Kulturë
Përparim Hysi: Kur tregon Resmi Osmani
E diele, 13.07.2014, 08:44 AM
Kur tregon Resmi Osmani
"Fajin e kishte Hëna"
(esse)
Nga Përparim Hysi
Pa filluar që të jap mbresat e mia për vëllimin me tregime të Resmi Osmanit, "Fajin e kishte Hëna", lexuesi të më falë për një "ndalesë" pak të shkurtër për të folur për autorin. Në fund të fundit, siç mendoj unë, ia vlen për të folur për shkrimtarin Resmi Osmani. Por Resmi Osmani, para se të merret me krijimtari letrare, ka dhe një biografi tjetër që ia vlen ta njohësh. Resmi Osmani është diplomuar për agronomi dhe jo vetëm kaq: ai, saj zellit të tij profesional, arriti që të jetë më shumë se sa një specialist në fushën e bujqësisë. Arriti që të bëhet emri më i nderuar duke u atashuar me gradën e Profesor-Doktorit dhe, aq sa e njoh unë, krahas atij mbiemrit Osmani, pa u menduar dy herë, duhet t'i shtosh: Ulliri. I tillë ka qenë dhe në ministrinë e bujqësisë së kohës që iku, ka qenë një emër i nderuar. Kur ndodhi përmbysja e madhe, Profesor-Doktor Resmi Osmani pati një karrike jo të vogël në qeverinë e parë demokratike. Po, kur pa gjithë ato "oshilacione" gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore, krijoi bindjen që nuk kish "karizmën" apo "staturën" për të qëndruar qoft dhe në një detyrë të lartë shtetërore, dha dorëheqjen dhe u shkëput fare nga politika. Si skrupuloz në fushën e dijeve, gjithë energjitë e tij aq vitale filloi e t'i derdhë në një fushë tjetër: në atë të letërsisë.
* * *
Duke përdorur një metaforë, nuk gaboj dhe jam në linjë, në se them: Resmi Osmani e filloi "vallen e krijimtarisë letrare" jo vetëm në vitet e demokracisë, por dhe në moshë të vonë. Në moshë të vonë , por besoj se nuk e teproj, po të them: vonë,vonë, por di ta "kërcejë" mirë. Fusha më e pëlqyeshme e tij, është proza. Por nuk e ha thatë bukën as kur shkruan poezi. Në prozë e gjen veten sa tek tregimi i shkurtër aq dhe tek novela. Dhe, sipas asaj të thënës që "oreksi vjen duke ngrënë", Resmi Osmani lëvron dhe gjininë e vështirë të romanit. Ajo që ia zbukuron karizmën e tij krijuese, është fakti i bukur që, kur shkruan, nuk i hipën Pegasit magjik dhe as nuk flet si e ëma e Zeqos nga maja e thanës.
Ka një
biografi letrare jo vetëm të lakmueshme, por, njëkohësisht,edhe të bukur. E ka
filluar kirjmtarinë letrare aty,pas vitit 2000 dhe deri tani ka shkruar 14 libra. Në çdo vit, nga një libër. Por kjo
është veç një statistikë e thatë numrash. Numrat,janë veç numra dhe aq, por kur
hyn nëpër faqet e librave të shkruara nga Resmi Osmani, nuk ke se si mos
befasoshesh. Ky befasim vjen si vetevetiu: në këto shifra përfshihen: tregime,
poezi, romane,esse dhe,ajo që peshon më shumë në atë që formon hierarkinë e
vlerave si krijues, është fakti shumë domethënës: Resmi Osmani,veç tjerash,
është autor i veprave historike (trajtuar artistikisht) të tilla që nuk mund
t'i shkruajë kushdo. E kam fjalën për libra të tillë, si: "Aleksandri i
Madh"(2011), "MBretërimi i Piros së Epirit" (2010),
"MBretëresha Olimpia"(2012),"Teuta e Ilirisë"(2014). Një
roman për vitet e mbrapshta të postdemokracisë "Koha e
çudirave"(2013) dhe shkruan e shkruan.
* * *
Resmi
Osmani, këtë gjashtëmuajor të këtij viti,
botoi tri libra njëherësh. Romanin "Teuta e ILirisë", novelën
"Ditët e sprasme të mbretit
Vëllimi
hapet me "Fajin e kishte Hëna" dhe tek ky tregim që ka nota lirizmi
të mirëfilltë, të bën përshtypje që autori, di të zgjidhë bukur një delikt
apo"faj" made in mëkat. Nuk lë që ky "mëkat" të bëhet malinj
e të lëshojë metastaza. Vetëm me një frazë: " u
Edhe në këtë libër me tegime, autori e ka "vuajtur" atë dramën e "thirrjes së lashtë të gjakut". Pa menduar, se i hyj në hak, por në vizionin tim të perceptimit artistik, tregimet për Kapedan Muharrem Reshitin, për Musa Demin,Kopshti i Edenit, Dasma e Alketit,YLLBARDHA, janë antologjikë. Kjo ndodh se është në trualin e tij.Kjo ndodh se gjaku nuk bëhet ujë. Aty, në ato tregime, po të shprehesha me një gjuhë fëminore, ndodh ajo që thonë "do kalosh andej nga shtëpia ime?". Kjo është "shtëpia" e Resmi Osmanit nga Mazreka e Çamërisë.
* * *
Për të mos më marr mua sikur po ia "përkëdhel" ca si shumë penën autorit, di t'ju them,se i njoh mirë çamët. Në flas me superlativa për këto tregime, se gjej në to të gjajshmit që kam njohur nga ky komunitet. Burrninë e Musa Demit nga Filati e kam njohur tek një pinjoll i kësaj familje që u shpall armik: e kam fjalën për të ndjerin Tahir Demi,dikur kryetar komiteti në Elbasan. Atë Hamitin tek "Kopshti i Edenit" e kam si të gjallë tek çami i mirë nga Fieri, i ndjeri Mehmet Çumani. E ktheu Meti i mirë në "kopshtEdeni" pikën e hapjes ku qe roje, dhe,sakaq, ia morën ushtarakët elartë për të"shtrirë këmbët". Edhe tregimi "Baballarët" sjell një kumt të bukur: malli i humbur (është fjala për grabitjen e dashit të tufës) vihet prapë, kur janë kokat. Tregimi "Dasma e Alketit" është sinjifikativ: temën e ka marrë nga folklori dhe ajo që bën përshtypje është fakti: se shtresime e shtresim folklorike sikur shetisin gojë më gojë nga njëri brez tek tjetri, nga veriu në jug dhe anasjelltas dhe "Dasma e Alketit" që sipas autorit e ka zanafilën këtu dymijë e treqind vjet më parë, ja tek bën këmbë dhe vjen e rindodh,me atë dasmën e Rexhos në veri të vëndit. E njëjta nodhi dhe aspak nuk e humbet as ngjyrimin dramatik dhe as dhinbjen që jepet si përmjet këngës çame ashtu dhe në veri.
Sado që e "thërret gjaku", Resmi Osmani, ka në rrembat e tij gjak shqiptari. Atij i dhëmb shpirti sa për ata,çamët, aq dhe për atë skraparlinë që e bëri kumprativë me "vullnet të lirë". Xha Lutoja nga Skrapari nuk është asgjë tjetër veç ai fshatari që nuk e donte kumprativën. Batutat që përdoren në tregimin "Fshati në mal" janë në makazinën e kujtesës së autorit,se, po të jepshin bruto siç i thotë Lutoja asi kohe përfundoje në burg. Por duke e dhënë pa veshje metaforike "dashurinë e malësorëve" për kooperativën,autori jep një realitet:...kurrë mos t'i pafsha sytë", lëshohet me mallkim xha Lutoja e,megjthatë,autori bën një finale përqeshëse:"Kooperativa u ngrit me"dëshirë e vullnet të lirë".
* * *
Tek Resmi Osmani pulson gjaku i një patrioti. Pse pulson ky gjak, në librin me tregime zënë vënd dhe tregime me temë nga Kosova.Tregimet "Krahu I Bujanës";"Lotët e Ëngjëllit dhe "Fundi i Lumtur" janë të tilla. Por le ta lëmë sado pak kërshërinë e lexuesit si një alternativë për t'u njohur me librin. Siguroj çdo lexues se nuk do mbetet i zhgënjyer. Përkundrazi ka për t'u befasuar. Do gjejë të ngjajshëm në jetën e përditshme.