E shtune, 26.07.2025, 12:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Mos e harroni Shqipërinë

E diele, 13.07.2014, 10:22 AM


MOS  E  HARRONI  SHQIPERINE

Nga Ksenofon  M. DILO

U, Foni, o djalë,  !Nga mali paske ardhë? Po ti ke ngrirë fare more djallë ! Po ç'qe gjithë kjo rendje nëpër dimër u nise të vish në Sheper?

Po pse mo djalë ! Uuu e shketa qënke tharë së ftoti... Nuk po më linte të flisja, më përqafonte e më puthte me aq mall thua se kishte shekuj pa më parë. E ndërsa nisesha t'i flisja ajo derdhte lumin e fjalëve gjithë merak dashuri e gëzim, ashtu si bënte gjithmonë kur na shikonte. Më shikonte e rendte nëpër shtëpi ashtu e pakët si ishte porsi një engjërvi dhe nuk pushonte së foluri.. E! Kaliopi ! Çoç qënke bërë llafazane e madhe ti - desha ta ndërprisja e të bëja shaka por

kot.

-Pa shi,  qënkam bërë llafazane- po ç'na thënke more se kujton se s'të njoh unë. Po unë të kam lindur, te kam djalè e të njoh edhe sa dhëmbë edhëmballë...

Qeshja ! Nganjëherë  MEMA  më befasonte  me  shpërthime  të tilla dhe sado që nuk isha më fëmijë sa herë e dëgjoja aq më shumë më mungohte zëri i saj, këshillat e saj, por mbi të gjitha ajo dashuria e saj aq e madhe dhe aq e çuditshme njëkohësisht.

Ajo të gjithëve na donte si fëmijë por edhe si shokë.

Kjo ishte aq e bukur dhe më pëlqente aq shumë sa që kur e shikoja që merrte seriozitet e e kuptoja se do fillonte nga këshillat,  gjithmonë ja prisja fjalën e filloja me zë të ndryshuar që t'i ngjante zërit të saj.

Mos bridhni natën përjashta,  Nata është e të ligut,  Ku ka errësirë është fshehur një krim..Zgjidhini shokët më të mirë se vehten, ujku ndërron lëkurën jo dhëmbët.. Do vazdoja kështu deri sa ta sjhihja përpara meje me duart në mes duke më parë e hakërruar, ndërsa unë me zor e mbaja të qeshurin.

-Po ju kanë rënduar stomakun këshillat e mija -thoshte me qesëndi...Po,  mos harroni  kam ngrene buke vite e vite te tera me ILIA DILO SHEPERIN

-Jo moj  Meme- që të mos lodhesh ti i thashë unë. Tani ti, po ke ndonjë të re na i thuaj...

Po qysh kujtoni se nuk kishte?

Gjithmonë do të na këshillonte,  gjithmonë ishim fëmijë për të e ajo, më e mira mëmë në botë. Atë ditë, për të cilën po flas,  shkova papritur, dhe sado që ishte mësuar me të papriturat e mija,  çoç ishte ndryshe nga herët e tjera. U bë copash të futë dru në sobë të gatuajë të më pyesë e të më pyesë vazhdimisht deri sa i thashë që të qetsohej e të ulej pak pranë meje.

-Se ke ndërmend të shkoshë? -më tha , dhe pa pritur përgjigjen time u ul

,  mbështolli duart e lagura me përparësen dhe vazhdoi të fliste.

-Pa thuamë njëçikë qysh i le andej? janë të gjithë mirë? Si është Etieni, me nuse e fëmijë,  Po nga Donika si janë. Po Hektori me Lamen e me

fëmijë? Sa kohë ke që nuk i ke parë. Të kujtonetë kur erdhën gjermanët e hikëm lamë shtëpinë U hika me Babanë e harrova Donikën, kur u

kujtuash, kthej kokën e ç'të shoh? Ti po vije me Donikën në krahë. E Foni! Nga një bark keni dalë Të kini dashurinë e të jeni pranë njeri tjetrit se s'ka si dashuria për motrën e për vëllanë. Ti e di se sa shumë duheshin në këtë shtëpi të gjithë. sepse ishin të meçur e mennçuria e di që vetëm armiku të do të përçarë...

E dëgjoja . Nuk desha ta ndërprisja e e shikoja që ndrinte nga gëzimi që mund të më fliste.. Aty ku kishte harritur e kishte kujtuar të gjitha,  e unë me dashuri prisja edhe të tjera,  papritur mi nguli sytë e me një zë të ndryshuar, gjithë seriozitet por nuk më shpëtoi dhe një dritë e çuditëshme në cep të syrit më tha:

-Tani ngreu hik ! Më ngriu buzëqeshja në fytyrë. U thartova dhe ndërsa doja të pyesja ajo nuk më la por me seriozitetin e parë vazhdoi. --Në fshat ka trazira. Edhe ti nuk i beson ato për demokracira që thonë e bërtasin. Ndërruan lëkurë por dhëmbët e ujkut nuk mund t'i fshehin. Kërkojnë akoma të sundojnë e të rrjepin fukaranë. Do duan të mbyllin shumë gojë po sidomos do duan të zhdukin më shumë se kurrë dëshmitarët. Ti këtu në fshat je i vetëm. Sado që të duash do bënenë 10 -15- e do të të prishin. E mjaft plumba kam marrë nuk duroj dhe në djalë. Ndaj ngreu ik Ngreu e mos ja bëj qefin katilave, ” Keta te kunderten e asaj qe thone –bejne..Dje na thane me luge floriri do hame dhe….Sot pluralizem..na thonè “ në më do ik !   E si të thashë,  kujdesu për të gjithë e mos i lër krahët të zbuluara. Kisha ulur kokën e nuk po flisja,  Prisja të mbaronte. Kur mu duk se mbaroi,  ngrita sytë dhe e vështrova në dritë të zyrit. Për këtë kam ardhur,  mëmë.

Qysh ke ardhë për këtë?

Dua të të marr të ikim bashkë- i thashë. Por nuk më la as të flisja e as të shprehja shqetësimin tim. Sepse kisha shkuar me të vërtetë ta

merrja.....Më përqafoi e më tha afër veshit juve ju duan,  mua plakën ç'të më bëjnë.Trimeri do te tregojne qe vrane nje plakè! Ik O djalë dhe mos u mërzit për mua se di ti kumandar unë qënat. Nuk mund t'i kundërshtoja.

Te pragu më ndaloi e më tha- Jane hedhur letra ne rruge te fshatit dhe ne dyqan .”Kush shan Enver Hoxhen, do ti bejme gropen.” – nga Dora e Zeze…pak ditè mè vonè dhe me te tjera permbajtje pèr ate qe ka leke..po pèr ne e dine qe s’kemi…se edhe muret kane kontrolluar…

Ajo foli dhe mua me duall para sve fjalet e Mustafa Vrionit :”Tya tani nuk do tè te denojnè se zhurmojne e i diskreditojne shume  keta vargje ne dit-lindje n e …, sa dhe rruges  sot pèr Corovodè shferet kembeheshin duke i perseritur njeri-tjetrit …  po,  pèr te denuar,  do te   te denojne , u djegu shume kjo…  po pèr tjeter gjè, jo pèr kete se  çoç zene tamam vend e u perhapen ane-mbane  pastaj :

“Kendo qyqe si kokoshi

Edhe lutju Perendise

Se si sot lindi kodoshi

Bir kurvari i rospise “

…Mos pushoni punën për Shqipëri. Jeni të mençur vetë e e dini se nga kjo familje janë ata që nuk kursyen as jetën për 'të

Mos harroni se me pushkë tani lufton ai që nuk ka forcën e logjikës e

që qëllon që të dëgjohet e të thotë se duhet ta kenë frikë.

Forca e vërtetë është këtu-tha duke treguar me gisht kokën--Logjika e fortë kur përdoret për një qëllim fisnik gjithmonë fiton. Punoni pa u

lodhur,  ditën e edhe natën.

Folini shqiptarit që është shpërndarë sizogu i korbit anë e mbanë botës,  thuajini ati të vërtetën për këtë tokë të shenjtë dhe pikoni bashkë me të vërtetën edhe dashurinë për Shqipërinë. Asnjëherë mos pushoni! Asnjëherë!..Më mori në qafë e më puthi. --Ajde dhe ti - i thashë se nuk më bënte zemra ta lija vetë.

-Mos morr burrë! më tha ashtu si nuk e kisha dëgjuar kurrë. Nuk do tja

dijë Kaliopi nga të lehurit e qënave...

Kështu më përcolli deri në xhade të madhe dhe pas një jave kur mora

haberin e zi se ishte shuar e masakruar nga mënyra që edhe në mesjetë

nuk ishin përdorur,  nuk munda të mos fajësoj veten që e dëgjova e nuk

e rëmbeva atë ditë.

Kam akoma në  vesh  zërin  e  saj  dhe  fjalët      kumbojnë   jo     sikur   mi   thotë   vetëm   MEMA,                 

por një kor i fuqishëm i zërave që janë bashkuar me përjetësinë më dërgojnë notën e fortë, notën për të më bërë të përgjegjshëm e fjalëmbajtës se duhezt tëpunojmë e të mos ndërpresim asnjëhetë punën për zgjim e shqiptarizëm.

Vetë gjaku i të parëve tanë na thërret!



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx