| E merkure, 09.07.2014, 07:25 PM |
E djeshmja sot na bën edhe më krenarë
Portret nga Xhevahir Cirongu
Të
flasësh për fisin Kullsi nga fshati Mëlovë të rrethit Skrapar, është pak disi
sa e çuditshme,por edhe ndjenjë krenarie.
Mendohet
se përafërsisht rreth vitit 1880,vendosen përfundimisht me banim në fshatin
Mëlovë. Pra, jemi në kohën e sundimit të
Ali Pashë Tepelenës.Rreth viteve 1840-1860 nga Sevasteri për në malin
tomorr , atje shtegëtonin tufat e bagëtve për verim. E zgjodhën këtë vend,pra
fshatin Mëlovë, sepse aty gjetën mundësi jetese,pra në mirërritjen e shtimin e
blegtorisë. Këtë profesion e kishin të trashëguar në shekuj edhe në fshatin e
origjinës së tyre,Sevaster. Ata janë marrë kryesisht me mirërritjen e të imtave,
të dhisë e të deleve. Fshati Mëlovë i plotësonte këto kushte për jetesë në
shtimin e blegtorisë, sepse kishte ujë e kullotë të mjaftushme me malin e
Mëlovës e më tutje kullotat në malin e Tomorrit. Prandaj gjendet në fund të
fshatit Mëlovë lagjia e fisit Kullsi, e cila është vendosur në krahun e majtë
mbi lumin e tomorricës. Si kurorë i rrinë mbi krye
Babai im
quhej Zak Rushan Kullsi,- na thotë i biri Zylyftari.Dhe vazhdon të na tregojë
më tej copza historie nga familja e tij. Babai im ka lindur në Mëlovë më 10
korrik të vitit 1890. Ndahet nga jeta në vitin 1972. Eshtë martuar me Bylyre
Kullsi(Qyrani), e cila ishte bijë nga fshati Varvarë e oparit të Korçës. Nga
martesa lindën 4 fëmijë: 3 djam e një vajzë.
Djemtë: Zylyftar Kullsi,Halim Kullsi,Faik Kullsi. Vajza: Sheqere
Xhaferri (Kullsi). Nga të dhënat gajore dhe ato shkresore, (që janë të pakta)
emri i gjyshit tim quhej Rushan Kullsi.Ndërsa stërgjyshi e kishte emrin Halim
Kullsi. Kurse vëllai i stërgjyshit tim e kishte emrin Zyferr Kullsi.Në gjak
kanë patur e kemi atdhedashuri për të shtrenjtin atdheun tonë Shqipëri. Kjo
është e shpejgueshme edhe me fakte konkrete, sepse fisi Kullsi ka luftuar
trimërisht me armë në dorë kundër çdo lloji pushtuesi ndaj atdheut tonë. Ata
kanë luftuar kundër turqëve, grekëve, sllavëve, italianëve e gjermanëve. Këtë e
dëshmon edhe fakti i një kënge që është kënduar e këndohet edhe sot nëpër dasma
për fisin Kullsi. Në luftën ndaj andrakëve grekë e italianë në vitet 1913-1914
e në vitin 1935-1940, kanë luftuar trimërisht ndaj tyre. Në librin
mongrafikohistorik ‘’Tomorrica zemra jonë’’ me bashkautorë Xhevahir Cirongu
publicist,poet, shkrimtar nga fshati Leskovë ,e Mit’hat Fejzo nga
Trebla,gjendet e shkruar edhe kënga që u kushtohet burrave të fisit Kullsi. Dhe
ja, si thotë ajo këngë e monçme që ngre lartë si vetë
Zakë Rushan Kullsi
Memo Mene me Zyferr aganë,
Dilni shokë,arriti berihaja
Të dalim sipër te Metepi
Se aty krisi dyfeku.
Komandant Zyferri
Thirri me zë të lartë:
Dilni të nderojmë vatanë
Veten tonë e gjithë Skraparë.
Zakë Rushan Kullsi(10 korrik 1890-1972)
Fisi Kullsi i ka luftuar padrejtësit e të gjithave koharave nëpër shekuj. Ata iu janë përgjegjur me ashpërsi edhe bazhibozukëve e hajdutëve, por edhe tradhëtarëve të vendit, të cilët janë bërë vegël e bashkëpuntorë me pushtuesit në dëm të interesave të atdheut. Zakë Kullsi ka marrë në mbrojtje familjen e Tofe Zhurit nga fshati Postenë. Familjes Zhuri ballistët i dogji shtëpinë dhe u grabiti pasurinë. Familja ime ka qënë e lidhur ngusht me LANÇ për çlirimin e Shqipërisë nga nazifashizmi . Muharrem Kullsi ka marrë pjesë në LANÇ,së bashku me Orhan Frashërin. Edhe Shefit Zhuri nga Postena, i cili është gjaku jonë është dëshmor i atdheut. Edhe dajua im, Sabri Qylani është dëshmor i atdheut. Ai ka marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare. Shtëpia jonë në Mëlovë ka qënë bazë e luftës partizane. Edhe unë kam ndihmuar luftën partizane,pavarsisht se isha i vogël( 10 vjeç) dhe familjen Zhuri në ruajtjen e pasurisë të Tofe Zhurit.Sot, Zylyftar Zak Kullsi aderon në organizatën e veteranëve të LANÇ. Ai është zgjedhur kryetar i organizatës së veteranëve të lagjes nr.2 në qytetin Durrës.Këtë detyrë, ka vite që e kryen me devotshmëri si pasardhës i LANÇ. Sot në këtë 70 vjetor të çlirimit të atdheut tonë nga okupatorët nazifashist e ndjej vetem edhe më krenar, na thotë Zylyftar Kullsi.