Kulturë
Remzi Salihu: Poezi nga Paul Celan
E merkure, 09.07.2014, 07:22 PM
PAUL CELAN
Përktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihu
Paul
Celan u lind më 1920 në Çernoviç (Bukovinë), vdiq më 1970 në
LAVDATË
LARGËSIE
Në burimin e syve tu
jetojnë rrjetat e peshqve të liqenit.
Në burimin e syve tu
deti pret premtimin e vet.
Këtu, unë e hedha
një zemër, që rrinte gjatë midis njerëzve.
Nga vetja hoqa këmishën dhe shkëlqimin e betimit:
Më e zeza në të zezën, jam i zhveshur.
Pabesisë i bëhem besnik.
Unë jam ti, kur unë jam unë.
Në burimin e syve tu
Ngas unë dhe ëndërroj për grabitje.
Një rrjetë kap një rrjetë:
ne ndajmë përqafimet.
Në burimin e syve tu
Një i varur e mbyt në lak tërkuzën.
FILL I DIELLIT
Mbi shkretëtirën e irnosur
Një pemë-
mendim i lartë
e zë dritën e tonit: ende
ka këngë për t’u kënduar
matanë njerëzimit
KRAHINË me krijesë urne.
Bisedë
nga goja e tymosur në gojë të tymosur.
Ata hanë:
çmendinë-trufla, një copë
poezie të pavarrosur,
gjetën gjuhën dhe dhëmbin.
Një lot rrokulliset prapë në syrin tuaj.
E majta, e dëbuar
guaskë shtegtare- të dhurohet ty,
pastaj të lidh ty-
përgjim i ndritur i hapësirës:
loja me tulla kundrejt vdekjes
mund të fillojë.
ME ÇELËSIN E NDRYSHUAR
Me çelësin e ndryshuar
e ke mbyllur ti shtëpinë, aty brenda
bora rrah heshtjen
sipas rastit të gjakut, që ty
të rrjedh nga syri e goja ose veshi,
ndryshon çelësi yt.
Ndryshon çelësi yt, ndryshohet fjala,
e përndjekur me flokë bore.
Sipas rastit të erës, që të çon përpara,
mblidhet për rreth fjalës sate bora.
TI MUNDESH mua qetë
me borë të më gostitësh:
sa herë që unë
krah për krah
me drurin gojë ariu
hapëroj nëpër verë,
bërtiti gjethit
të tij më të ri.
Nga dora kafshon vjeshta gjethin e vet, ne jemi miq.
Ne çarrojmë kohën nga lajthinjtë dhe i mësojmë të shkojnë:
koha kthen në korube.
Në pasqyrë është e diel,
në gjumë do të flihet,
goja flet vërtetësinë.
Syri im zbret në trupin e të dashurës:
ne shikohemi njëri me tjetrin,
ne themi vagëllimthi
ne dashurojmë njëri tjetrin- si lulëkuqe e kujtim,
ne flemë si vera në guaskë,
si deti me rrezet e përgjakura të hënës.
Ne qëndrojmë të kapardisur në dritare, ata na shikojnë nga rruga:
është koha, njeriu e di!
Është koha që guri këndshëm të lulëzojë,
që qetësia lehtë në zemër të rrah.
Është koha,që të bëhet kohë.
Është koha.
LOJA ME SOPATË
Shtatë orë nata, shtatë vjet zgjimi:
loja me sopat,
në hije shtrihesh ti kufomë e gjykuar
-o pemë, që nuk rrëzohesh kurrë!-,
heshtja majë e luksit,
fjalë e lypur në këmbë,
shtrihesh dhe luan me sopat-
dhe më në fund merr vezullimin e saj.
FUGA E VDEKJES
Qumësht i zi mëngjesi ne pimë mbrëmjeve
Ne pimë në mesditë dhe në mëngjes ne pimë natën
Ne pimë dhe vetëm pimë
ne gërmojmë një varr në ajër atje ku njeriu shtrihet më i lirë
një njeri banon në këtë shtëpi ai luan me gjarpinj ai shkruan
ai shkruan kur po ngryset mbi Gjermani flokët tua të arta Margaretë
ai shkruan dhe ecën para shtëpisë dhe sa po shkëlqejnë yjet
ai u fishkëllen zagarëve të vet
ai i fishkëllen çifutit të vet të lërë gërmimin e varrit në tokë
ai na urdhëron neve për vallëzim
Qumësht i zi i agimit ne pimë natën
ne pimë në mëngjes dhe në mesditë ne pimë mbrëmjeve
ne pimë dhe vetë pimë
Një njeri banon në këtë shtëpi ai luan me gjarpinj
ai shkruan kur po ngryset mbi Gjermani
flokët tua të arta Margaretë
flokët tua të përhirta Sulamit ne gërmojmë një varr në ajër
atje njeriu nuk shtrihet ngushtë
Ai thërret duke thumbuar thellë në truall vetëm njërin e ju të tjerë
këndoni dhe luani
ai kapet për hekurin e rripit duke e vringëlluar sytë e vet i ka të kaltër
gërmoni thellë me lopatë njëra palë e ju pala tjetër
luani deri sa të mbaroj vallëzimi
Qumësht i zi i agimit ne pimë natën
ne pimë në mesditë dhe mëngjes ne pimë në mbrëmje
ne pimë dhe vetëm pimë
një njeri banon në këtë shtëpi flokët tua të arta Margaretë
flokët tua të përhirta Sulamit ai luan me gjarprin
Ai thërret luani ëmbël vdekjen vdekja është mjeshtër nga Gjermania
ai thërret bjeri më ngrysur violinës pastaj ju si tym do të ngiteni në ajër
pastaj ju do ta keni një varr në mjegulla këtu njeriu nuk shtrihet i lire
Qumësht i zi i agimit ne pimë natën
ne pimë në mesditë vdekja është një mjeshtër nga Gjermania
ne pimë në mbrëmje dhe në mëngjes ne pimë dhe vetëm pimë
vdekja është një mjeshtër nga Gjermania syri i tij është i kaltër
ai të godet ty me një plumb të rëndë ai të godet ty saktësisht
një njeri banon në këtë shtëpi flokët tua të arta Margaretë
ai e ndërsen zagarët pas neve ai na dhuron neve një varr në ajër
ai luan me gjarprin dhe ëndërron vdekja është një mjeshtër nga Gjermania
flokët tua të arta Margaretë
flokët tua të përhirta Sulamit
ZI
Si plagë kujtimi,
shpurrpurisen sytë për ty,
që me dhëmbët e zemrës së kthjellët
të kafshohet Kronlandi,
që shtrati ynë të mbetet:
nëpër pus duhet të vish-
ti vjen.
Në farën
e shqisës
të yllëzon deti, në brendi, për përherë.
Emri i dhënë ka një fund,
mbi ty unë hedh fatin tim.
I HUAJI
na mban neve në rrjetë,
e kaluara të prek
hutueshëm nëpër ne matanë,
numëron pulsin tim, dhe të tij,
në ty brenda,
pastaj vijmë ne
kundër teje, kundër meje,
diçka na vesh neve,
me lëkurë dite, me lëkurë nate,
për lojë me më të lartin, rast-
vendosmërie të sëmurë.