate te dashuris. E mira e kombit eshte me hyjnore se e mira e nje njeriu te vetem. Pati then dikure mesuesi I Kishes Toma Akuini ne librin e tij SUMA Teologhika apo ,, mbi njeriun’’…

Me pas ketij evimenti të shkelqyer promovues iu paraqit edhe babai apo nje nder penat me te ndritura te dramaturgjise sone kombetare Shqiptare  z.Fadil Kraja  i cili pikë perpikë shtjelloi librin duke thënë se autori i librit "DHUNA" i z.Imeraj është mbeshtetur plotësisht në jetën  e perditshme gjithëperfshirëse njerëzore e shqiptare pra aq sa është nje libër filozofik është edhe historik e elitar duke thënë se njeriu lind origjinal dhe vdes kopje e tëra e librit të autorit është një leitmotivë duke pershkruar tutje se nuk ka njeri në botë që nuk është i dhunshëm pra çdo njeri ne çdo kohë prodhon dhunë mirpo m'varet se sa është ne gjëndje ai - njeriu të frenojë dhunën pra dhunuesit perdorin si armë trushperlarjën me apo pa dashje ketë e bejnë te gjithë njerëzit qofte edhe politikanet apo edhe njerëzit e thjeshtë me premtime,besatime boshe duke manipuluar elektoratin apo njerezit ne menyra te ndryshme duke perdor kulaçin e kerbaçin në bindje me të cilin trushperlarja i kthen njerezit ne budallenjë duke thene se autori huazon filozofet  e ndryshem të shquar te antikitetit i cili thotë se "Me budallenjë edhe Zoti e ka të humbur luftën"ne permbyllje te fjalës dramaturgu shqiptar z.Fadil Kraja e thotë për autorin Imeraj se ne vepren ne fjalë ai spikat apo bertet duke thëne se : E Thashë e lirova shpirtin tani e keni radhën ju të më besoni apo jo" mirpo ne kunderpergjigjeje z.Kraja tha :Të besojmë studjues e krijues modern e serioz me librin tuaj na e la stafeten ne duar ai qe ka parë mendë perpiqet te mendojë"dy herë"dhe stafeten do ta shtyej perpara për të mirën e të gjithëve shqiptarëve dhe njerëzimit ne permbyllje krye-dramaturgu shqiptar pergezoj z.Lekë Imeraj autorin e librit gjithashtu edhe nikoqirin DKRS të Klinës ne krye me z/sha Kristina Lazrin e pjesmarrësit e promovimit.

Me pas u zhvillua nje bisedë e perbashket vëllazerore në mes të pjesmarresve e autorit të librit z.Lekë Imeraj e cila u ndoq me shumë zell e perkushtim gjatë tërë kohës me pyetje e pergjegjeje nga autori dhe te pranishmit që nga fillimi deri ne mbarim andaj në permbyllje autori i librit z.Imeraj tha se mua nuk me mbetet asgjë per të thënë e tera e librit tim "DHUNA" veçse se është predikuar  nga të dy kritiket e shkelqyer si nga z.Vilson Culaj shkrimtar gjithashtu edhe nga krye-dramaturgu Shqiptar z.Fadil Kraja ne permbyllje moderatorja-gazetarja z/sha Kozeta Bruci e shpalli të permbyllur në mënyrë të sukseshme promovimin më të cilin i ftoi të pranishmit pjesmarres për një koktel rasti në hapsirën e Kuvendit Komunal të Klinës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora