E merkure, 01.05.2024, 12:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Burimet e zhurmës publike

E hene, 14.07.2014, 06:23 PM


BURIMET E ZHURMËS PUBLIKE

 

Ka shumë muaj , ka shumë vjet –

Kurrë rehat s’ kem mujtë me fjetë !

N’ tana anët zhurmë e piskamë ,

Shkon qyteti hallakamë !...

 

N’ trojet tona është bërë traditë –

Fëmijët tanë n’ zhurma me u rritë  !

Pranverë , dimër , verë e vjeshtë –

Ditë e natë t’ shurdhohen veshtë !

 

Ditë e natë err e terr –

Qielli mbushë helikopter !

Zhurmë e madhe për hava –

Tue na këqyrë çka jem tue ba ?!

 

Jehojnë zërat prej minareve –

Nga ezanët e hoxhallarëve !

Thërrasin njerëzit  kurrë pa u ndalë –

A po vini  n’ xhami  me u falë ?!

 

Në xhaminë atje te reka –

Thërret temxhitin mulla Keka :

“Ka ndërrua jetë ai mixha Bekë –

Do t’ varroset sot në drekë !”

 

N’ xhaminë tjetër kah perëndimi –

Thërret temxhit  myezin Selimi :

“Ka ndërrua jetë halla  Dudi –

Do t’ varroset me  iqindi !”

 

Anë e mbanë rrugëve t’ çarshisë –

Bien  alarmet  e policisë !

Policia ikin prej tutet –

Mos po i shohin ndokund hajdutet ?!

 

Bien  alarmet  hiq pa ndalë –

Nga zjarrfikësit që shkojnë ty u tallë  !

Tanë tue ikë nëpër mëhallë –

Mos ndo ‘i  zjarr ndokund është kallë ?!

 

Bien  alarmet  e Ndihmës s’ Shpejtë –

Nëpër rrugë poshtë e përpjetë !

Tanë tue ikë prej t’ sëmurëve t’ shkretë –

Mos po  mbërrijnë pa ndërrua  jetë ?!

Bien sirenat e dasmaxhive –

Nëpër dasma t’ synetive  !

Nëpër rrugë i zen sabahu –

Mos po i zen ndokund  xherahu ?!

 

Po bien surlet  tri – li – li –

Po bëjnë dasma do pareli !

Mbushet pare surlaxhia –

Gjithë natën nuk shkon te shpija !

 

Bum , bum , bum , po banë  tupani –

N’ kamë janë çua  krejt Gjilani !

Kërcen mbi kerre Sharllatani –

Po martohet Bib Shotani !

 

S’ pushojnë krismat e revolverit –

Mos po ikë nusja prej kerrit ?!

S’ ndalen kurrë krismat e pushkës –

Mos po ikë dhëndri prej nuses ?!

 

Gjithë prej gëzimit e haresë –

Po na i qesin mentë prej kresë !

Ulërima ditë e nat’ –

Nuk mund t’ bëjmë kurrë gjumë rehat !


Gjilan, më 13. 07 . 2014.       Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora