Kulturë
Ramiz Lushaj: Vjen një ditë o Mehmet Berisha!
E marte, 15.07.2014, 08:21 PM
SE VJEN
Nga Ramiz LUSHAJ
Ç’ka më
bane brè, o Mehmet Berisha, me “Lotët e Diellit”?!
Diku tjetër po thue se Dashuria “Diellin e ban me rè” (f. 63). Apo tek ajo poezia “Në takim” (f.73) spektron, hapësinon, prognozon: “Ritmi i hapave / Re lëshonte / Dhe pse dita / Ish me diell / Në atë afrim / Trilli përgjonte / Shteg i buzës / U bë prill”. Galaktika poetike tek poezia “Burokratit të fejuar” (f.74) që e fut dashurinë në dosje diellon me figurat “Qeshin hëna”, “Yjet në dehje”, etj.
A thue Dielli ia ka ngjye edhe me
lotët e vet penën poetit Mehmet Berisha me na e shkrue një libër poetik kaq të
bukur?! Plot dashuri. Krejt ndjenjë. Me dritë. Gjithë bukuri. Lotët e Diellit
janë rreze, shi, vetëtima, rrufe...janë mitologji, realitet, poetikë. I duhen
Tokës, edhe Njeriut. Sepse poeti tek një nga poezitë e tij, ajo “Vallë për ku?
(f. 109) dijenon se të gjithë njerëzit nxitojnë, të gëzuar a të hutuar,
nxitojnë për diku, në “kërkim drite”, me “ëndrra në shtigje”, për të mos “lanë penge”,
për të mos mbetë “honeve në harresë”. Poeti i ka vargjet sinkron, vizion,
dëshirë...”Përse kështu / Të gjithë nxitojmë / Mos jeta na erdhi / E shkurtër,
e rrëmbyer /
2.
“Njerëzore”, një titull poezie që thom se më përket edhe mue teksa e (për)malli dhe e pegasi veten në rrjedhën e saj. Poeti ujëvarit: Ecën në jetë / E kur pushon / Thua: Dje /”(f. 37). Bash nji kështu. Mbi katërdhjetë vite ma herët po më duken sikur Dje. Asokohe poeti Mehmet Berisha ishte gjimnazist i “Asim Vokshit” në qytetin e bukur alpin të Bajram Currit. E kishim “shef” të shumfishtë: I bibliotekës së shkollës, ku merrnin libra shpesh. I rrethit letrar të shkollës, ku isha i antarësuar qyshse në klasën e gjashtë të tetëvjeçares. I Gazetës së Murit “Bisqet e Gjelbra”. Aty i kam publikue vjershat e mia të para. Ende pa i çue në media të Tiranës. Ai ka qënë redaktori im i parë, botuesi im i parë. Asokohe, poeti ynë, M. Berisha, qytetar bregdrinas, nga Berisha e Brigjeve (Tropojë), na bante neve, letrarëve të rinj, të ndjeheshim “Thua: Jam Zot!”(f. 37).
Shkolla tetëvjeçare dhe e mesme “Asim Vokshi” ishte nga ato shkolla të rralla në Shqipëri që të çertifikonte kollos për në Universitet. Mjaftonte të përmendje emrin e shkollës apo të disa mësuesve e pedagogët nuk të dvetnin ma tepër. Dukej se ishin thanë të gjitha. Në historikun e saj kanë dhanë mësim gjithato personalitete të njohura: “Mësuesit e Popullit” Elez Gashi, Hasan Neza, Fahri Doçi, Mustafa Sh. Botusha. “Mësuesit e Merituar” si Ramë Mella, Elez Qerimi. Beqir Bala, Ibrahim Zhana, Mehmet Hyka, Rivë Qerimi. Veçohen edhe drejtues e mësues si Idriz Logu, Rrustem Qokaj, Rrustem Preçi, etj., etj. Ka pasë apo ende ka mesues edhe poetë, shkrimtarë, artistë të njohur si Ndoc (Anton) Papleka, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Fatime Sokoli– Mjeshtre e Madhe e Punës”e “Mësuese e Merituar”, Feride Papleka, Haki Zllami, Bashkim Gjyriqi, Abdulla Gjongecaj, etj.
Nga dyert e kësaj shkolle me diell
gjithata nxanës kanë dalë personalitete në udhën e kombit: Heroi i Demokracisë,
Azem Hajdari, Lider i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, kreu shkëlqyeshëm
kit’ shkollë pa u shkëput nga puna e bile tue luejt edhe rol (v. 1981) në
skenën e pallatit të kulturës “Dardania” të rrethit, tek drama “Familja e
Peshkatarit”. Ai mbeti simbol kombëtar me jetën, veprën e vdekjen e tij.
Shkrimtari, poeti e publicisti Besnik Mustafaj, i përkthyer në disa vende të
botës, ish ambasador në Francë e UNESKO, u zgjodh edhe ministër i Jashtëm i
Shqipërisë në kohë ngjarjesh të mëdha historike. Biznesmeni i “Ginessit
Shqiptar”, Konsull Nderi i Përgjithshëm i Japonisë në Shqipëri, “Qytetar Nderi”
i Durrësit, Avni Ponari, kryente disa orë rrugë për ta ndjek kit’ shkollë me
nota meritore, me talent për të shkruar e i dhanun pas sporteve, i cili i
ngriti vendlindjes së vet ekipin e basketbollit “Valbona” tue e çue fituese të
disa kampionateve kombëtare, kupave të Republikës, etj. Poeti, analisti, shkrimtari, gjuhëtari, ambasadori Mehmet
Elezi ka kap majat e udhës së vet, veçmas me veprën akademike “Fjalor i Gjuhës
Shqipe” (2006) me 41 mijë fjalë. Aktori i talentuar, prof. dr. Petrit Malaj,
është rektor i Universitetit të Arteve në Tiranë. Gazetari e regjizori i
ekranit televiziv Ilir Buçpapaj në RTPSH ka vend nderi në memorien kombëtare me
dokumentarët e tij të shumtë e cilësorë për historinë kombëtare, kulturën
panshqiptare, marrëdhaniet shqiptaro-amerikane, etj.
Një prej tyre është edhe poeti Mehmet Berisha, që pas librit me lirika “Puthja e djegur” (Tiranë, 2000), vjen me të dytin, me poezi, “Lotët e diellit” (Tiranë, 2013, 127 faqe), i financuem nga bajemiri Adil Kaloshi i Bytyçit, nënkryetar i AFCES në Austri. Mehmet Berisha ka në dorëshkrim në zyrën e tij të noterit, gati për botim, edhe 12 vëllime poetike. Titujt e tyre kanë domethanien e vet për autorin e tematikën e librave të tij: “Mos më harroni” (2004), “Prilli i ngarkuar” (2006), “2+M” (2007), “Mozaiku i dashurisë” (2007), “Ashkla zemre” (2008), “Ndaj po dal...” (2008), “Bunari i ri” (2009), “10 yjet” (2010), “Shpirti që nuk vdes” (2011), “Harresa të kujtuara” (2012), “100 copat e zemrës” (2013), “Haberet e merimangës” (2013).
Miku im, Mehmet Berisha është djaloshi i dy librave drejt nesh e i 12 të tjerëve në zyrën e tij të noterit në Tiranë, baba i tre fëmijëve: Violës, Euronit e Kushtrimit. Ai ka nderin të ketë bashkëshorten e tij nga dera e atdhetarit, pleqnarit e besimtarit Azem Hoxha (Dollapi), Hatixhen, çikën e Ali Hoxhë Dollapit, motrën e Demë Dollapit, veprimtar sakrifikues i kohës së sotme demokratike. Mehmet Berisha mbi 60 vjeçar, është i dyti ndër katër djemtë e Sylë e Rukë Berishës, vjen pas mësues Hazirit, që ka ndrrue jetë, dhe pas tij genevijnë ing. Agimi e shoferi elitar, Petriti, që i kushtohet ekonomisë familiare. Me thanë të drejtën, Mehmetit ia mora lejën me e ba publik një “sekret”: në fëmijërinë e tij është aksidentue në njanën kambë e tashti është invalid i pathyeshëm. ecën me paterica si ma i miri e ma i forti djalë, kreu Universitetin e Tiranës për Drejtësi, ka punue gjyqtar e kryetar gjykate në vendlindjen e tij e timen, në Tropojën e mrekullive natyrore e njerëzore. Tani, prej vitesh, avokat, e sëvonit, noter në Laprakë të Tiranës. Poeti Mehmet Berisha është autor i disa tekteve të kangëve të kënduara nga Sonila Malaj qyshse në klasën e parë në qytetin e Alpeve, nga Fatime Sokoli, Fatmira Breçani, etj. Ai ka shkruar edhe parodi e skeçe, disa sish me regji të Sali Doçit, Azem Baliajt, Hysni Prengëzit, etj. ka qënë sufler në disa drama në skenën e pallatit të kulturës “Dardania” të Tropojës, ka gjithato botime në mediat shqiptare ndër dekada. Si poet, është vlerësuar me çmime.
“Lotët e diellit” i poetit Mehmet Berisha me plot 85 poezi ndahet në disa cikle: Loja e dritëhijeve, Hëna e ditëve të ikura, Ik prej ëndrrës sime, Kantatë e harruar, më lini të jem ai që isha, Unë e njoh valën e lumit, Po vjen fshehtaz muzgu, Valbonën e kam me vete çdo çast, Garderoba e maskave, që në tanësinë e tyne e bajnë librin një ansambël poetik.
3.
Poeti
Mehmet Berisha teksa ujëvar në rrjedhën
e vet poetike “Lotët e diellit” nuk e lenë pa fol edhe për Globin (f. 117), i
cili rrotullohet “Rreth boshtit të tij / Asnjëherë s’ngatërrohet / Se nuk është
njeri...”/. E po të ishte i tillë? E
thotë ashiqare poeti në tana ato vargje të kësaj poezie: “Do tundte Parlamentin
/ Për të shpikur ligje /Do digjte testamentin / Për të pushtuar brigje...”/. A
thue jena të tillë?! Po, edhe ndodh. Tek “gjanat e vogla” jena mësue
ngushtësisht me “ta ba të madhen”, aqsa për një vijë ujë e vret të vetin dhe
për një vijë kufini shqiptar me fqinjët sllavë e helenë jo rrallë herë “mbetemi
të vegjël”. Ne, Shqiptarët etnik e biblik, nuk mund ta rrotullojmë Globin se
nuk i kemi fuqitë natyrore e fizike, po mundet t’i kemi në duart tona fatet
tona kombëtare, udhët tona jetësore nga antikiteti ilir deri tek interneti,
bota e sotme globale. Tashti
Si shqiptar, rrit’ në kohën e
djeshme të prirur drejt internacionalizmit proletar e në kit’ të sotmen të
kapun prej kozmopolitizmit modern, boll i kena randue vetes, tokës e breznive
tue u keq/edukatë: nuk
Çka me iu thanë breznive: as si
bio-histori nuk i kena ng? vetëvetes. A keni kqyr si ban njeriu i çdo vendi e
kohe? Sapo lind, në ma të parën sekondë të jetës, i haparav duart, kërkon me e pushtue legenin e
ujtë e me dalë prej tij. Lyp të pushtojë territore përrreth vetes. Tue kajt me
të madhe i piskat kohës së lindjes: “Bota është e Imja”! Në vitet e rritjes ec
kambadorë e ca-ca po nuk i
Koha e
komunizmit shqiptar të epokës së gurit, e pati nëpër ta ndonjë të mirë, po ndër
të këqijat e tij të mëdha është fakti euro-lindor, sllavo-kuminist: Gjithçka
shtetëzim deri në teprim. Toka sado që të ishte e madhe kthehej në arëz të
vogël, bagëti sado që të kishe të mbeteshin vetëm një tufëz... Kur hyni
Demokracia dolëm nga Malësia e Gjakovës e ramë në Tiranë, në metropolin
shqiptar. Gati pa kurrgja. Pothuaj gjithçka nga e para. Plot sakrifica të
ngulimit e integrimit në metropolin shqiptar. Kësisoj, sipas këndvështrimit tim
shpjegimor, tue hulmue poemthin “Se vjen një ditë” (f.6) po mrizoja kumtime të
tilla. “Asgjë s’është e jotja / Asgjë s’është e imja /Dhe pse mbi këtë dhè
/Bashkë jemi rritë /