Kulturë
Ksenofon Dilo: Merrni në dorë bisturinë
E enjte, 03.07.2014, 06:35 PM
MERRNI NE
DORE BISTURINE
E
KIRURGUT HISTORIAN.
Nga Ksenofon M. DILO
Erdhi koha Shqipëria të tregojë me krenari se ka një histori e cila jo vetëm që është shkruar me gjak e sakrifica por mbi të gjitha ka vërtetësinë dhe madhështinë që sjell lufta patriotike e vërtetë , vërtetësinë që do ta bëjë çdo shqiptar të kthejë mendjen nga shqipëria sepse prej saj do të rjedhë lavdia dhe të qënit shqiptar , është njëlloj me të mirëfilltën të ndritshmen , të ndershmen e krenarisë , ështëajo e madhërishmja që sejcilin do ta bënte krenar e me ballin lart të thoshte kudo:Po jam Shqiptar!A nuk e duam këtë vëllezër!A nuk duam që të rëndë e të fortë të jemi në vendin tonë, ta rritim e ta zbukurojmë atë ashtu si e meriton. Çfarë do shqipëria , përse vuan ajo. Le ta shikojmë. Le të shkojmë jo shumë larg , aty ku Naimi thoshte;
Ti, Shqipëri më jep nder , më jep emrin shqipëtar!
Zemrën ti ma gatobe plot me dëshirë e me zjarr!!
A nuk
janë këto reshta një epope e gjallë që të na japë atë krenari me të cilën Naimi
i madh ishte i veshur dhe, me të drejtë na i përcjell, duke na thënë se deri në
momentin kur janë shkruar ato vargje ,nuk kishte asgjë që e njolloste
Shqipërinë e,që e bënte atë trime legjendare,një nënë të denjë për bij trima e
të ndershëm lutëtarë.
Shqipëria nuk ishte pjellë e një imagjinate të sëmurë, ajo ishte një shpërthim nga malet e lashta, doli prej gjirit të tokës musi një shtolzavalle dhe ishte aq e bukur , e, ishte aq krenare dhe e dlirë sa ,duke e parë të dukej se shihje një zonjë që nga pallati i shekujve kishte dalë e kishte lënë ti shpupuriste flokët e artë era e deteve , kishte derdhur vështrimin në horizont, tej ,aty ku deti puth qiellin dhe një kurorë malesh hijeshonte atë kokë me ballin e lartë e fisnik, ndërsa fustani me lule të panumurta , me ngjyra që të rëmbenin sytë , gufohej prej erës së malit e përhapte anë e kënd aromë trëndelinë.
Ishte e Evropës bijë edhe u madhua aty, në brigjet e Adriatikut e të Jonit të kaltër e ndjeu në remba gjakun shqiptar që e madhoi e e zbukuroi duke i dhenë hijen e një nëne që përqafonte gjithmonë bij të rallë. Ata që me të vërtetë e shihnin atë si nënë, që për ‘të nuk kursenin edhe jetën e që dashurinë për mëmëdhe e kishin të shkruar në ballë.
A s’ishte kështu , vëllezër?
mA nuk krenohej shqiptari për Shqipëri?
Sepse
Shqiptari ishte edhe ai një trim i rallë! A mund të mos ishte duke patur nënë
atë zonjë hijerëndë vallë.
Shqipëria ndriti si nuse u përtërit, filloni të shkruani historianë se pikërisht këtu janë rrënjët e historisë që duhet ti vaditim , se një dorë e fshehtë me mefshtësi që atëhere filloi të rëshkiste e të mos i qëndronte besnike të vërtetës histori. Kur Ismail Qemali shpalosi në vlorë flamurin me shqipen dy krenare pranë tij ishte midis të tjerësh edhe Zoti Aristidh Ruci një figurë e rallë që me të vërtetë e meritonte vendin e nderit në balkonin prej nga pavarësia u derdh si një ujvarë.
Të fitoje pavarësinë, të kishe kufijtë e tu dhe të flisje e të mësoje gjuhën shqip që si thonte Fishta i pavdekshëm ngjante me flladin e malit , me këngën e bilbilit...kjo ishte me të vërtetë një fitore e madhe , kjo vazhdonte ta rrethonte çdo shqiptar me krenari!
Tani le
të marrin penën historianët e le ta ngjyejnë atë në bojën e së vërtetës , le të
flasin për ata që nuk pushuan kurrë punën –luftë për ta ngritur Shqipërinë në
piedestal e për tja treguar me krenari Atë , gjithë botës mbarë.
Mbajeni që gjithkush të mos dyshojë e në dritën e diellit të vëtrtetën të dallojë. Është ajo për të cilën çdo shqiptar do krenohet, është e vërteta që duhet të triumfojë, të vihen pikat mbi *i* e gjithsejcili të ndjejë se ka në remba gjak trimash e ai gjak është vetëm shqiptar, është gjak që kur rrjedh në damarë gjithçka e fisnikëron.
Mos rrini duarkryq historianë!
Vetë koha ju kërkon!Vetë shqipëria në dasmën e së vërtetës me historinë ju fton.