E shtune, 03.05.2025, 11:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Urime festa, Amerikë!

E marte, 08.07.2014, 07:15 PM


AGIM GASHI: LAMTUMIRË QEVERI

(Mos e merrni pernjimend e me sha hyni në gjynah. Mendoni se humor është!)

 

Pjesa e parë

 

Tash se zgjedhjet na u kryen

Çertifikohen edhe rezultatet,

Mirë ka folë kokrra e sovranit

Ndryshoi njerz e ndryshoi fate.

 

Qeveria që po „do“ me ikë,

Mallkon Thaqi ren me ren,

Po çfarë fati paska Ramushi,

Që po ma zen´ ai vendin tem?

 

I kam dhanë zor natë e ditë

Porse shokët më kanë „tradhëtue“,

Më shkoi Jakupi e më iku Lima

Pasha Zotin sdita me i rue.

 

Qajnë ministrat e derdhin lotin

Ma së shumti po qan Enveri,

E ka rrokë koken Kuçi

Po bërtet „mjeri unë i mjeri“.

 

Memli i shkretë po flet përqart

Ja kan shkrue nji hajmali,

I ka premtu Shefqet Krasniqi

Me e ba Imam n´xhami.

 

Në befasi jan zanë ministrat

N´befasi Ferid Agani,

Ka marrë udhen për Turqi

Me ja fshi lotët Erdogani.

 

E Çitakja spo e ka dert

Prej askujt thotë nuk kamë fikë,

Unë ma e bukura e Qeverisë

Po shkoj konsulle në Amerikë.

 

Koka ulë diku n´Bruksel

Rropoqukja e jonë Edita,

Lotët po i rrëshqasin faqeve

T´u knue kangen “Këtë ditë se prita“!

 

Mjaft kem vjedhë e kem plaçkitë

Kem marrë pare me terplota,

Po bajnë llafe e qajnë me lot´ ,

Ramë Buja e Fehmi Mujota.

 

Por Grabovci spo pajtohet

Grupin „Pronto“ e ka njoftu,

Nuk e lshoj poziten unë

Deri n´fund për pa luftu.

 

I kam ba njoftime SHIK-ut

Naj deputet me e kercnu,

Ndonji tjeter me ble me pare

Nëse mundemi me shpëtu.

 

Pjesën e dytë do ta publikojmë në ditët e ardhëshme pasi ta kemi parë reagimin e kësaj pjese dhe pasi ti kem matë lotët e derdhur rrëke nga këta që spo duan me e leshur pushtetin se Kryeministri ua kish dhënë me tapi.Shpi e madhe ishte kjo Qeveri. Krenohemi që jemi shteti më i vogël e më ri në botë, por me Qeverinë më të madhe në rruzullin toksor.

Rroftë Qeveria tha Agim Çeku!

 

03.07.2014

Düren

 

Agim Gashi: MOJ KOSOVË

 

Moj Kosovë e mjera ti

Spo t´blun ma asnji mulli,

Politikajt parat në çanta

Popullata koken n´kanta!

 

Hajmedet për këtë shtet,

Na mjel mirë haraç na qet,

Sa shumë shtohet kjo varfëri

Milionerat përditë tuj bi.

 

Po qan populli nga varfënia

Mbretnon krimi dhe hajnia,

Nuk ka barna në spitale

Shtohen firmat që mbjellin varre.

 

Po qohu ma popull i shkretë

Se për vete je Zoti vetë,

Kerko buk, kerko liri,

Udhëheqës të drejtë e jo mafi.

 

Sa të rrish kështu si je

Kan me të lanë edhe pa atdhe,

Kan me të lënë pa buk e kryp

Çdo gjë kombtare t´u ta mbytë.

 

Kan ngulfat jetën e re

Lëngon keq i lumi atdhe,

Kërkon popullin ku ka mbetë

Krenaria ku i ka tretë?

 

03.03.2o14

Düren-

 

Agim Gashi: Urime festa, Amerikë!

 

Amerikë, e lumja Ti,

Që e ke atë Filadelfi,

Ku është Parku Historik,

Kur për Ty shkrepi një dritë.

Trembëdhjet rreze t´para ishin,

Lëshuen rreze liri e nder,

Si Ylberi në pranverë.

 

Sot është datë 4 Korrik,

Ditëlindja jote, moj Amerikë.

Feston kombi anembanë,

Bashkë me Ju, populli shqiptar.

Të urojmë Ty, rritë të mbarë,

Se akoma je e re,

238 pranvera ke.

Këndojnë sot të rritur e fëmijë,

Qeshet Parku n´Filadelfi,

Qeshja ngrihet deri në re,

Vëndlindje ti e ke.

 

Je ndërtu me shumë mundime,

Sakrifica e luftime,

N´themele tua ti i ke

Idealet për atdhe,

Që i bën t´lumtur njerëzinë.

Ke lirinë dhe barazinë,

Në zemër ke Demokracinë.

 

Më 8 korrik kur ra këmbana,

Ishte viti 1776

Si kushtrim jehoi gjithkund,

Në qytete e katund

Janë tubue n´Filadelfi

Me ndëgjue e me u lexue

Deklarata e lirisë

Me themele t´Pavarësisë.

Amerikë, e lumja Ti,

Dritë e shpresë për njerëzi.

 

Unë, rapsodi i mërguar,

Me gjithë zemër të uroj,

Ia shtrëngoj telat sharkisë

Këngë për Ty të këndojë,

Moj yllkuqja e lirisë,

Moj lulerrezja e Demokracisë,

Shpresë e madhe e Dardanisë.

Në zemra t´Arbërit ti je ngulë,

Nga ku shqiptarët s’të heqin kurrë.

 

Për Ty kam një lutje t´madhe

Të na e bësh, mike, një qare,

N´truallin tënd ke pesdhjet shtete,

Jetojnë t´lumtura dhe pa leqe,

Plot liri e demokraci:

Mos e harro timen Arbëri,

Atij numri shtoi dhe një

Pesëdhjetë e një mirë me u bë.

 

Po loz gishtat në sharki,

Këndoj këngë unë sot për Ty.

Nga mërgimi nuk kam frikë.

Gëzuar festa, Amerikë!

 

04.07.2012

Düren

 

Shtetet e Bashkuara janë bashkim federativ i pesëdhjetë shteteve. Trembëdhjetë shtetet nismëtare ishin trashëgimtare të trembëdhjetë kolonive që ngritën krye kundra sundimit britanik. Shumica e shteteve tjera janë thadruar nga trualli i fituar me luftë ose blerje nga qeveria amerikane. Prej rasteve të veçanta janë Vermonti, Teksasi dhe Hawai: secili shtet ishte republikë e pavarur para se të futen në bashkim. Përjashtime tjera përbëjnë shtetet e krijuara nga treva e trembëdhjetëshes fillestare. Herët në histori të vendit, tri shtete u themeluan në këtë mënyrë: Kentaki nga Virgjinia; Tenesi nga Karolina Veriore; dhe Mejn nga Masaçusetsi. Gjatë Luftës Civile Amerikane, Virgjinia e Perëndimit u shkëput nga Virgjinia. Shteti më i mbramë—Hawai—fitoi shtetësinë më 21 gusht 1959. Shtetet nuk kanë të drejtën e ndarjes nga unioni.

Shtetet përbëjnë pjesën dërmuese të masës tokësore të SHBA-ve; dy hapësira të tjera të konsideruara pjesë integrale e vendit, janë Distrikti i Kolumbisë, qarku federal ku ndodhet kryeqyteti, Washingtoni; dhe Atoli Palmyra, truall i pabanuar por i inkorporuar në Oqeanin Paqësor. Shtetet e Bashkuara posedojnë pesë territore tejdetit: Porto Riko dhe Ishujt Virgjinë të Shteteve të Bashkuara në Karaibe; Samoa Amerikane, Guami dhe Ishujt Veriorë të Marianës në Paqësor. Të lindurit në territore (përveç Samoas Amerikane) mbajnë shtetësi amerikane.

Po ti bashkohen edhe tokat shqiptare, Amerika do të bëhej me 51 shtete!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx