Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Kur tregon Resmi Osmani

| E diele, 13.07.2014, 08:44 AM |


Kur tregon Resmi Osmani

"Fajin e kishte Hëna"

(esse)

Nga Përparim Hysi

Pa filluar që të jap mbresat e mia për vëllimin me tregime të Resmi Osmanit, "Fajin e kishte Hëna", lexuesi të më falë  për një "ndalesë" pak të shkurtër për të folur për autorin. Në fund të fundit, siç mendoj unë, ia vlen për të folur për shkrimtarin Resmi Osmani. Por Resmi  Osmani, para se të merret me krijimtari letrare, ka dhe një biografi tjetër që ia vlen ta njohësh. Resmi Osmani është diplomuar për agronomi dhe jo vetëm kaq: ai, saj zellit të tij profesional, arriti që të jetë më shumë se sa një specialist në fushën e bujqësisë. Arriti që të bëhet emri më i nderuar duke u atashuar me gradën e Profesor-Doktorit dhe, aq sa e njoh unë, krahas atij mbiemrit Osmani, pa u menduar dy herë, duhet t'i shtosh: Ulliri. I tillë ka qenë dhe në ministrinë e bujqësisë së kohës që iku, ka qenë një emër i nderuar. Kur ndodhi përmbysja e madhe, Profesor-Doktor Resmi Osmani pati një karrike jo të vogël në qeverinë e parë demokratike. Po, kur pa gjithë ato "oshilacione" gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore, krijoi bindjen që nuk kish "karizmën" apo "staturën" për të qëndruar qoft dhe në një detyrë  të lartë shtetërore, dha dorëheqjen dhe u shkëput fare nga politika. Si skrupuloz në fushën e dijeve, gjithë energjitë e tij aq vitale filloi e t'i derdhë në një fushë tjetër: në atë të letërsisë.

*     *    *

Duke përdorur një metaforë, nuk gaboj dhe jam në linjë, në se them: Resmi Osmani  e filloi "vallen e krijimtarisë letrare" jo vetëm në vitet e demokracisë, por dhe në moshë të vonë. Në moshë të vonë , por besoj se nuk e teproj, po të them: vonë,vonë, por di ta "kërcejë" mirë. Fusha më e pëlqyeshme e tij, është proza. Por nuk e ha thatë bukën as kur shkruan poezi. Në prozë e gjen veten sa tek tregimi i shkurtër aq dhe tek novela. Dhe, sipas asaj të thënës që "oreksi vjen duke ngrënë", Resmi Osmani lëvron dhe gjininë e vështirë të romanit. Ajo që ia zbukuron karizmën  e tij krijuese, është fakti i bukur që, kur shkruan, nuk i hipën Pegasit magjik dhe as nuk flet si e ëma e Zeqos nga maja e thanës.

Ka një biografi letrare jo vetëm të lakmueshme, por, njëkohësisht,edhe të bukur. E ka filluar kirjmtarinë letrare aty,pas vitit 2000 dhe deri tani ka shkruar  14 libra. Në çdo vit, nga një libër. Por kjo është veç një statistikë e thatë numrash. Numrat,janë veç numra dhe aq, por kur hyn nëpër faqet e librave të shkruara nga Resmi Osmani, nuk ke se si mos befasoshesh. Ky befasim vjen si vetevetiu: në këto shifra përfshihen: tregime, poezi, romane,esse dhe,ajo që peshon më shumë në atë që formon hierarkinë e vlerave si krijues, është fakti shumë domethënës: Resmi Osmani,veç tjerash, është autor i veprave historike (trajtuar artistikisht) të tilla që nuk mund t'i shkruajë kushdo. E kam fjalën për libra të tillë, si: "Aleksandri i Madh"(2011), "MBretërimi i Piros së Epirit" (2010), "MBretëresha Olimpia"(2012),"Teuta e Ilirisë"(2014). Një roman për vitet e mbrapshta të postdemokracisë "Koha e çudirave"(2013) dhe shkruan e shkruan. Po ta ndjekësh me vëmëndje, pena e tij krijuese ka një refleks drite kur shkruan "esse". Pa dyshim që nuk jam larg realitetit, kur shkruaj se "essetë" e Resmi Osmanit për "Bilal Xhaferrin" (2010) dhe "Ëndrrat e ngrira të Enver Kushit"(2012) janë nga më cilësoret në këtë zhanër që jo kushdo mund që ta ushtrojë. Pyetjes që mund të më bëhet që pse them që pena  ka reflekse drite kur shkruan esse, përgjija ime është e menjëhershme: essetë e Resmi Osmanit kanë dritë se burimin e kanë në një kondicion historik: Resmi Osmani është çam dhe "thirrja e lashtë e gjakut" është oguri i bukur për të. Bilal Xhaferri dihet kush është. Po, kur lexon nën rreshtat e Resmi Osmanit, bindesh për një meteor në letërsdi që iu pre ndriçimi për shkaqe subjektive dhe përçude. Edhe Enver Kushi është çam, por në esse nuk ka gjurmë neptozimi dhe njëanshmërie. Enver Kushi shikohet e trajtohet si një krijues. Kjo "thirrja e lashtë e gjakut" nuk i ndahet Resmi Osmanit as në esse të tjera, si "Vanë nanës e i thanë" apo dhe më tej, ku përmjet këngëve popullore nga trevat e Çamërisë, di  të evidentojë vlera.

*    *    *

Resmi Osmani, këtë gjashtëmuajor të këtij viti,  botoi tri libra njëherësh. Romanin "Teuta e ILirisë", novelën "Ditët e sprasme të mbretit Gent" dhe librin me tregime "Fajin e ka hëna". As mos i shkoj mëndja kujt, se këto libra i shkroi sikur "po bredh me vrap". Por tani arriti që me forcat e veta që t'i botoj. Unë sapo mbarova librin me tregime "Fajin e kishte Hëna". E lexova dhe nuk mund të rrija pa shkruar qoft dhe me dy rreshta përhstpyjet  e mia për tregimet e fundit të autorit. Resmi Osmani di të tregojë bukur. Ai nuk është vetëm vëzhgues i një realiteti, por di t'i japë shkrimit frymëmarrje. Nuk ndjek veç një linjë dhe aq. Temat janë  të larmishme dhe, në situata të ckatuara, di të japë ngjarje dhe personazhe që lënë gjurmë në kujtesë. Me penën e tij të kulitvuar, tashmë, e vendos lexuesin  në kondita komode: çdo lexues e përtyp lehtë çka shkruhet dhe e merr mesazhin drejtpërdrejtë.

Vëllimi hapet me "Fajin e kishte Hëna" dhe tek ky tregim që ka nota lirizmi të mirëfilltë, të bën përshtypje që autori, di të zgjidhë bukur një delikt apo"faj" made in mëkat. Nuk lë që ky "mëkat" të bëhet malinj e të lëshojë metastaza. Vetëm me një frazë: " u nis... dhe nuk di a do kthehej",autori sikur do  ta "lajë" faqen e "fajtorëve pa faj" që mund të shkonin drejt një drame apo një inçesti brënda familjes.

Edhe në këtë libër me tegime, autori e ka "vuajtur" atë dramën e "thirrjes së lashtë të gjakut". Pa menduar, se i  hyj në hak, por në vizionin tim të perceptimit artistik, tregimet për  Kapedan Muharrem Reshitin, për Musa Demin,Kopshti i Edenit, Dasma e Alketit,YLLBARDHA, janë antologjikë. Kjo ndodh se është në trualin e tij.Kjo ndodh se gjaku nuk bëhet ujë. Aty, në ato tregime, po të shprehesha me një gjuhë fëminore, ndodh ajo që thonë "do kalosh  andej nga shtëpia ime?". Kjo është "shtëpia"  e Resmi Osmanit nga Mazreka e Çamërisë.

*     *     *

Për të mos më marr mua sikur po ia "përkëdhel" ca si shumë penën autorit, di t'ju them,se i njoh mirë çamët. Në flas me superlativa për këto tregime, se gjej në to të gjajshmit që kam njohur nga ky komunitet. Burrninë e Musa Demit nga Filati e kam njohur tek një pinjoll i kësaj familje që u shpall armik: e kam fjalën për të ndjerin Tahir Demi,dikur kryetar komiteti  në Elbasan. Atë Hamitin tek "Kopshti i Edenit" e kam si të gjallë tek çami i mirë nga Fieri, i ndjeri Mehmet Çumani. E ktheu Meti i mirë në "kopshtEdeni" pikën e hapjes ku qe roje, dhe,sakaq, ia morën ushtarakët elartë për të"shtrirë këmbët". Edhe tregimi "Baballarët" sjell një kumt të bukur: malli i humbur (është fjala për grabitjen e dashit të tufës) vihet prapë, kur janë kokat. Tregimi "Dasma e Alketit" është sinjifikativ: temën e ka marrë nga folklori dhe ajo që bën përshtypje është fakti: se shtresime  e shtresim folklorike sikur shetisin gojë më gojë nga njëri brez tek tjetri, nga veriu në jug  dhe anasjelltas dhe "Dasma e Alketit" që sipas autorit e ka zanafilën këtu dymijë e treqind vjet më parë, ja tek bën këmbë dhe vjen e rindodh,me atë dasmën e Rexhos në veri të vëndit.  E njëjta nodhi dhe aspak nuk e humbet as ngjyrimin dramatik dhe as dhinbjen që jepet si përmjet këngës çame ashtu dhe në veri.

Sado që e "thërret gjaku", Resmi Osmani, ka në rrembat e tij gjak shqiptari. Atij i dhëmb  shpirti sa për ata,çamët, aq dhe për atë skraparlinë që e bëri kumprativë me "vullnet të lirë". Xha Lutoja nga Skrapari nuk është asgjë tjetër veç ai fshatari që nuk e donte kumprativën. Batutat që përdoren në tregimin "Fshati në mal" janë në makazinën e kujtesës së autorit,se, po të jepshin bruto siç i thotë Lutoja asi kohe përfundoje në burg. Por duke e dhënë pa veshje metaforike "dashurinë e malësorëve" për kooperativën,autori jep një realitet:...kurrë mos t'i pafsha sytë", lëshohet me mallkim xha Lutoja e,megjthatë,autori bën një finale përqeshëse:"Kooperativa u ngrit me"dëshirë e vullnet të lirë".

*    *   *

Tek Resmi Osmani pulson gjaku i një patrioti. Pse pulson ky gjak, në librin me tregime zënë vënd dhe tregime me temë nga Kosova.Tregimet "Krahu I Bujanës";"Lotët e Ëngjëllit dhe "Fundi i Lumtur" janë të tilla. Por le ta lëmë sado pak kërshërinë e lexuesit si një alternativë për t'u njohur me librin. Siguroj çdo lexues se nuk do mbetet i zhgënjyer. Përkundrazi ka për t'u befasuar. Do gjejë të ngjajshëm në jetën e përditshme.

Tiranë, 12 korrik 2014