E shtune, 03.05.2025, 11:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Pushimet verore

E marte, 08.07.2014, 06:53 PM


PUSHIMET VERORE

 

Sa me gëzim  presim  pushimet –

Me njerëz tonë  t’i bëjmë takimet !

Me  njerëz  tonë që janë n’ kurbet –

Që s’ jem  pa me muaj  e vjet !...

 

Takoj njerëz t’ vendlindjes sime –

Shtrëngojmë duart me  përqafime ,

Bëjmë biseda e evokime ,

I shpalosim shumë kujtime ...

 

Kujtojmë diell e kujtojmë dritë –

N’ vatrat tona , ku jem  rritë !

Kujtojmë lojërat dhe kënaqësitë ,

Kujtojmë vuajtjet , peripecitë !...

 

Kujtojmë kushtet qysh kem jetua ,

Kujtojmë punët që i kem punua

Kujtojmë shkollat kah  kem shkua ,

Kujtomë mësuesit që na kanë mësua !...

 

Kujtojmë pesëshet dhe dhuratat ,

Kujtojmë shokët , gjeneratat ...

Kujtojmë stinët, kujtojmë dimrat ,

Kujtojmë mësimet , kujtojmë librat ...

 

Kujtojmë t’ vdekurit , kujtojmë t’ gjallët –

N’ përkujtime zemra çmallet !

Kujtojmë dasmat dhe martesat ,

Kujtojmë kohërat , kujtojmë kthesat !...

 

Na mbajnë ëndrrat me shumë bindje –

Se do t’ kthehemi në vendlindje !

Gëzim më t’ madh n’ këtë jetë nuk presim ,

Se ku u lindëm – aty t’ vdesim !

 

N’ përkujtim t’ vendlindjes s’ shenjtë –

Na kalon dita shumë shpejt !

Dhe prapë vjen ndarja mes nesh –

Urojmë t’ shihemi sa ma shpesh !

 

Gjilan, më 08.07.2014.          Demir KRASNIQI

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx